Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të rritim fëmijë të përgjegjshëm

Të rritim fëmijë të përgjegjshëm

Të rritim fëmijë të përgjegjshëm

Ndoshta kjo është gjëja e fundit që u shkon ndër mend prindërve kur shohin të sapolindurin e tyre të shtrenjtë. Por realiteti është ky: do të vijë dita që kjo foshnjë e vockël do të rritet e do të jetojë më vete. Ky ishte qëllimi fillestar, pasi Bibla thotë se «burri do të lërë babanë dhe nënën». (Zanafilla 2:24) Sigurisht, e njëjta gjë vlen edhe për vajzat.

Prapëseprapë, kur vjen dita e bukur dhe njëkohësisht e trishtueshme që djali ose vajza të largohet nga shtëpia, shumë prindër janë në ankth. Ata hamenden: «A e kam rritur siç duhet? A do të arrijë ta mbajë punën a shtëpinë dhe të jetojë sipas një buxheti?» Dhe ç’është më e rëndësishme: «A do të jetojë sipas parimeve dhe bindjeve që jemi përpjekur t’i ngulitim?»​—Proverbat 22:6; 2 Timoteut 3:15.

Ky numër special i revistës Zgjohuni! do të tregojë se si këshillat biblike mund t’i ndihmojnë prindërit në çdo fazë të rritjes së fëmijës.