Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A të duhet më shumë kohë?

A të duhet më shumë kohë?

A të duhet më shumë kohë?

NËSE shënove rastin e dytë ose të tretë për shumicën e pyetjeve anash, me siguri të duhet më shumë kohë. Dhe nuk je i vetmi. Thuajse kudo njerëzit janë nën presion që të bëjnë çfarë duhet, dhe kjo mbase s’ka lidhje fare me atë që është vërtet e rëndësishme për ta. Mund të jetë çfarëdolloj gjëje me të cilën duhet të merresh në çast se s’bën: të rregullosh makinën, të plotësosh kërkesat e shefit ose të merresh me ndërprerjet e papritura. Teksa kalon sa në një punë të ngutshme në tjetrën, ndoshta të duket sikur koha rrëshqet dhe nuk e kontrollon dot. Madje mund të të duket sikur bën çdo gjë me vrap dhe s’po e jeton jetën.

Natyrisht që i thua vetes se kjo situatë është e përkohshme. Në fund ritmi i jetës do të qetësohet dhe do të kesh kohë të përqendrohesh te gjërat që kanë vërtet rëndësi për ty, gjëra që të pasurojnë jetën ty, familjarëve të tu dhe të tjerëve. Po kur? A ke ndonjë hapësirë në programin që ke sot? Ndoshta këtë javë? Muajin tjetër?

Të jemi realistë: bota rreth teje zor se do ta ngadalësojë ritmin. Gjithsesi, ti mund të marrësh masa të gjesh kohën që të duhet. Si?

[Kutia në faqen 3]

Sa shpesh ke kohë për gjërat që janë të rëndësishme për ty?

Çdo javë

Në fundjavë

Thuajse kurrë

Zakonisht gjatë ditës

Bën ato që ke planifikuar?

Ndjek një rutinë të detyruar nga rrethanat që të prishin planet?

Merresh menjëherë me çfarëdo pune që të del?

Zakonisht gjatë ditës

Mendon se e ke situatën nën kontroll?

Je i tensionuar ngaqë të tjerët bëjnë kërkesa të paarsyeshme?

Ndien se nuk e ke nën kontroll jetën tënde dhe kalon sa në një aktivitet në tjetrin?

Në fund të ditës

Ke përfunduar gjërat e rëndësishme?

Ke mbaruar punët e nevojshme, mbase sa për të thënë?

Nuk ke pasur kohë për ato që kanë vërtet rëndësi?

Si ndihesh zakonisht në fund të ditës?

I kënaqur dhe i lumtur për atë që ke arritur

Bosh, i lodhur dhe i stresuar

I mërzitur