Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TEMA KRYESORE | JO VETËVRASJES!

Sepse ndihma nuk mungon

Sepse ndihma nuk mungon

«Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi të [Perëndinë], sepse ai interesohet për ju.»1 PJETRIT 5:7.

Vdekja mund të të duket më e mirë se jeta kur mendon se s’mund të bësh asgjë për ta përmirësuar situatën. Por shqyrto ç’lloj ndihme ke në dispozicion.

Lutja. Nuk është thjesht një patericë psikologjike; as gjëja e fundit për të bërë kur ndihemi të pashpresë. Ajo është komunikim i vërtetë me Perëndinë Jehova, i cili interesohet për ty. Jehovai dëshiron që t’i tregosh çfarë të shqetëson. Në fakt, Bibla na nxit: «Hidhja barrën tënde Jehovait, dhe ai vetë do të të mbështetë.»Psalmi 55:22.

Pse të mos flasësh sot në lutje me Perëndinë? Përdor emrin e tij, Jehova, dhe foli nga zemra. (Psalmi 62:8) Jehovai do që ta konsiderosh si mik. (Isaia 55:6; Jakovi 2:23) Lutja është një mjet komunikimi që mund ta përdorësh kurdo dhe kudo.

Sipas Fondacionit Amerikan për Parandalimin e Vetëvrasjeve, «studimet në mënyrë të vazhdueshme kanë zbuluar se pjesa dërrmuese e njerëzve që kryejnë vetëvrasje, 90% a më shumë, vuanin nga një çrregullim mendor në kohën që vdiqën. Megjithatë, këto çrregullime shpesh nuk ishin kuptuar, diagnostikuar ose trajtuar si duhej»

Njerëz që të kanë për zemër. Jeta jote ka rëndësi për të tjerët, përfshirë pjesëtarët e familjes ose miqtë që tashmë mund të kenë shprehur merakun për ty. Te njerëzit që interesohen për ty përfshihen edhe disa që mund të mos i kesh takuar kurrë. Për shembull, ndonjëherë kur janë në shërbim, Dëshmitarët e Jehovait takojnë njerëz të dëshpëruar, disa prej të cilëve kanë pranuar se kishin tmerrësisht nevojë për ndihmë dhe kishin menduar t’i jepnin fund jetës. Predikimi shtëpi më shtëpi u ka dhënë Dëshmitarëve të Jehovait mundësinë unike për t’i ndihmuar këta njerëz. Duke ndjekur shembullin e Jezuit, Dëshmitarët e Jehovait interesohen për njerëzit. Ata interesohen edhe për ty.Gjoni 13:35.

Ndihmë profesionale. Nëse dikush mendon të vrasë veten, kjo është shpesh një shenjë e ndonjë çrregullimi të humorit, si depresioni i rëndë. Nuk është turp të vuash nga një sëmundje emocionale, ashtu si nuk është turp të vuash nga një sëmundje fizike. Në fakt, depresioni është quajtur «e ftohura e zakonshme e mendjes». Të gjithë pa përjashtim mund t’i zërë kjo sëmundje—dhe ajo mund të kurohet. *

MOS HARRO: Zakonisht nuk është e mundur të dalësh me forcat e tua nga depresioni i thellë ku mund të kesh rënë. Por, me ndihmën e duhur, mund t’ia dalësh.

ÇFARË MUND TË BËSH SOT: Kërko një mjek me emër që trajton çrregullimet e humorit, si depresioni.

^ par. 8 Nëse ke mendime të forta dhe të vazhdueshme për të vrarë veten, interesohu për ndihmën që ke në dispozicion, ndoshta mund t’i drejtohesh një mjeku të specializuar ose urgjencës. Ata janë të trajnuar për të dhënë ndihmën e nevojshme.