Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

PJESA III

Që nga çlirimi prej Egjiptit deri te mbreti i parë i Izraelit

Që nga çlirimi prej Egjiptit deri te mbreti i parë i Izraelit

Moisiu i udhëhoqi izraelitët që kur u çliruan nga robëria në Egjipt deri në malin Sinai, ku Perëndia u dha ligjet e tij. Pastaj Moisiu dërgoi 12 burra për të vëzhguar tokën e Kanaanit. Por 10 prej tyre, kur u kthyen, dhanë një raport të keq. Ata e bënë popullin të donte të kthehej prapë në Egjipt. Ngaqë s’kishin besim, Perëndia i ndëshkoi izraelitët, duke i bërë të endeshin 40 vjet në shkretëtirë.

Pastaj u zgjodh Josiu që t’i udhëhiqte izraelitët për në vendin e Kanaanit. Për t’i ndihmuar të pushtonin tokën, Jehovai bëri disa mrekulli. Ai ndaloi rrjedhjen e lumit Jordan, rrëzoi muret e Jerikosë dhe e bëri diellin që të qëndronte pa lëvizur një ditë të tërë. Pas gjashtë vjetësh ua morën tokën kananitëve.

Për 356 vjet, duke filluar nga Josiu, Izraeli u qeveris nga gjykatësit. Do të mësojmë për shumë prej tyre, duke përfshirë Barakun, Gideonin, Jefteun, Samsonin dhe Samuelin. Do të lexojmë edhe për gra si Rahaba, Debora, Jaela, Rutha, Naomi dhe Delila. Gjithsej, PJESA III përfshin 396 vjet të historisë.

 

NË KËTË PJESË

TREGIMI 34

Një lloj i ri ushqimi

Ky ushqim i veçantë nga Zoti bie nga qielli.

TREGIMI 35

Jehovai jep ligjet e tij

Cilat dy ligje janë më të mëdha se Dhjetë Urdhërimet?

TREGIMI 36

Viçi i artë

Pse njerëzit do të donin të adhuronin një statujë të bërë nga vathë të shkrirë?

TREGIMI 37

Një tendë për adhurim

Dhoma më e futur mbante arkën e besëlidhjes.

TREGIMI 38

Dymbëdhjetë zbuluesit

Dhjetë prej zbuluesve thonë një gjë, por dy të tjerë thonë diçka tjetër. Kë besojnë izraelitët?

TREGIMI 39

Shkopi i Aaronit çel lule

Si ka mundësi që nga një shkop pa jetë të çelin lule dhe fruta të pjekura brenda një nate?

TREGIMI 40

Moisiu godet shkëmbin

Moisiu pati rezultat me atë që bëri, por kjo e zemëroi Jehovain.

TREGIMI 41

Gjarpri prej bakri

Pse Zoti dërgon gjarpërinj helmues që të kafshojnë izraelitët?

TREGIMI 42

Një gomar flet

Gomari sheh diçka që Balaami nuk e sheh dot.

TREGIMI 43

Josiu bëhet udhëheqës

Moisiu është ende i fortë. Po pse atëherë zëvendësohet nga Josiu?

TREGIMI 44

Rahaba fsheh zbuluesit

Si i ndihmon Rahaba dy zbuluesit? Çfarë nderi u kërkon ajo atyre?

TREGIMI 45

Kalimi i lumit Jordan

Kur priftërinjtë futin këmbët në ujë ndodh një mrekulli.

TREGIMI 46

Muret e Jerikosë

Si mundet që një litar i kuq nuk e lë një mur të bjerë?

TREGIMI 47

Një hajdut në Izrael

A mundet një njeri i vetëm t’i sjellë telashe një kombi të tërë?

TERGIMI 48

Gibeonitët e mençur

Ata i mashtrojnë Josiun dhe izraelitët që t’u bëjnë një premtim, megjithatë izraelitët e mbajnë premtimin.

TREGIMI 49

Dielli ndalon

Jehovai bëri për Josiun diçka që nuk e ka bërë asnjëherë tjetër.

TREGIMI 50

Dy gra trime

Baraku udhëheq ushtrinë e izraelit në luftë. Po pse atëherë Jaela e merr lavdinë?

TREGIMI 51

Rutha dhe Naomi

Rutha e lë shtëpinë e saj për të qëndruar me Naomin dhe për t’i shërbyer Jehovait.

TREGIMI 52

Gideoni dhe 300 burrat

Zoti i zgjedh pjesëtarët e kësaj ushtrie të vogël me anë të një prove të veçantë.

TREGIMI 53

Premtimi i Jefteut

Premtimi që Jefteu i bëri Jehovait nuk ndikoi vetëm tek ai por edhe tek vajza e tij.

TREGIMI 54

Burri më i fortë

Si e kuptoi Delila se cili ishte sekreti i forcës së Samsonit?

TREGIMI 55

Një djalë i vogël i shërben Perëndisë

Zoti i thotë Samuelit t’i përcjellë kryepriftit Eli një mesazh therës.