Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Paragjykimet Faleminderit për serinë «A do të marrin fund paragjykimet?» (8 shtator 2004) Kur e lexova, kuptova se i paragjykoj pak të tjerët. Është e çuditshme, sepse shpesh zemërohem me ata që kanë paragjykime. E di se kjo revistë do të më ndihmojë.

M. U., Shtetet e Bashkuara

Ndonëse jetoj larg vendlindjes, s’ndihem viktimë e paragjykimeve. Megjithatë, kjo seri artikujsh më ndihmoi të kuptoj se si ndihen ata që vuajnë nga paragjykimet. Sa mirënjohës jemi që Jehovai së shpejti do t’i japë fund këtij problemi!

T. Xh., Norvegji

Ju lavdëroj që synoni t’i nxitni njerëzit të mendojnë seriozisht për problemin e paragjykimeve. Por mendoj se edhe ju vetë keni paragjykuar në faqet 8 dhe 9 të revistës. Atje ju përshkruani dy kalimtarë judenj, që nuk u treguan të gatshëm të ndihmonin një njeri të plagosur. Pse keni zgjedhur pikërisht judenjtë?

H. H., Shtetet e Bashkuara

«Zgjohuni!» përgjigjet: Ishte judeu i quajtur Jezu që tregoi këtë histori për samaritanin e dhembshur. Në ditët e Jezuit, shumë judenj i paragjykonin samaritanët. Kështu, Jezui po u jepte një mësim shumë të vlefshëm dëgjuesve judenj, duke u treguar se një njeri i një race tjetër mund të ishte për ta një i afërm i mirë.

Çrregullimet mendore Faleminderit për artikullin «Kur një njeri i afërt ka një çrregullim mendor». (8 shtator 2004) Nëna ime ka vite që vuan nga një çrregullim mendor. Tani e kuptoj se duhet ta nxis të kërkojë ndihmë, dhe s’ka asgjë të turpshme.

M. P., Ukrainë

Ndonëse jam vetëm 16 vjeçe, kam vite që vuaj nga depresioni. Shumë faleminderit për këtë artikull kaq të dobishëm, që do të më ndihmojë në çaste të vështira. Me siguri s’do të jem e vetmja që do të nxjerrë dobi.

K. J., Gjermani

Vazhdoni të shkruani artikuj të tillë! Ata na ndihmojnë të kuptojmë nevojën që të jemi më të duruar e më të dashur dhe të marrim ndihmën që na duhet. Mezi po presim të jetojmë në botën e re të Perëndisë, ku kjo sëmundje kaq ligështuese nuk do të ekzistojë më!

K. F., Shtetet e Bashkuara

Të rinjtë Jam 15 vjeçe. Edhe unë kam folur shpesh me mësuesit dhe me shokët e klasës për besimin tim. Ajo që thotë artikulli «Të rinj që flasin me guxim për besimin e tyre» (8 shtator 2004), është e vërtetë: të japësh dëshmi në shkollë është mbrojtje. Vazhdoni të shkruani artikuj kaq të shkëlqyer!

R. B., Gjermani

Parajsa Më pëlqeu artikulli «Një copëz parajse». (8 shtator 2004) S’kisha dëgjuar kurrë as për gjysmën e atyre kafshëve që përmendeshin në artikull. Që sot e tutje do të mundohem të lexoj çdo numër të Zgjohuni!

U. K., Francë

Shumë faleminderit për këtë artikull. S’para udhëtoj jashtë fshatit ku banoj, por «udhëtoj» rregullisht nëpërmjet faqeve të revistës Zgjohuni! Bukuritë e krijimit të Jehovait na mahnitin dhe na bëjnë të vetëdijshëm për dashurinë e tij të madhe.

D. H., Shtetet e Bashkuara

Diçka më e mirë Më preku shumë jetëshkrimi i Çarls Sinatkos në artikullin «Diçka më e mirë se fama». (22 gusht 2004) Vëlla Sinatkoja hoqi dorë nga karriera e tij, la famën dhe pasurinë për t’i shërbyer Jehovait. Ai dhe gruaja e tij ishin të kënaqur që bënin një jetë të thjeshtë. Besimi i tyre i fortë më përloti dhe më forcoi besimin te Jehovai. U nxita që t’i përdor të gjitha energjitë e mia në shërbim. Faleminderit për këtë jetëshkrim që të jep zemër!

I. B., Poloni