Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Studimi i Biblës u sjell dobi atyre që nuk dëgjojnë»

«Studimi i Biblës u sjell dobi atyre që nuk dëgjojnë»

«Studimi i Biblës u sjell dobi atyre që nuk dëgjojnë»

KY ISHTE titulli i një artikulli për ata me probleme dëgjimi, që doli në një revistë të Republikës Çeke. Shkrimtari Zdenek Straka, i lavdëronte Dëshmitarët e Jehovait që kanë mësuar gjuhën e shenjave për të ndihmuar ata që nuk dëgjojnë.

Çfarë e nxiti zotin Straka të shkruante këtë artikull? Në verën e vitit 2006, ai mori pjesë në kongresin e Dëshmitarëve të Jehovait në Pragë, ku programi u interpretua në gjuhën e shenjave për dobinë e rreth 70 të pranishmëve që nuk dëgjonin. Çdo vit, Dëshmitarët e Jehovait organizojnë kongrese në mbarë botën që të arsimohen nga Bibla dhe të inkurajohen me shoqërinë e njëri⁠⁠-⁠⁠tjetrit. Ata që nuk dëgjojnë nuk bëjnë përjashtim. Gjatë njërit prej viteve të fundit, 96 kongrese të tilla përreth globit u prezantuan ekskluzivisht në gjuhën e shenjave. Ndërsa në 95 vende të tjera programi u interpretua edhe në këtë gjuhë.

Në kohën kur u mbajt kongresi në Pragë, kongregacioni i gjuhës së shenjave në këtë qytet po drejtonte studime biblike me rreth 30 njerëz që nuk dëgjonin. Ata që studiojnë Biblën nxjerrin dobi nga ajo që mësojnë, siç tregon edhe shembulli vijues.

Marketa bën më shumë se 100 kilometra çdo javë që të studiojë Biblën me një grua mongoleze që nuk dëgjon. Gjuhët çeke dhe mongole të shenjave ndryshojnë shumë, prandaj Marketës i duhet të gjejë mënyra që studentja ta kuptojë qartë materialin. Gjithsesi përpjekjet e Marketës ia vlejtën. Studentja ishte shtatzënë me fëmijën e dytë dhe kishte menduar të abortonte, por pastaj ndryshoi mendje. Marketa thotë: «Kur e pyeta rreth kësaj çështjeje, ajo m’u përgjigj me shenja se Jehovai nuk i miraton abortet. Isha e kënaqur që e kuptonte pikëpamjen e Perëndisë për jetën.» *

Anembanë botës, shumë njerëz me probleme dëgjimi po marrin njohuri të saktë për Perëndinë nëpërmjet studimit të Fjalës së tij. Jeta e tyre përmirësohet teksa i afrohen më shumë Perëndisë dhe gjejnë më tepër kënaqësi në jetë.​​—⁠Isaia 48:​17, 18.

[Shënimi]

^ par. 5 Për më shumë informacion rreth pikëpamjes së Biblës për abortin, shih Zgjohuni! të qershorit 2009, faqet 3⁠⁠-⁠⁠9.

[Kutia në faqen 26]

A E DINI?

● Dëshmitarët e Jehovait nxjerrin programe në DVD në 43 gjuhë shenjash. Gjithashtu, nga faqja e Internetit www.pr418.com mund të shkarkohen materiale për ata që nuk dëgjojnë.

● Që të botojnë më shumë materiale për ata me probleme dëgjimi, Dëshmitarët e Jehovait kanë organizuar në mbarë botën 59 skuadra përkthimi për gjuhën e shenjave.

● Anembanë globit ka më shumë se 1.200 kongregacione të Dëshmitarëve të Jehovait në gjuhën e shenjave.

[Diagrami në faqen 26]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin)

www.pr418.com