Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dhuna na prek të gjithëve

Dhuna na prek të gjithëve

Dhuna na prek të gjithëve

E KUSH nuk është prekur nga dhuna? Në lajme e shohim shpesh. Kemi frikë kur jemi në rrugë a në punë, kurse fëmijët u tremben prepotentëve në shkolla. Edhe në shtëpi, ku njerëzit zakonisht ndihen të sigurt brenda dyerve të mbyllura, miliona njerëz, sidomos gratë, nuk ndihen të sigurt. Në fakt, në varësi të vendit, raportohet se deri në 70 për qind e grave janë sulmuar nga partneri.

Në shumë vende, njerëzit u druhen revoltave të dhunshme politike a shoqërore, madje edhe terrorizmit. Për këtë dëshmon edhe shtimi i masave të sigurisë me mjete elektronike, sidomos në ato vende që kanë qenë shënjestër e terrorizmit.

Kuptohet, industria e kamerave të sigurisë po lulëzon, me gjithë krizën ekonomike në mbarë globin. Kush paguan për gjithë këtë? Në fund të fundit, jemi ne që paguajmë nëpërmjet taksave dhe tarifave të tjera. Dhe këto mund të rriten ndërsa masat e sigurisë shtohen dhe shtrenjtohen.

Pasojat shqetësuese të dhunës duhet të na bëjnë të mendojmë për veten​—për etikën dhe bindjet tona. Artikujt vijues do të shqyrtojnë këto pyetje: ç’rol luan media në përhapjen e dhunës? Cilët faktorë mund të ndikojnë në qëndrimin tonë ndaj dhunës? Si të mbrohemi nga ndikimet negative?