Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Nuk jam shuar»

«Nuk jam shuar»

«Nuk jam shuar»

«Mos rri mbi varrin tim duke lotuar,

nuk jam aty.

Nuk jam shuar.»

● Vargjet e mësipërme janë një përkthim i rreshtave të fundit të një poezie që njihet gjerësisht në botën anglishtfolëse e madje është bërë edhe këngë. Gjatë dekadave të fundit, kjo poezi i ka sjellë ngushëllim njerëzve në mbarë botën. Ndër vite, autorësia e kësaj poezie i është dhënë poetëve të ndryshëm. Disa madje kanë thënë se është një lutje varrimi e fisit Navajo.

Disa vjet më parë, kjo poezi ishte teksti i një kënge që u bë hit në Japoni, por që shkaktoi mjaft pështjellim. Japonezët shpesh shkojnë në varrin e familjarëve të vdekur në shenjë respekti me mendimin se vazhdojnë të jetojnë atje. Pas kësaj kënge që thoshte të kundërtën, shumë ngritën pyetjen: «Po atëherë, ku janë të vdekurit?»

Budistët japonezë prej kohësh kanë bërë funerale, përgjime të të vdekurve dhe shërbesa përkujtimore. Por shumica e budistëve nuk janë në gjendje t’i përgjigjen kësaj pyetjeje apo pyetjeve të tilla, si: a shkojnë në të njëjtin vend edhe të vdekurit e feve dhe kombësive të tjera? Pse nuk përgjigjen të vdekurit?

Shumë mendojnë se nuk ka përgjigje për pyetje të tilla dhe madje është humbje kohe t’i kërkosh. Prapëseprapë, mund të pyesni: «Çfarë ndodh me ne kur ne vdesim?» Ku mund të gjenden këto përgjigje? Bibla thotë se Perëndia e krijoi çiftin e parë njerëzor të përsosur dhe u dha si shtëpi një kopsht të bukur. Ata kishin shpresën të jetonin përgjithmonë në Parajsën në tokë nëse do t’i bindeshin Perëndisë. Por nuk iu bindën.

Prandaj Perëndia veproi. E dëboi çiftin nga shtëpia e tyre parajsore dhe i la ta siguronin vetë jetesën. Ai u shpjegoi pasojat e mosbindjes: «Ti je pluhur, dhe në pluhur do të kthehesh.» Njeriu u krijua nga pluhuri dhe në fund, pasi vdes, kthehet në pluhur.​—Zanafilla 2:7; 3:19.

Një burrë në Kofu të Japonisë, që merret me mirëmbajtjen e një varreze të madhe, tha: «Urnat janë plot me hi dhe kocka kur i fus në varre. Pas afro pesë vjetësh, janë gjysmë bosh. Pas dhjetë vjetësh nuk ka mbetur absolutisht asgjë në shumë prej urnave.» Trupat tanë përbëhen nga elemente të dheut dhe me kalimin e kohës shndërrohen përsëri në pluhur. Kështu që çfarë mbetet?

Megjithëse vetëdija jonë merr fund me vdekjen, Bërësi ynë, që është në dijeni edhe për çdo harabel që ngordh, na kujton me dashuri. (Mateu 10:29-31) Siç ka premtuar, ai do të na ringjallë. Po, do të na kthejë në jetë. Do të na zgjojë nga gjumi i vdekjes.​—Jobi 14:13-15; Gjoni 11:21-23, 38-44.

Nëse do të donit të dinit më tepër për këtë temë, ju ftojmë t’u shkruani botuesve të kësaj reviste, që me kënaqësi do t’ju japin edhe më shumë informacione, ose mund të hyni në faqen tonë të Internetit www.watchtower.org.