Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kujdes i veçantë për njerëzit

Kujdes i veçantë për njerëzit

Kujdes i veçantë për njerëzit

NJERËZIT nuk kanë nevojë vetëm për ajër, ushqim dhe ujë. Që të jemi vërtet të lumtur duhet të plotësojmë nevojën tonë shpirtërore, pra të dimë qëllimin e jetës dhe përse ekzistojmë. Prandaj Jezu Krishti tha: «Lum ata që janë të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë.»—Mateu 5:3.

Perëndia na ka krijuar mundësi ta plotësojmë këtë nevojë me anë të librit të shenjtë më të përhapur në botë, Biblës së Shenjtë. Ajo është botuar e plotë ose pjesërisht në rreth 2.400 gjuhë. (2 Timoteut 3:16) Bibla na tregon se universin dhe tërë gjallesat në tokë i krijoi Perëndia. (Zanafilla, kapitujt 1 dhe 2) Madje na tregon se ai e ndau veprimtarinë e tij krijuese në gjashtë «ditë» figurative ose periudha kohore. Radha që këto ndjekin, përputhet me ndarjet kryesore gjeologjike që kanë bërë shkencëtarët.

Gjithashtu Bibla zbulon qëllimin e Perëndisë për njerëzit. Ky qëllim thuhet te Psalmi 37:29: «Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të.» Vini re se të drejtët—ata që jetojnë sipas normave morale dhe parimeve të Biblës—do të jetojnë përgjithmonë në tokë, jo në qiell. Sigurisht, toka nuk do të jetë më një planet i ndotur, siç është sot. Përkundrazi, do të bëhet një parajsë botërore.—Psalmi 104:5; Luka 23:43.

Njohuri jetëdhënëse

Parajsa do të jetë në dy kuptime: fizike dhe shpirtërore. Tek Isaia 11:9 thuhet: «Toka do të mbushet me njohurinë e Jehovait, ashtu si ujërat mbushin detin.» Që tani, kjo njohuri e skalitur në zemër i nxit të krishterët e vërtetë të jetojnë në paqe dhe harmoni me njëri-tjetrin. Për më tepër, ata u kushtojnë vëmendje fjalëve që tha Jezui në lutje: «Që të marrin jetën e përhershme, duhet të vazhdojnë të marrin njohuri për ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që dërgove, Jezu Krishtin.»—Gjoni 17:3.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë për këtë shpresë që jep Bibla, Dëshmitarët e Jehovait do t’ju ndihmojnë me kënaqësi dhe pa pagesë. *

[Shënimi]

^ par. 7 Mund t’i kontaktoni Dëshmitarët e Jehovait edhe në sitin www.watchtower.org