Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Si do të përgjigjeshe?

Si do të përgjigjeshe?

Si do të përgjigjeshe?

Çfarë nuk shkon te kjo figurë?

Lexo Josiun 2:15-18; 6:15-21; 7:1, 20, 21. Tani shiko figurën. Çfarë gjërash janë gabim? Shkruaji përgjigjet më poshtë.

1. ․․․․․

2. ․․․․․

3. ․․․․․

4. ․․․․․

PËR TË DISKUTUAR:

Pse nuk duhet të marrim gjërat e të tjerëve?

Nga kjo revistë

Përgjigjju këtyre pyetjeve dhe gjej vargjet biblike që mungojnë.

FAQJA 5 Për çfarë njihej Danieli? Danieli 6:․․․

FAQJA 6 Çfarë duhet t’u bësh të njohur të gjithë njerëzve? Filipianëve 4:․․․

FAQJA 28 Si duhet ta shohin të gjithë martesën? Hebrenjve 13:․․․

FAQJA 28 Çfarë lind dëshira kur bëhet pjellore? Jakovi 1:․․․

Fëmijë: Gjeni figurat

A i gjen dot këto figura në këtë revistë? Përshkruaj me fjalët e tua çfarë shikon te figurat.

Çfarë di për profetët?

Lexo 2 Kronikave 18:1–19:3. Pastaj përgjigjju pyetjeve të mëposhtme.

5. ․․․․․

Si quhej profeti që mbreti Akab e urrente?

6. ․․․․․

Pse e urrente Akabi profetin?

7. ․․․․․

Çfarë i tha profeti Akabit dhe si reagoi ai?

PËR TË DISKUTUAR:

Kur mund të të duhet të imitosh guximin e këtij profeti?

▪ Përgjigjet në faqen 14

PËRGJIGJET E FAQES 31

1. Muret e Jerikosë u rrafshuan para se izraelitët të sulmonin.

2. Kordoni që vari Rahaba ishte i kuq i ndezur dhe jo blu.

3. Akani vodhi një veshje, një shufër ari dhe sikla argjendi, jo një idhull.

4. Sulmi nuk u bë natën.

5. Mikajahu.

6. Ai shpalli gjykimin e Jehovait kundër Akabit.

7. Se Akabi do të vritej në betejë. Akabi e futi Mikajahun në burg.