Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mos harro të thuash faleminderit!

Mos harro të thuash faleminderit!

Mos harro të thuash faleminderit!

KUR ka qenë hera e fundit që ke marrë një kartolinë falënderimi? Kur ka qenë hera e fundit që ke dërguar një kartolinë të tillë?

Në këtë botë ku mbizotëron komunikimi elektronik, mesazhet e mirënjohjes, të shkruara me dorë, janë bërë specie në zhdukje. E megjithatë, të thuash «faleminderit» me anë të një pusulle, është një mënyrë e veçantë për t’u treguar të tjerëve se e vlerëson mirësinë e tyre. Më poshtë gjenden disa sugjerime si ta bësh këtë.

1. Shkruaje me dorë kartolinën për ta bërë më të ngrohtë.

2. Drejtoju marrësit me emër.

3. Nëse të kanë dhënë një dhuratë, përmende specifikisht dhe trego si ke ndër mend ta përdorësh.

4. Në fund, falënderoje përsëri.

Një pusullë falënderimi i bën përshtypje të mirë atij që e merr.

Prandaj, herën tjetër që dikush të mirëpret, të jep një dhuratë ose bën diçka për ty, tregoji që i vlerëson përpjekjet e tij dhe që nuk mendon se e kishte për detyrë. Mos harro të thuash faleminderit!

[Kutia dhe figurat në faqet 28, 29]

E dashur teze Mira,

Shumë faleminderit për orën me zile! Meqë jam gjumash, më ka hyrë shumë në punë. U kënaqa që të takova javën e kaluar dhe shpresoj që rruga e kthimit të të ketë shkuar mirë. Mezi presim të të takojmë së shpejti.

Edhe një herë faleminderit që mendove për mua dhe më bëre këtë dhuratë!

Nipi yt,

Joni

[Kutia në faqen 29]

DISA KËSHILLA

● Dhuratat në para përmendi tërthorazi. Për shembull, në vend që të specifikosh shumën që të dhuroi, mund të thuash: «Faleminderit për dhuratën bujare. Po mendoj ta përdor për . . .»

● Shkruaj vetëm për dhuratën dhe mirënjohjen tënde. Nuk është rasti t’i tregosh me hollësi për pushimet verore ose që je shtruar në spital kohët e fundit.

● Mos vër në dukje ndonjë aspekt negativ të dhuratës. Për shembull, nuk do të ishte e sjellshme të thoshe: «Faleminderit për thekësin e bukës​—por nuk ma nxë banaku i kuzhinës!»

[Kutia në faqen 29]

Bibla na nxit të kemi frymën e mirënjohjes. (Luka 17:11-19) Na këshillon ‘t’i lutemi pa pushim’ Perëndisë, dhe pastaj shton: «Falënderoni për çdo gjë.»​—1 Selanikasve 5:17, 18.