Shoh me plot besim

Shoh me plot besim

(Psalmi 27:13)

 

  1. 1. Fort ulërin «luani»,

    re me armiq në çdo an’.

    Pse të sprapsem në panik?

    Pse duhet të kem frik’?

    Sovranin Jehova kam pran’!

    (REFRENI)

    Shoh me besim, s’e druaj errësirën.

    Shoh me besim, pa frik’ në shpirtin tim.

    Zemër trimi marr nga Ti,

    përbuz çdo vështir’si,

    se të shoh pran’ meje, Ati im,

    me plot besim.

  2. 2. Gjith’ miqt’ e tu që prehen,

    mbyllën syt’ me besnik’ri,

    me besim që s’iu tret,

    ndaj çmimi po i pret—

    në jet’ të ngrihen përsëri.

    (REFRENI)

    Shoh me besim, s’e druaj errësirën.

    Shoh me besim, pa frik’ në shpirtin tim’.

    Zemër trimi marr nga Ti,

    përbuz çdo vështir’si,

    se të shoh pran’ meje, Ati im,

    me plot besim.

    (URA)

    Shoh me besim malet të zhvendosen,

    e vloj në shpres’ si kurr’ më par’.

    Shoh me besim,

    dhe pse i dobët marr guxim,

    mbi sprov’ të ngrihem fitimtar.

  3. 3. Shoh tek shkëlqen e ardhmja,

    çdo dit’ më jep fuqi.

    Ësht’ pran’ Ati im,

    po vjen të sjell çlirim;

    triumfues, me plot madhështi.

    (REFRENI)

    Shoh me besim, s’e druaj errësirën.

    Shoh me besim, pa frik’ në shpirtin tim’.

    Zemër trimi marr nga Ti,

    përbuz çdo vështir’si,

    se të shoh pran’ meje, Ati im,

    me plot besim.

    Me plot besim.

(Shih edhe Hebr. 11:1-40.)