Njihi faktet
Problemi
Shpeshherë paragjykimet ushqehen nga keqinformimi. Ja disa shembuj:
-
Disa punëdhënës gabimisht mendojnë se gratë nuk janë të prera për punë shkencore e teknike.
-
Në Evropën e mesjetës, judenjtë i akuzuan pa të drejtë se helmonin puset dhe përhapnin sëmundje. Edhe gjatë nazizmit u përhapën shpifje për ta. Kësaj here i akuzuan si shkaktarë të krizës ekonomike në Gjermani. Në të dyja rastet, judenjtë ishin viktima të paragjykimit ekstrem, i cili vihet re deri diku edhe sot.
-
Shumë njerëz gabimisht nxjerrin përfundimin se ata që kanë paaftësi fizike, janë njerëz të dëshpëruar e plot vrer.
Njerëzit që u besojnë këtyre miteve, mund të tregojnë raste ose «dëshmi» që duket se konfirmojnë bindjet e tyre. Gjithashtu mendojnë se, kushdo që nuk bie dakord me ta, është injorant.
Parim nga Bibla
«S’është mirë që njeriu të mos ketë njohuri.»—PROVERBAT 19:2.
Çfarë do të thotë? Kur nuk dimë faktet, marrim vendime të këqija. Nëse u besojmë miteve në vend të fakteve, do t’i gjykojmë keq njerëzit.
Si ndihmojnë faktet
Kur dimë faktet, jemi më pak të prirur të besojmë hamendësime të zakonshme
e të rreme për njerëzit. E në momentin që kuptojmë se na kanë keqinformuar për një grup të caktuar, nuk do ta besojmë menjëherë çdo gjë që dëgjojmë për grupe të përkatësive të tjera.Çfarë mund të bësh
-
Mos harro se përgjithësimet që bëhen për grupe të caktuara, nuk karakterizojnë këdo në atë grup.
-
Prano se informacioni që ke për një grup mund të mos jetë i plotë.
-
Përpiqu t’i mësosh faktet nga burime të besueshme.