Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mund të bëhesh i mençur

Mund të bëhesh i mençur

«I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia.» (2 Timoteut 3:16) Në këtë varg, fjala «i frymëzuar» do të thotë që Perëndia i Plotfuqishëm ka vënë mendimet e tij në mendjen e shkrimtarëve të Biblës.

Perëndia të fton të përfitosh nga mençuria e tij

«Unë, Jehovai, jam . . . Ai që të mëson si të nxjerrësh dobi për vete, Ai që të udhëheq nëpër rrugën nga duhet të shkosh. Ah, sa shumë dua që t’u kushtosh vëmendje urdhërimeve të mia! Atëherë paqja jote do të jetë si lumë dhe drejtësia jote si valët e detit.»—ISAIA 48:17, 18.

Konsideroji këto fjalë si një ftesë që Perëndia po ta bën ty personalisht. Ai do që të kesh paqe të brendshme dhe lumturi pa fund, dhe vetëm ai mund të të ndihmojë t’i gjesh këto.

Mençuria e Perëndisë është në dispozicionin tënd

«Më parë duhet të predikohet lajmi i mirë në të gjitha kombet.»—MARKU 13:10.

«Lajmi i mirë» përfshin premtimet e Perëndisë se do t’u japë fund vuajtjeve, do ta bëjë tokën parajsë dhe do të sjellë sërish në jetë të vdekurit. Dëshmitarët e Jehovait po e predikojnë këtë mesazh në botën mbarë.