Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Të ndihmojmë adoleshentët në telashe (8 prill 2005) Kjo seri ishte plot me informacion. Të jesh adoleshent nganjëherë është e vështirë, por, falë këtyre artikujve inkurajues, kjo periudhë bëhet më pak stresuese. Pikërisht ky ishte informacioni që na duhej për të marrë zemër në këto «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar». (2 Timoteut 3:1) Përkujtuesit në këta artikuj, do të na ndihmojnë të mos biem pre e «intrigave të Djallit». (Efesianëve 6:11) Faleminderit që na siguroni ushqim frymor në kohën e duhur.

K. S., Shtetet e Bashkuara

Shtëpi e pastër: A po bëni pjesën tuaj? (8 qershor 2005) Kur isha e vogël, të dy prindërit punonin dhe të tre ne fëmijët luanim gjithnjë në shtëpi. Shtëpia bëhej lëmsh. Edhe sot e kësaj dite kam inat të pastroj. Por kur lexova këtë artikull, m’u duk sikur mamaja po më mësonte me butësi si të pastroja. Fëmijët i kam të rritur, dhe ata ashtu si unë e kanë zët të pastrojnë. Ka kaq shumë gjëra që duhet t’u mësoj. U nxita nga ky artikull.

J. U., Japoni

Për t’i diskutuar në familje (8 maj 2005) Kur pashë këtë artikull, m’u mbushën sytë me lot. Ia tregova vajzës. Ajo më tha se e kishte lexuar tashmë artikullin për harabelin e plagosur, dhe i ishte përgjigjur pyetjeve te rubrika «Për t’i diskutuar në familje».

L. S., Shtetet e Bashkuara

Bibliotekat—Porta drejt njohurisë (22 maj 2005) Do të doja t’ju thosha se figura në faqen 18 është përshkruar gabimisht si mbreti Ashurbanipal i Asirisë. Në fakt, figura tregon mbret Esar-Hadonin e Asirisë.

A. V., Gjermani

«Zgjohuni!» përgjigjet: Faleminderit që na dhatë këtë informacion. Siç tregohet në veprën me referime biblike «Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet» (anglisht), vëllimi 1, faqe 757, Esar-Hadoni ishte një nga djemtë dhe pasardhës i mbretit asirian, Senakeribit. *

Veçori mahnitëse të kalendarit maja (8 prill 2005) Ky artikull më shtyu të bëja ca kërkime në Internet. Gjeta se ka një lidhje të ngushtë mes kalendarit maja dhe astrologjisë. Mendoj se duke botuar artikuj të tillë, mund t’i nxitim lexuesit të interesohen për astrologjinë dhe artet magjike.

J. K., Poloni

«Zgjohuni!» përgjigjet: Siç pohohet në faqen 4 të revistës «Zgjohuni!», kjo revistë «përmban lajme, flet për njerëz në shumë vende, shqyrton fenë dhe shkencën». Kjo sigurisht s’do të thotë se ne miratojmë gjithçka që ndodh në këto vende. Tek artikulli i shkurtër që ju i referoheni, kemi folur për popullsinë e lashtë maja, llogaritjet e sakta të të cilëve ndihmuan që të prodhohej një kalendar i saktë me veçori mahnitëse. Fakti që ky kalendar përdorej për të parashikuar të ardhmen—gjë që përmendet në artikull—nuk duhet në asnjë mënyrë t’i nxitë lexuesit tanë të interesohen për astrologjinë.

Disa herë na vijnë pyetje të ngjashme për sa u përket figurave që dalin në botimet tona. Figurat e idhujve, simboleve fetare ose objekteve spiritiste nuk kanë si synim të ngjallin kuriozitetin, por të heqin çdo ndjenjë misteri që rrethon këto gjëra dhe ta paralajmërojnë lexuesin të mos ketë fare lidhje me to. Shumë komente që kemi marrë tregojnë se artikujt tanë dhe figurat tona kanë këtë ndikim të dobishëm.

[Shënimi]

^ par. 10 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.