Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Lodrat më të mira

Lodrat më të mira

Lodrat më të mira

Çfarë lodre duhet të blej për fëmijën tim? Sa të shtrenjtë t’ia blej? Nëse jeni prind ndoshta i keni bërë shumë herë këto pyetje. Epo, gëzohuni sepse lodrat më të mira mund të jenë ato që kushtojnë më pak.

«Fëmijët nxjerrin më tepër dobi kur aktivizohen dhe bëjnë kërkime vetë, sesa kur janë vëzhgues pasivë. Kështu, lojërat e thjeshta që nxitin imagjinatën janë më të mira sesa makinat me bateri që bien në sy apo kukullat që flasin, me të cilat nuk mund të bësh shumë gjëra»,​—thotë libri Mendje të motivuara: Si t’i rritim fëmijët me dashurinë për dijen (anglisht). Lodrat moderne mund të jenë «argëtuese në fillim, por zakonisht fëmijët e humbasin interesin për to shumë shpejt sepse ato nuk u japin mundësinë të eksperimentojnë, të eksplorojnë ose të krijojnë».

Në varësi të moshës së fëmijës, lojërat që nxitin të menduarit përfshijnë gjëra të thjeshta fare, si për shembull pjesë ndërtimi enkas për fëmijë, kuti bosh, letër, bojëra për të pikturuar e madje rërë dhe ujë. Mendje të motivuara thotë: «Disa lodra, si për shembull ato që janë imitime të kafshëve shtëpiake, i japin [fëmijës] mundësinë që t’u gjejë shokun, t’i grupojë, t’i krahasojë dhe të zhvillojë aftësitë e tij gjuhësore duke sajuar historira.» Libri sugjeron edhe instrumente të thjeshta muzikore sepse i japin mundësi fëmijës të luajë me tingujt dhe të kuptojë si kombinohen me njëri-tjetrin. Kjo gjithmonë nëse ju jeni të gatshëm t’i duroni zhurmat.

Fëmijët kanë një fantazi të zhvilluar dhe janë të etur si për të mësuar, ashtu edhe për të luajtur. Atëherë, pse të mos i ndihmoni në të tria këto drejtime duke i zgjedhur me mençuri lodrat e tyre.