PJESA V
Që nga robëria në Babiloni deri në rindërtimin e mureve të Jerusalemit
Ndërsa ishin robër në Babiloni, besimi i izraelitëve u vu shpesh në provë. Shadrakun, Meshakun dhe Abednegon i hodhën në një furre të zjarrtë, por Perëndia i nxori të gjallë që andej. Më vonë, pasi Babilonia u mund nga medët dhe persët, Danielin e hodhën në gropën e luanëve, por Perëndia e mbrojti, duke u mbyllur gojën luanëve.
Më në fund, mbreti pers Kiri i çliroi izraelitët. Ata u kthyen në atdheun e tyre pikërisht 70 vjet pasi i kishin marrë robër në Babiloni. Një nga gjërat e para që bënë kur u kthyen në Jerusalem, ishte fillimi i ndërtimit të tempullit të Jehovait. Megjithatë, shpejt armiqtë ua ndalën punën. Kështu që tempulli mbaroi vetëm rreth 22 vjet pas kthimit në Jerusalem.
Gjithashtu, mësojmë për udhëtimin e Ezdrës në Jerusalem, për të zbukuruar tempullin. Kjo ndodhi 47 vjet pasi kishte përfunduar tempulli. Pastaj, 13 vjet pas udhëtimit të Ezdrës, Nehemia ndihmoi në rindërtimin e mureve të rrënuara të Jerusalemit. PJESA V përfshin 152 vjet të historisë së kësaj kohe.
NË KËTË PJESË
TREGIMI 79
Danieli në gropën e luanëve
Danieli dënohet me vdekje. A mund ta kishte shmangur ai këtë dënim?
TREGIMI 80
Populli i Perëndisë largohet nga Babilonia
Mbreti Kir përmbushi një profeci kur pushtoi Babiloninë dhe tani po përmbush një tjetër.
TREGIMI 81
Besimi në ndihmën e Perëndisë
Izraelitët thyejnë ligjet e njerëzve për t’iu bindur Perëndisë. A do t’i bekojë Ai?
TREGIMI 82
Mordekai dhe Estera
Mbretëresha Vashti ishte e bukur, megjithatë mbreti Asuer e zëvendësoi me Esterën, mbretëreshën e tij të re. Pse?
TREGIMI 83
Muret e Jerusalemit
Ndërkohë që rindërtojnë murin, punëtorët duhet t’i kenë gati shpatat dhe heshtat ditë e natë.