Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Në gjirin tënd

Në gjirin tënd

Shkarko:

  1. 1. Humbur e në vetmi,

    si mes rrugësh pa adres’.

    Jeta më ul në gjunj’,

    ma shteron gëzimin, më lë pa shpres’.

    Por, ngre zërin, e Ti dëgjon,

    e di ku jam dhe vjen më kërkon.

    (REFRENI)

    Kërkove si për gjën’ më me vler’,

    udh’kryqeve, rrug’ve të err’ta terr.

    Më merr në krah’, e më jep shtëpi e ngushëllim.

    Ësht’ i ngroht’ gjiri yt, Ati im.

  2. 2. Nuk gjendet vend si ky,

    si liman kur ka stuhi,

    dhe shpirti gjen qet’si,

    një vend ku gjen familje, gjen dashuri.

    Ndaj kur të humbësh udhën në jet’,

    thërrit Atin tënd, krah’hapur të pret.

    (REFRENI)

    Të gjeti e të ftoi të vish,

    të ngrihesh, e qëllim të gjesh sërish.

    Dhe dorën hap, të bekon, të mbron, të jep çdo gjë.

    Në vetmi asnjëher’, nuk të lë.

    (URA)

    Sa buzëqeshje,

    sa miq të mir’ ka përreth

    shtëpin’ tënde gjen.

    Jehon urimi nga zemra:

    «Mir’ se vjen!

    Mir’ se vjen!»

    (REFRENI)

    Kërkove si për thesare me vler’,

    udh’kryqeve, rrug’ve të err’ta terr.

    Më merr në krah gjith’ gëzim.

    Sa i ngroht’ ësht’ gjiri yt,

    Ati im.