Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nxënës plot stres

Nxënës plot stres

Nxënës plot stres

XHENIFERI 17-vjeçare ishte gjithmonë ndër nxënëset më të mira të klasës. Ajo merrte pjesë në shumë aktivitete jashtëshkollore dhe i respektonte mësuesit. Por në maturë i filluan dhembje të forta koke dhe shpesh kishte të përziera. Xheniferi mendon se përqendrimi i madh për orë të gjata studimi në shkollë e në shtëpi, si edhe mungesa e gjumit, e sëmurën.

Xheniferi nuk është e vetmja. Me sa duket, po rritet numri i nxënësve që kalojnë stres të madh në shkollë dhe disa prej tyre po kërkojnë ndihmën e psikiatrit. Si pasojë, një grup mësuesish dhe specialistësh në fushën e arsimit në Amerikë kanë krijuar një program për të pakësuar stresin në shkollë. Programi quhet «Si t’ia dalësh mbanë».

Nëse je nxënës, mbase edhe ti po kalon stres si Xheniferi. Nëse je prind, ndoshta sheh se djali ose vajza po përballojnë presion të vazhdueshëm në shkollë për të dalë mirë me mësime. A ka ndonjë burim këshillash të dobishme ku nxënësit dhe prindërit mund të drejtohen për ndihmë?