Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dallëndyshja arktike e mahnitshme

Dallëndyshja arktike e mahnitshme

PREJ kohësh besohej se dallëndyshet arktike bënin rreth 35.200 kilometra gjatë fluturimit të tyre vajtje-ardhje nga rajoni arktik në Antarktidë. Gjithsesi, nga studimet e fundit është zbuluar se këta zogj bëjnë udhëtime shumë më të gjata.

Dallëndyshet arktike nuk shtegtojnë në trajektore të drejtë, siç tregohet në figurë

Disa zogjve iu vunë pajisje të vockla që quhen gjeolokalizues. Këto pajisje të mahnitshme, që peshojnë përafërsisht sa një kapëse e vockël letrash, zbuluan se disa prej tyre fluturuan mesatarisht 90.000 kilometra vajtje-ardhje​—shtegtimi më i gjatë i njohur i ndonjë gjallese. Një zog fluturoi afro 96.000 kilometra! Pse u rishikuan këto të dhëna?

Pavarësisht se nga e nisnin shtegtimin, dallëndyshet arktike nuk ndiqnin një trajektore të drejtë. Siç tregohet në figurë, një trajektore e zakonshme mbi Oqeanin Atlantik kishte një formë S-je. Cila është arsyeja? Zogjtë thjesht shfrytëzojnë rrymat ajrore dominuese.

Gjatë gjithë jetës, që zgjat rreth 30 vjet, këto dallëndyshe mund të udhëtojnë mbi 2,4 milionë kilometra, që është e barabartë me tri ose katër udhëtime deri në hënë vajtje-ardhje. «Kjo është tejet e jashtëzakonshme për një zog që peshon pak më shumë se 100 gramë»,​—tha një studiues. Për më tepër, ngaqë dallëndyshet arktike shkojnë në pole gjatë verës, e shohin «dritën e diellit gjatë vitit më tepër se çdo krijesë tjetër»,​—thotë një libër.​—Life on Earth: A Natural History.