Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një vështrim rreth botës

Një vështrim rreth botës

Shtetet e Bashkuara

Disa polici po përdorin teknologjinë për të ulur rrezikun në ndjekjen e makinave. Një metodë që po provojnë, përfshin montimin e një mekanizmi në maskerinat e makinave të patrullimit që, falë ajrit të kompresuar, lëshojnë pajisje të gjurmueshme me GPS që ngjiten pas makinës që po ndjekin. Pastaj makinat e të dyshuarve mund të ndiqen me shpejtësi më të ulët.

Indi

Sipas statistikave, çdo orë vritet një grua për shkak të mosmarrëveshjeve për pajën. Megjithëse zakoni i dhënies dhe i marrjes së kësaj pagese është i ndaluar ligjërisht, në vitin 2012 u vranë më tepër se 8.200 gra ngaqë dhëndri ose familja e tij mendonin se paja e nuses nuk ishte e mjaftueshme.

Zvicër

Sensorët e vegjël që u janë vënë tri dejkave alpine në vendin e shumimit, kanë zbuluar se ky shpend fluturon pa pushim për më tepër se 200 ditë ndërsa shtegton drejt Afrikës. Më parë, një lëvizje e tillë pa ndërprerje ishte vënë re vetëm te kafshët detare.

Kepi i Afrikës

Piratët kanë marrë peng 179 anije në brigjet e Kepit të Afrikës nga prilli i vitit 2005 deri në dhjetor të vitit 2012. Sipas një studimi të Bankës Botërore, nga këto akte kriminale piratët kanë marrë deri në 301 milionë euro si shpërblesë.