Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një gabim, një mësim!

Një gabim, një mësim!

Shkarko:

  1. 1. Në k’të tok’ nuk gjendet dot

    dikush që mund të thot’:

    «S’kam asnjë të met’,

    s’kam bër’ gabime kurr’ në jet’!»

    Dhe ja ku je tani,

    një gabim ke bër’ dhe ti.

    Por, mos bjer në dëshpërim,

    tek Ati yt drejtohu për shërim.

    (REFRENI)

    Kur të jesh pa fuqi,

    kur të kesh vështir’si,

    mund ta ngresh kokën lart,

    të gjesh forc’ përsëri.

    Çdo zhgënjim flake tej,

    thirr Atin tënd të të ngrej’!

    I drejti mund të bjer’

    e të ngrihet dhe shtat’ her’.

    Një gabim, një mësim!

  2. 2. Përjashta ka aguar,

    shpirti prap’ i cop’tuar.

    Kohën pas nuk e kthen dot,

    ndaj bëj diçka që sot.

    Ndal një çast, mendohu,

    tek Ati yt afrohu.

    Nga Bibla ngushëllohu,

    gjej forc’ prej saj e ngrihu, merr kuraj’!

    (REFRENI)

    Kur të jesh pa fuqi,

    kur të kesh vështir’si,

    mund ta ngresh kokën lart,

    të gjesh forc’ përsëri.

    Çdo zhgënjim flake tej,

    thirr Atin tënd të të ngrej’!

    I drejti mund të bjer’

    e të ngrihet dhe shtat’ her’.

    (URA)

    Binde zemrën e plagosur,

    të pabes’, të papërsosur,

    se Ati yn’ është më i madh

    se zemra jon’!

    Se zemra jon’!

    (REFRENI)

    Kur të jesh pa fuqi,

    kur të kesh vështir’si,

    mund ta ngresh kokën lart,

    të gjesh forc’ përsëri.

    Çdo zhgënjim flake tej,

    thirr Atin tënd të të ngrej’!

    I drejti mund të bjer’

    e të ngrihet dhe shtat’ her’.

    Një gabim, një mësim!

    Një gabim, një mësim!