Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

BOTA NË KAOS

4 | Ruaj shpresën

4 | Ruaj shpresën

PSE KA RËNDËSI

Ankthi për shkak të kaosit që na rrethon, mund të na sfilitë fizikisht dhe emocionalisht. Shumë njerëz të prekur nga kjo situatë, s’kanë fije shprese për të ardhmen. Nga duket kjo?

  • Disa as që duan të mendojnë për të ardhmen.

  • Të tjerë përpiqen ta mbysin ankthin duke iu drejtuar alkoolit ose drogës.

  • Ka edhe nga ata që, duke mos gjetur arsye për të jetuar, e shohin vdekjen si të vetmen zgjidhje.

Ç’duhet të dish

  • Disa nga problemet me të cilat përballesh, mund të jenë të përkohshme dhe të ndryshojnë papritur për mirë.

  • Edhe nëse situata nuk rregullohet, prapë ka gjëra që mund të të ndihmojnë ta përballosh.

  • Bibla siguron një shpresë të vërtetë—një zgjidhje të përhershme për problemet e njerëzimit.

Ç’mund të bësh

Bibla thotë: «Mos jini kurrë në ankth për të nesërmen, sepse e nesërmja do të ketë ankthet e veta. Secilës ditë i mjaftojnë hallet e veta.»—Mateu 6:34.

Merri ditët një nga një. Mos lejo që ankthi për të nesërmen të të pengojë të përmbushësh përgjegjësitë e sotme.

Meraku për gjërat e këqija që mund të ndodhin, thjesht të streson më shumë dhe ta venitë shpresën për një të ardhme më të mirë.

Bibla ofron shpresë të vërtetë

Një psalmist i kohëve të lashta iu drejtua në lutje Perëndisë: «Fjala jote është llambë për këmbët e mia, është dritë për shtegun tim.» (Psalmi 119:105) Shiko se si Bibla—Fjala e Perëndisë—është vërtet e tillë.

Në një natë të errët, një llambë na ndihmon të shohim ku t’i hedhim këmbët. Po njësoj, këshillat praktike të Biblës janë ndihmë përballë vendimeve të vështira.

Një dritë e ndriçon shtegun tonë që të shohim se çfarë shtrihet para nesh. Në të njëjtën mënyrë, Bibla hedh dritë mbi ngjarjet që na presin në të ardhmen.