Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nis një faqe të re

Nis një faqe të re

Shkarko:

  1. 1. Në mendje po bluaj—

    si të veproj.

    Për mua shërbimi,

    ësht’ kthyer në një rutin’.

    Çdo dit’ ësht’ njëlloj, ato ndryshim nuk kan’,

    ndaj më duhet që faqe të kthej,

    të nis diçka të re.

    (REFRENI)

    Nis një faqe të re në shërbimin tim.

    Me ty Jehova, po bëj k’të ndryshim.

    Tani ësht’ e qart’, di si të veproj.

    Te Ti kam besim At’, prandaj po ndryshoj.

  2. 2. Më duhet guxim, por

    tani kuptoj:

    ndryshova qëndrimin

    prandaj më shum’ po gëzoj.

    Ka gjëra të reja që mund të provoj

    kënaq’si mund të gjej në shërbim,

    kur çdo mundësi shfryt’zoj.

    (REFRENI)

    Në k’të faqe të re shkruaj pa ngurrim.

    Me ty Jehova po bëj k’të ndryshim.

    Tani ësht’ e qart’, di si të veproj.

    Te Ti kam besim At’, prandaj po ndryshoj.

    (URA)

    Më par’ un’ mendoja se

    kjo ishte e pamundur.

    Me fjal’ se tregoj dot pse

    mendoja ashtu.

    Tani që po shfaq guxim

    gëzoj kaq shum’ bekime.

    Me koh’ k’to bekime dhe

    më shum’ do të vërshojn’.

    (REFRENI)

    Se me ty Jehova nisa k’të rrug’tim.

    Në faqen e re shkruaj pa ngurrim.

    Çdo gjë që po bëj, tashmë ka kuptim.

    Dhe Ti shum’ më bekove, se pata besim.

    (REFRENI)

    Nis një faqe të re në shërbimin tim.

    Me ty Jehova, po bëj k’të ndryshim.

    Tani ësht’ e qart’, di si të veproj.

    Te Ti kam besim At’.

    (REFRENI)

    Në k’të faqe të re shkruaj pa ngurrim.

    Me ty Jehova bëra k’të ndryshim.

    Tani ësht’ e qart’, di si të veproj.

    Te Ti kam besim At’, prandaj po ndryshoj—

    Prandaj po ndryshoj.