Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Si ndikon teknologjia te miqësitë?

Si ndikon teknologjia te miqësitë?

Dy njerëz mund të komunikojnë fare kollaj falë mesazheve, email-eve, videokonferencave dhe medias sociale, edhe nëse i ndajnë kontinente të tëra. Për ta, teknologjia është një shërbëtor i dobishëm.

Mirëpo, ata që kryesisht përdorin teknologjinë për të ruajtur miqësitë, kanë prirjen . . .

  • të jenë më pak empatikë ndaj miqve.

  • të ndihen më të vetmuar dhe bosh.

  • të jenë më shumë egocentrikë sesa altruistë.

Ç’DUHET TË DISH

EMPATIA

Empatia kërkon që të ndalojmë dhe të marrim kohë të mendojmë për tjetrin—diçka që mund të duket e vështirë me gjithë breshërinë e mesazheve dhe të postimeve në rrjetet sociale.

Nëse me kalimin e kohës, teknologjia të ka vënë nën kontroll, t’u përgjigjesh mesazheve të miqve mund të të duket angari. Ngaqë e ke mendjen vetëm të pastrosh in-box-in, mbase nuk dallon që një mik ka nevojë për ndihmën tënde.

PËR TË MENDUAR: Si mund të tregosh «empati» kur përdor teknologjinë për të komunikuar me miqtë?—1 PJETRIT 3:8.

BOSHLLËKU

Sipas një studimi, shumë njerëz u ndien më keq pasi vizituan një platformë të famshme të mediave sociale. Studiuesit nxorën përfundimin se të shikosh fotot dhe të rejat më të fundit të jetës së të tjerëve, mund të krijojë «ndjesinë se ti nuk ke bërë ndonjë gjë që t’ia vlejë».

Për më tepër, të shikosh fotot fantastike që kanë postuar të tjerët, mund të çojë në krahasime negative. Mund të duket sikur të gjithë po ia kalojnë mirë, kurse ti bën jetë monotone.

PËR TË MENDUAR: Si t’i shmangësh krahasimet negative me të tjerët kur përdor rrjetet sociale?—GALATASVE 6:4.

EGOCENTRIZMI

Një mësuese vëren se disa studentë të saj kanë prirjen të kenë miqësi të njëanshme, ku meraku kryesor është: «Kush është në anën time?» * Miqësi të tilla fokusohen vetëm tek ajo që marrin nga një raport. Dikush mund të fillojë t’i shohë miqtë si aplikacione që përdoren dhe çinstalohen sa herë të duash.

PËR TË MENDUAR: A tregojnë postimet e tua se ndoshta ke prirjen të jesh konkurrues ose të përqendrohesh tepër te vetja?—GALATASVE 5:26.

Ç’MUND TË BËSH

SHQYRTO SI PO E PËRDOR TEKNOLOGJINË

Kur teknologjia është shërbëtori e jo padroni yt, të ndihmon të komunikosh me miqtë e madje ta forcosh miqësinë me ta.

PARIM NGA BIBLA: «Dashuria . . . nuk kërkon interesin e vet.»—1 KORINTASVE 13:4, 5.

Zgjidh sugjerimet që ke dëshirë të zbatosh ose shkruaj idetë e tua.

  • Të bëj më shumë biseda ballë për ballë (jo thjesht me mesazhe ose email)

  • Ta mbaj larg (ose pa zile) telefonin kur bisedoj me të tjerë

  • Të limitoj kohën që harxhoj duke parë fotografitë e të tjerëve në rrjetet sociale

  • Të bëhem dëgjues më i mirë

  • Të kontaktoj një mik që po kalon një situatë të vështirë

^ par. 17 Siç thuhet në librin Reclaiming Conversation.