Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Jehovai është ngushëllimi im»

«Jehovai është ngushëllimi im»

«Jehovai është ngushëllimi im»

FJALËT e mësipërme janë një përkthim i motos zyrtare mbretërore të mbretit Karl IX të Suedisë. Në latinisht shkruhet: «Iehovah solatium meum.» Ky ishte një mbret në linjën e disa brezave të sundimtarëve në Suedi që përfshinë periudhën nga viti 1560 deri në vitin 1697. Ata e nxorën në pah emrin e Perëndisë, duke e përdorur në hebraisht ose në latinisht nëpër monedha, medalje ose në moto personale. Karli IX themeloi edhe Urdhrin Mbretëror të Jehovait. Ditën e kurorëzimit të tij si mbret, në vitin 1607, Karli kishte varur në qafë një zinxhir që quhej zinxhiri i Jehovait.

Përse këta monarkë vepruan kështu? Studiuesit besojnë se ata u ndikuan si nga lëvizja kalviniste në Evropën e asaj kohe, ashtu edhe nga respekti që kishin për Biblën. Duke qenë sovranë të arsimuar të periudhës së Rilindjes, me sa duket ata e njihnin versionin në latinisht të emrit personal të Perëndisë, Jehova. Disa pa dyshim e kuptuan se emri shfaqej me mijëra herë në tekstin origjinal hebraik të Biblës.

Është e dokumentuar mjaft mirë se në disa pjesë të Evropës, gjatë shekujve të 16-të dhe të 17-të, emri Jehova shfaqej shpesh në monedha e në medalje, si edhe në ndërtesa publike e në kisha. Me sa dukej pohimi i vetë Perëndisë, i cituar te Dalja (Eksodi) 3:15, BR: ‘Jehova është emri im në jetë të jetëve’, në atë kohë pranohej dhe respektohej nga shumica.

[Figurat në faqen 31]

ZINXHIR DHE MEDALJE E URDHRIT MBRETËROR TË JEHOVAIT, viti 1606, të bërë prej ari, llaku dhe kuarci të tejdukshëm, si edhe prej granati

MBRETI ERIK XIV 1560-1568

MBRETI KARL IX 1599-1611 (Vëllai i Erikut XIV)

MBRETI GUSTAV II ADOLFI 1611-1632 (I biri i Karlit IX)

MBRETËRESHA KRISTINA 1644-1654 (e bija e Gustav II Adolfit)

[Burimet]

Zinxhiri: Livrustkammaren, Stockholm Sverige; monedhat: Kungl. Myntkabinettet, Sveriges Ekonomiska Museum