Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Sqepi i tukanit

Sqepi i tukanit

A është projektuar?

Sqepi i tukanit

▪ Tukani rritet në Amerikën e Jugut dhe Amerikën Qendrore. Ai nuk është fluturues i zoti dhe lëviz më tepër duke u hedhur pupthi. Zëri i disa lloje tukanësh ngjason me atë të bretkosës, por është më i lartë. Ai mund të dëgjohet edhe një kilometër larg në xhungël. Gjithsesi, ajo që i mahnit më shumë shkencëtarët është sqepi i tij.

Shqyrtoni faktet: Sqepi i disa tukanëve është gati sa gjysma e trupit. Duket i rëndë, po s’është ashtu. «Sipërfaqja përbëhet nga keratina, po ai material që kemi te thonjtë e te flokët,—shpjegon Mark-Andre Majërsi, shkencëtar në fushën e studimit të materialeve.—Ai përbëhet nga shtresa të shumta pllakëzash të vockla gjashtëkëndore që mbivendosen si tjegullat në një çati.»

Ndërtimi i sqepit të tukanit është krahasuar me strukturën e një sfungjeri të fortë. Disa pjesë të tij janë bosh, kurse disa pjesë të tjera përbëhen nga boshte mbajtëse dhe membrana. Rezultati është një sqep i lehtë, por me forcë të pabesueshme. «Duket sikur tukani ka njohuri të thella në inxhinierinë mekanike»,—thotë Majërsi.

Ndërtimi i sqepit të tukanit bën të mundur që të amortizohen goditjet e mëdha. Shkencëtarët mendojnë se sqepi mund të shërbejë si model për inxhinierët e industrisë së avionëve dhe të automjeteve. Majërsi thotë: «Panelet që imitojnë strukturën e sqepit të tukanit, mund t’i mbrojnë më mirë drejtuesit e mjeteve në rast përplasjesh.»

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë sqepi i fortë, por i lehtë i tukanit, apo është projektuar?

[Diagrami dhe figura në faqen 17]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin)

Pjesët bosh

Strukturë si e sfungjerit