Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘Jeta e vërtetë’

‘Jeta e vërtetë’

Shkarko:

  1. 1. Dielli sot po qesh, qielli shtrihet blu, qetësin’ asgjë s’e prish.

    S’ka më frik’ e lot, hare ka zemra plot.

    «Eksploro!»—natyra grish.

    Tek ngjitim majat, ç’mrekulli . . . nuk ka të sosur!

    Çdo gjë përreth, dhurat’ nga lart dhe e përsosur.

    (PARA-REFRENI)

    Gjer at’her’ me durim do të presim

    (REFRENI)

    atë dit’ plot drit’ kur syt’ t’i hapim e dhembje të mos ket’!

    Kur të hapësh dorën tënde, At’, e të na japësh jet’,

    jetën e vërtet’.

  2. 2. Nis dit’ e re, dhe buzagaz punojm’. Më në fund ësht’ toka jon’.

    Kudo gëzim, syt’ që rrezatojn’ shkëlqim, zemrat plot me emocion.

    Sa shum’ dhurata do të ket’, të reja çdo dit’!

    Parajsa shpirtin do t’na mbush’ me aq drit’, aq drit’!

    (REFRENI)

    Në atë dit’ plot drit’ kur syt’ t’i hapim e dhembje të mos ket’!

    Kur të hapësh dorën tënde, At’, e të na japësh jet’,

    jetën e vërtet’.

    (URA)

    Gjer at’her’ me syt’ e zemrës do ta shoh k’të premtim.

    Dhe e di se ajo dit’ shpejt do të vij’, s’kam dyshim.

    (REFRENI)

    Në atë dit’ plot drit’ kur syt’ t’i hapim e dhembje të mos ket’!

    Kur të hapësh dorën tënde, At’, e të na japësh jet’.

    (REFRENI)

    Atë dit’ plot drit’ kur syt’ t’i hapim e dhembje të mos ket’!

    Kur të hapësh dorën tënde, At’, e të na japësh jet’,

    jetën e vërtet’.

    (MBYLLJA)

    Po na pret—po na pret

    jet’ e vërtet’!

    Po na pret—po na pret

    jet’ e vërtet’!

    Po na pret—po na pret

    jet’ e vërtet’!

    Po na pret—po na pret

    jet’ e vërtet’!