Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Të rinjtë pyesin . . . A kam ndonjë çrregullim në të ngrënë? (Tetor 2006) Pasi lexova këtë artikull, më kapi trishtimi. Kam gjithë jetën që luftoj me një çrregullim në të ngrënë. Artikulli më bëri të mendoja se duhej ta kisha «zgjidhur» këtë problem kur isha e re. Kurse unë, edhe sot e kësaj dite luftoj me këtë tmerr dhe tani më duket se mundohem më kot. Artikulli të krijonte përshtypjen se këtë çrregullim mund ta mposhtësh thjesht duke pasur besim të fortë.

J. J., Shtetet e Bashkuara

«Zgjohuni!» përgjigjet: Ndonëse temat që shqyrtohen në serinë «Të rinjtë pyesin . . .» janë kryesisht për të rinjtë, parimet biblike që përmbajnë këta artikuj vlejnë për të gjitha moshat. E kuptojmë se çrregullimet në të ngrënë janë ndër sëmundjet më të vështira për t’u kaluar. Në artikull nuk thuhej se atyre që luftojnë me ndonjë çrregullim në të ngrënë u mungon besimi. Aty thjesht sugjerohej se ata që vuajnë, mund t’i luten Jehovait për ndihmë që ta mposhtin këtë çrregullim. Përveç se t’i luteshin me zjarr Perëndisë, këshilloheshin t’u kërkonin ndihmë ‘prindërve ose ndonjë të rrituri tjetër’. Për më tepër, në artikull pranohej me sinqeritet se «rruga drejt shërimit nuk është e lehtë» dhe se mund të ndodhë që të biesh sërish pre e këtij çrregullimi. Fakti që pas shumë vitesh ende po luftoni me një çrregullim në të ngrënë, tregon se nuk e keni humbur shpresën.

Të rinjtë pyesin . . . Çfarë do të bëj me jetën time? (Korrik 2006) Së shpejti do të mbaroj shkollën dhe është koha të vendos se çfarë rruge do të ndjek në jetë. Ky artikull më ka bërë më të vendosur të arrij synimin për të filluar shërbimin e plotkohor. S’ka punë tjetër që ia vlen më shumë e që mund të më sjellë më shumë gëzim.

H. U., Hong-Kong

Jam shumë mirënjohës për këtë artikull, sepse më ndihmoi të kuptoja që në këtë botë materialiste, gjëja më e mirë që mund të bëjnë të rinjtë si unë, është që të mbajnë në vend të parë synimet frymore.

A. S., Brazil

Nga punët e shumta të jetës së përditshme, shpesh më dalin nga mendja synimet e mia. Kur lexova këtë artikull, m’u forcua vendosmëria që të bëj gjithçka që kam mundësi për t’i shërbyer Jehovait. Faleminderit shumë që kujdeseni për ne të rinjtë.

E. M., Japoni

Si të ndërtoni një martesë të lumtur (Korrik 2006) Këta artikuj janë një kryevepër. Jezui dhe mënyra si i trajtonte apostujt e tij është shembulli më i mirë për të treguar se si duhet ta trajtojnë bashkëshortët njëri-tjetrin. Vazhdojeni punën e mirë që bëni. Mezi i presim revistat çdo muaj.

S. K., Shtetet e Bashkuara

Dikur i pashpresë, sot i lumtur (Korrik 2006) Ashtu si vëlla Gonzalezi, edhe unë kam luftuar me ndjenjat e pavlefshmërisë. Mendoja: ‘Nuk ka mundësi që Jehovai të më dojë, sidomos me gjithë ato mëkate që kam bërë në të kaluarën.’ Sa zemër merr kur mëson se sa i mëshirshëm, falës dhe i dashur është Jehovai! Këshillat e shumta, përkrahja e dashur e kongregacionit dhe fryma e shenjtë e Jehovait më kanë ndihmuar të zbatoj të vërtetat e Biblës në jetën time. Faleminderit për këtë ushqim frymor në kohën e duhur.

T. A., Shtetet e Bashkuara