Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Peshku-kuti që harxhon pak energji

Peshku-kuti që harxhon pak energji

A është projektuar?

Peshku-kuti që harxhon pak energji

Për të prodhuar një makinë me strukturë më të fortë, që harxhon më pak dhe krijon më pak ndotje, inxhinierët i hodhën sytë në një vend aspak të zakonshëm për t’u frymëzuar: nën det. Peshku kuti, që jeton pranë shkëmbinjve koralorë të ujërave tropikale, është model i shkëlqyer për një automjet me peshë të lehtë dhe veçori mahnitëse aerodinamike.

Shqyrtoni faktet: Peshku-kuti noton shpejt dhe brenda një sekonde mund të përshkojë një largësi gjashtë herë më të madhe se trupi i tij. Por shpejtësia e tij nuk është falë fuqisë që ka. Ndryshe nga ç’pritej, forma kubike e peshkut i përmirëson veçoritë e tij aerodinamike. Inxhinierët që ndërtuan një model të peshkut-kuti dhe e provuan në një tunel aerodinamik, panë se ai rrëshqiste në ajër shumë më mirë se veturat e vogla ekonomike.

Peshku-kuti e ka kockore shtresën e jashtme të lëkurës, dhe kjo e bën shumë të fortë, ndonëse ka peshë minimale. Përreth peshkut krijohen vorbulla të vogla uji që i japin stabilitet kur has rryma nënujore. Prandaj, ky peshk ka aftësi të jashtëzakonshme për të manovruar dhe është i mbrojtur nga dëmtimet.

Inxhinierët mendojnë se te peshku-kuti qëndron sekreti për të ndërtuar automjete më të sigurta, më ekonomike, por edhe më të lehta. Dr. Tomas Veberi, drejtues kërkimesh dhe zbatimesh, thotë: «Ta themi hapur, u habitëm kur ky peshk në dukje i ngathët, e tek i cili s’na shkonte mendja, u bë modeli ynë për të projektuar një makinë aerodinamike që harxhon pak.»

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë peshku-kuti që harxhon pak energji apo është projektuar?

[Burimet e figurave në faqen 10]

Peshku-kuti: © Hal Beral/​V&W/​SeaPics.com; makina: Mercedes-Benz USA