Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mirënjohës për krijimin e Perëndisë

Mirënjohës për krijimin e Perëndisë

Shkarko:

  1. 1. Fryn një fllad i ëmbël, oh ç’kënaqësi!

    Male madhështore me lule veshur plot,

    më përqafojn’ rrezet me ngrohtësi,

    zogjt’ me ret’ lodrojn’ në kaltërsi.

    (PARA-REFRENI)

    S’i meritoj

    gjith’ k’to mrekulli!

    E si mund ta shpreh

    gjithçka që kam në gji?!

    (REFRENI)

    Të jam shum’ mir’njohës,

    At’ të falënderoj!

    Zemërplot’ jam,

    se pa mas’ ti na do.

    Ndal të sodis,

    e nga zemra një këng’ për ty seç më vërshon.

    Vlerësim pa fund At’ meriton.

    Të jam shum’ mir’njohës.

    Të jam shum’ mir’njohës.

  2. 2. Me penelata mahnitëse krijon,

    një piktur’ kryevepër nga dora jote At’!

    Nën dritën e hënës yjet po vallëzojn’,

    këndon përroi ëmbël nëpër nat’.

    (PARA-REFRENI)

    S’i meritoj

    gjith’ k’to mrekulli!

    Por e di si ta shpreh

    gjithçka që kam në gji!

    (REFRENI)

    Të jam shum’ mir’njohës,

    At’ të falënderoj!

    Zemërplot’ jam,

    se pa mas’ ti na do.

    Ndal të sodis,

    e nga zemra një këng’ për ty seç më vërshon.

    Vlerësim pa fund At’ meriton.

    Të jam shum’ mir’njohës.

    (URA)

    Gjithçka për ty më flet, o At’,

    fuqi ke e mençuri,

    një det dashuri!

    Për ty nga zemra

    gufon mirënjohja.

    (REFRENI)

    Të jam shum’ mir’njohës,

    At’ të falënderoj!

    Zemërplot’ jam,

    se pa mas’ ti na do.

    Ndal të sodis,

    e nga zemra një këng’ për ty seç më vërshon.

    Vlerësim pa fund At’ meriton.

    Të jam shum’ mir’njohës.

    Të jam shum’ mir’njohës.

    Të falënderojm’ At!