Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një samaritan i mirë i ditëve tona

Një samaritan i mirë i ditëve tona

Një samaritan i mirë i ditëve tona

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË MEKSIKË

Shumë prej nesh e kanë dëgjuar tregimin biblik që flet për një njeri të dhembshur i cili shpesh quhet samaritani i mirë. (Luka 10:29-37) Në këtë ilustrim Jezu Krishti tregoi se deri në ç’pikë një samaritan shfaqi dashuri për të afërmin e tij në vështirësi. Po sot a ekzistojnë më të tillë samaritanë të mirë? Lexoni më mirë tregimin e mëposhtëm që vjen nga Meksika!

Duke u kthyer nga një udhëtim, Betueli dhe familja e tij panë që kishte ndodhur një aksident i tmerrshëm automobilistik pak kilometra larg shtëpisë së tyre. Ndaluan për të dhënë ndihmën e tyre. Një nga shoferët e përfshirë në aksident, i cili ishte mjek, u kërkoi që të merrnin gruan e tij shtatzënë dhe dy vajzat e vogla e t’i çonin në spitalin më të afërt. Pasi e bënë këtë, Betueli u kthye në vendin e ngjarjes për të parë nëse mund të ndihmonte me ndonjë gjë tjetër.

Betueli tregon: «Policia rrugore kishte mbërritur dhe mjekun duhej ta mbanin për hetimet pasi, në aksident, dikush kishte humbur jetën. Kur mjeku më pyeti përse po e ndihmoja i shpjegova se ishim Dëshmitarë të Jehovait dhe kishim mësuar në Bibël se duhet ta duam të afërmin tonë. I thashë se nuk duhej të shqetësohej për gruan dhe fëmijët e tij sepse do të kujdeseshim ne për ta. Me lot falënderimi në sy ai më dha gjërat me vlerë që t’ia ruaja.»

Betueli dhe familja e tij morën gruan dhe vajzat e mjekut në shtëpinë e tyre dhe u kujdesën për to disa ditë. Betueli përfitoi nga rasti për të filluar një studim biblik me to. Kur mjekun e liruan, ai shprehu mirënjohjen dhe admirimin për Dëshmitarët e Jehovait. Premtoi që do ta vazhdonin studimin biblik në qytetin e tij dhe që nëse gruaja do të lindte djalë do t’ia vinin emrin Betuel. Betueli shton: «Tani pas dy vjetësh patëm mundësinë t’u bënim një vizitë. Për habinë time, ata studionin Biblën dhe djalit të vogël ia kishin vënë emrin Betuel.»

[Figura në faqen 13]

Betueli