Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nuk mund të hesht

Nuk mund të hesht

Shkarko:

  1. 1. Përreth çdo gjë thërret,

    kjo bot’, ky sistem u tret.

    Por, kush do të ket’ shpëtim dhe jet’,

    nëse dikush nuk flet!?

  2. 2. Për forc’ vrapoj te Ti,

    kur ndiej frik’ e angështi.

    Fjala jote, At’, më vlon në gji,

    ndaj heshtur s’mund të rri.

    (REFRENI)

    Fjala jote djeg në shpirt,

    si zjarr që kurr’ nuk resht,

    ndaj flas, nuk mund të hesht.

    Ndrin në zemër pa mbarim,

    si drit’ plot vezullim,

    ndaj flas, nuk mund të hesht.

    Nuk mund të hesht.

  3. 3. Pas pak mbaron çdo gjë,

    për k’të lajm s’do t’flitet më.

    E fal’ teje At’ do t’jemi një,

    të gjith’ një trup, një zë.

    (REFRENI)

    Fjala jote djeg në shpirt,

    si zjarr që kurr’ nuk resht,

    ndaj flas, nuk mund të hesht.

    Ndrin në zemër pa mbarim,

    si drit’ plot vezullim,

    ndaj flas, nuk mund të hesht.

    Nuk mund të hesht.

    (URA)

    Të gjall’ do ta mbaj zjarrin, flakët përvëlim.

    Në horizont ësht’ dita që sjell çlirim,

    nuk kam dyshim.

    (REFRENI)

    Fjala jote djeg në shpirt,

    si zjarr që kurr’ nuk resht,

    ndaj flas, nuk mund të hesht.

    Ndrin në zemër pa mbarim,

    si drit’ plot vezullim,

    ndaj flas, nuk mund të hesht.

    Nuk mund të hesht.

    Nuk mund të hesht.

    Nuk mund të hesht.