Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Hyrje

Hyrje

KY LIBËR përmban tregime të vërteta. Janë marrë nga libri më i mirë në botë, nga Bibla. Tregimet flasin për historinë e botës që kur Perëndia filloi të krijonte. Flasin edhe për atë që premton se do të bëjë Perëndia në të ardhmen.

Ky libër të ndihmon të kuptosh për çfarë flitet në Bibël. Tregon për njerëzit që përmenden në Bibël dhe për gjërat që bënin. Tregon edhe për shpresën e mrekullueshme që Perëndia u ka dhënë njerëzve, jetën e përhershme në një tokë parajsore.

Libri ka 116 tregime. Këto ndahen në tetë pjesë. Faqja në fillim të çdo pjese tregon shkurtimisht se për çfarë flet ajo pjesë. Tregimet janë vendosur sipas radhës që kanë ndodhur ngjarjet në histori. Kjo të ndihmon të mësosh se kur kanë ndodhur ato në histori, në lidhje me ngjarjet e tjera.

Tregimet janë shprehur në gjuhë të thjeshtë. Shumë nga ju fëmijë do të arrini t’i lexoni vetë. Ju prindër do të zbuloni se fëmijët tuaj të vegjël do të kënaqen shumë kur t’ua lexoni herë pas herë këto tregime. Do të vëreni se ky libër është interesant si për të vegjlit, edhe për të rriturit.

Shkrimet nga Bibla jepen në fund të çdo tregimi. Ju inkurajojmë t’i lexoni këto pjesë nga Bibla, në të cilat janë bazuar tregimet. Kur ta kene mbaruar një tregim, shikoni edhe pyetjet për këtë tregim, që gjenden pas tregimit 116 dhe përpiquni të kujtoni përgjigjet.