Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pyetje për studim Libri im i tregimeve biblike

Pyetje për studim Libri im i tregimeve biblike

Tregimi 1

Perëndia fillon të krijojë

  1. Nga kanë ardhur të gjitha gjërat e mira? A mund të thuash një shembull?

  2. Cila ishte gjëja e parë që krijoi Perëndia?

  3. Pse ishte i veçantë engjëlli i parë?

  4. Më trego si ishte toka në fillim. (Shiko figurën.)

  5. Si filloi ta përgatiste Perëndia tokën për kafshët dhe për njerëzit?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Jereminë 10:12.

    Çfarë cilësish të Perëndisë tregohen nëpërmjet krijimit të tij? (Isa. 40:26; Rom. 11:33)

  2. Lexo Kolosianëve 1:15-17.

    Çfarë roli pati Jezui në krijimin e gjërave dhe, për këtë arsye, si duhet ta konsiderojmë? (Kolos. 1:15-17)

  3. Lexo Zanafillën 1:1-10.

    1. Nga erdhi toka? (Zan. 1:1)

    2. Çfarë ndodhi ditën e parë të krijimit? (Zan. 1:3-5)

    3. Përshkruaj çfarë ndodhi gjatë ditës së dytë të krijimit. (Zan. 1:7, 8)

Tregimi 2

Një kopsht i bukur

  1. Si e përgatiti Perëndia tokën që të ishte shtëpia jonë?

  2. Më trego për kafshët e ndryshme që bëri Perëndia. (Shiko figurën.)

  3. Pse kopshti i Edenit ishte i veçantë?

  4. Si donte Perëndia që të bëhej e gjithë toka?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 1:11-25.

    1. Çfarë krijoi Perëndia ditën e tretë të krijimit? (Zan. 1:12)

    2.  Çfarë ndodhi ditën e katërt të krijimit? (Zan. 1:16)

    3.  Çfarë lloj kafshësh bëri Perëndia ditën e pestë dhe të gjashtë? (Zan. 1:20, 21, 25)

  2. Lexo Zanafillën 2:8, 9.

    Cilat ishin dy pemët e veçanta që vuri Perëndia në kopsht? Çfarë simbolizonin?

Tregimi 3

Burri dhe gruaja e parë

  1. Çfarë ndryshimi ka figura në tregimin 3 nga figura në tregimin 2?

  2. Kush e bëri njeriun e parë dhe si ia vuri emrin?

  3. Çfarë pune i dha Perëndia Adamit?

  4. Pse Perëndia e vuri në një gjumë të thellë Adamin?

  5. Për sa kohë mund të jetonin Adami dhe Eva? Çfarë pune donte Jehovai që të bënin ata?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Psalmin 83:18.

    Si e ka emrin Perëndia dhe çfarë pozite të veçantë ka ai në lidhje me tokën? (Jer. 16:21; Dan. 4:17)

  2. Lexo Zanafillën 1:26-31.

    1. Cili ishte momenti më i rëndësishëm i krijimit të Perëndisë në ditën e gjashtë? Si ndryshonte ky krijim nga kafshët? (Zan. 1:26)

    2.  Çfarë u dha Jehovai si ushqim njerëzve dhe kafshëve? (Zan. 1:30)

  3. Lexo Zanafillën 2:7-25.

    1. Çfarë përfshinte puna e Adamit për t’u vënë emra kafshëve? (Zan. 2:19)

    2.  Si na ndihmon Zanafilla 2:24 që të kuptojmë çfarë mendon Jehovai për martesën, ndarjen dhe për divorcin? (Mat. 19:4-6, 9)

Tregimi 4

Pse e humbën shtëpinë e tyre?

  1. Çfarë po ndodh me Adamin dhe Evën, siç e shohim në figurë?

  2. Pse i ndëshkoi Jehovai?

  3. Çfarë i tha gjarpri Evës?

  4. Kush e bëri gjarprin që të fliste me Evën?

  5. Pse Adami dhe Eva e humbën shtëpinë e tyre parajsore?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 2:16, 17 dhe 3:1-13, 24.

    1. Si e bëri gjarpri Evën të dyshonte për Jehovain me pyetjen që ngriti? (Zan. 3:1-5; 1 Gjon. 5:3)

    2.  Çfarë paralajmërimi na jep shembulli i Evës? (Filip. 4:8; Jak. 1:14, 15; 1 Gjon. 2:16)

    3.  Si e treguan Adami dhe Eva se nuk pranonin përgjegjësinë për atë që bënë? (Zan. 3:12, 13)

    4.  Si e përkrahën të drejtën e Jehovait për të sunduar, kerubinët që u vendosën në lindje të kopshtit të Edenit? (Zan. 3:24)

  2. Lexo Zbulesën 12:9.

    Sa sukses ka pasur Satanai për t’i kthyer njerëzit kundër sundimit të Perëndisë? (1 Gjon. 5:19)

Tregimi 5

Fillon një jetë e vështirë

  1. Çfarë jete bënin Adami dhe Eva jashtë kopshtit të Edenit?

  2. Çfarë filloi t’i ndodhte Adamit dhe Evës? Përse?

  3. Pse fëmijët e Adamit dhe të Evës do të plakeshin e do të vdisnin?

  4. Si do të kishte qenë jeta për Adamin dhe Evën e për fëmijët e tyre, në qoftë se ata të dy do t’i ishin bindur Jehovait?

  5. Si i shkaktoi dhembje Evës mosbindja e saj?

  6. Si quheshin dy djemtë e parë të Adamit dhe të Evës?

  7. Cilët janë fëmijët e tjerë në figurë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 3:16-23 dhe 4:1, 2.

    1. Si ndikoi në jetën e Adamit mallkimi që iu bë tokës? (Zan. 3:17-19; Rom. 8:20, 22)

    2.  Pse ishte i përshtatshëm emri Eva, që do të thotë «E gjallë»? (Zan. 3:20)

    3.  Si tregoi konsideratë Jehovai për Adamin e për Evën, edhe pasi këta mëkatuan? (Zan. 3:7, 21)

  2. Lexo Zbulesën 21:3, 4.

    Cilat janë disa nga «gjërat e mëparshme» që ti mezi pret të hiqen nga toka?

Tregimi 6

Një bir i mirë dhe një i keq

  1. Çfarë pune bënin Kaini dhe Abeli?

  2. Çfarë dhuratash i sjellin Jehovait Kaini dhe Abeli?

  3. Pse Jehovai është i kënaqur me dhuratën e Abelit, por jo me dhuratën e Kainit?

  4. Çfarë njeriu është Kaini dhe si përpiqet ta korrigjojë Jehovai?

  5. Çfarë bën Kaini kur është vetëm me vëllanë e tij në arë?

  6. Shpjego çfarë i ndodhi Kainit, pasi vrau vëllanë e tij.

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 4:2-26.

    1. Si e përshkroi Jehovai situatën e rrezikshme në të cilën ndodhej Kaini? (Zan. 4:7)

    2.  Si e tregoi Kaini se çfarë kishte në zemër? (Zan. 4:9)

    3.  Çfarë mendon Jehovai në lidhje me derdhjen e gjakut të pafajshëm? (Zan. 4:10; Isa. 26:21)

  2. Lexo 1 Gjonit 3:11, 12.

    1. Pse u ndez nga zemërimi Kaini dhe pse është një paralajmërim ky për ne sot? (Zan. 4:4, 5; Prov. 14:30; 28:22)

    2.  Si tregon Bibla se ne mund të qëndrojmë besnikë, edhe kur të gjithë familjarët tanë janë kundër Jehovait? (Psal. 27:10; Mat. 10:21, 22)

  3. Lexo Gjonin 11:25.

    Çfarë sigurie jep Jehovai për të gjithë ata që vdesin për hir të drejtësisë? (Gjoni 5:24)

Tregimi 7

Një burrë trim

  1. Pse Enoku ishte ndryshe nga të tjerët?

  2. Pse njerëzit në kohën e Enokut bënin kaq shumë gjëra të këqija?

  3. Çfarë gjërash të këqija bënin njerëzit? (Shiko figurën.)

  4. Pse Enoku duhej të ishte trim?

  5. Sa jetonin njerëzit në atë kohë, por sa vjet jetoi Enoku?

  6. Çfarë ndodhi pasi vdiq Enoku?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 5:21-24, 27.

    1. Çfarë marrëdhënieje kishte Enoku me Jehovain? (Zan. 5:24)

    2.  Cili njeri ka jetuar më shumë, sipas Biblës? Sa vjeç ishte ai kur vdiq? (Zan. 5:27)

  2. Lexo Zanafillën 6:5.

    Sa u keqësua situata në tokë pasi vdiq Enoku? Si është e ngjashme kjo me kohën tonë? (2 Tim. 3:13)

  3. Lexo Hebrenjve 11:5.

    Cila cilësi e Enokut «i kishte pëlqyer Perëndisë» dhe çfarë ndodhi për shkak të kësaj? (Zan. 5:22)

  4. Lexo Judën 14, 15.

    Si mund ta imitojnë të krishterët sot guximin e Enokut kur i paralajmërojnë njerëzit për luftën e Harmagedonit që po vjen? (2 Tim. 4:2; Hebr. 13:6)

Tregimi 8

Gjigantë në tokë

  1. Çfarë ndodhi kur disa engjëj të Perëndisë dëgjuan Satanain?

  2. Pse disa engjëj e lanë punën e tyre në qiell dhe zbritën poshtë në tokë?

  3. Pse ishte e gabuar që engjëjt të vinin në tokë dhe të bënin trupa njerëzorë për vete?

  4. Pse fëmijët e engjëjve ishin ndryshe nga fëmijët e tjerë?

  5. Siç e shikon edhe në figurë, çfarë bënë fëmijët e engjëjve kur u bënë gjigantë?

  6. Pas Enokut, cili njeri i mirë jetoi në tokë dhe pse Perëndia e pëlqente atë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 6:1-8.

    Siç e tregon Zanafilla 6:6, si mund të ndikojë sjellja jonë në ndjenjat e Jehovait? (Psal. 78:40, 41; Prov. 27:11)

  2. Lexo Judën 6.

    Pse engjëjt që «nuk e mbajtën vendin e tyre fillestar» në ditët e Noesë janë një përkujtues për ne sot? (1 Kor. 3:5-9; 2 Pjet. 2:4, 9, 10)

Tregimi 9

Noeja ndërton një arkë

  1. Nga sa veta përbëhej familja e Noesë? Si quheshin tre djemtë e tij?

  2. Çfarë gjëje të çuditshme i tha të bënte Perëndia Noesë? Përse?

  3. Si reaguan fqinjët e Noesë kur ai u tregoi për arkën?

  4. Çfarë i tha Perëndia Noesë që të bënte me kafshët?

  5. Çfarë duhej të bënte Noeja dhe familja e tij, pasi Perëndia mbylli derën e arkës?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 6:9-22.

    1. Pse Noeja ishte një adhurues shumë i veçantë i Perëndisë së vërtetë? (Zan. 6:9, 22)

    2.  Çfarë mendon Jehovai për dhunën? Si duhet të ndikojë kjo në zbavitjet që zgjedhim ne? (Zan. 6:11, 12; Psal. 11:5)

    3.  Si mund ta imitojmë Noenë kur marrim udhëzime nëpërmjet organizatës së Jehovait? (Zan. 6:22; 1 Gjon. 5:3)

  2. Lexo Zanafillën 7:1-9.

    Pse është inkurajuese të dimë se Jehovai e konsideronte të drejtë Noenë e papërsosur? (Zan. 7:1; Prov. 10:16; Isa. 26:7)

Tregimi 10

Përmbytja e madhe

  1. Pse kur filloi shiu asnjë njeri s’hynte dot më në arkë?

  2. Sa ditë e sa net zgjati shiu që dërgoi Jehovai dhe sa lart arriti uji?

  3. Çfarë ndodhi me arkën kur uji filloi të mbulonte tokën?

  4. A mbijetuan gjigantët nga Përmbytja? Po baballarët e gjigantëve?

  5. Çfarë ndodhi me arkën pas pesë muajsh?

  6. Pse Noeja lëshoi një korb nga arka?

  7. Si e mori vesh Noeja që ujërat në tokë ishin tharë?

  8. Çfarë i tha Perëndia Noesë, pasi kishte kaluar më shumë se një vit bashkë me familjen brenda në arkë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 7:10-24.

    1. Deri në çfarë pike u shkatërrua jeta në tokë? (Zan. 7:23)

    2.  Sa kohë u desh që të uleshin ujërat e Përmbytjes? (Zan. 7:24)

  2. Lexo Zanafillën 8:1-17.

    Si tregon Zanafilla 8:17 se qëllimi fillestar i Jehovait për tokën nuk ndryshoi? (Zan. 1:22)

  3. Lexo 1 Pjetrit 3:19, 20.

    1. Çfarë gjykimi morën engjëjt rebelë kur u kthyen në qiell? (Juda 6)

    2.  Si na forcohet siguria tek aftësia e Jehovait për të shpëtuar popullin e tij, kur lexojmë tregimin për Noenë dhe për familjen e tij? (2 Pjet. 2:9)

Tregimi 11

Ylberi i parë

  1. Siç tregohet në figurë, çfarë bëri Noeja menjëherë sapo doli nga arka?

  2. Çfarë urdhri i dha Perëndia Noesë dhe familjes së tij pas Përmbytjes?

  3. Çfarë premtimi bëri Perëndia?

  4. Çfarë duhet të kujtojmë kur shohim ylberin?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 8:18-22.

    1. Çfarë mund të japim ne sot si «një erë të këndshme» për Jehovain? (Zan. 8:21; Hebr. 13:15, 16)

    2.  Çfarë komenti bëri Jehovai për gjendjen e zemrës së njeriut, prandaj çfarë kujdesi duhet të tregojmë? (Zan. 8:21; Mat. 15:18, 19)

  2. Lexo Zanafillën 9:9-17.

    1. Çfarë besëlidhjeje bëri Jehovai me gjithë krijesat e tokës? (Zan. 9:10, 11)

    2.  Për sa kohë mbetet në fuqi besëlidhja e ylberit? (Zan. 9:16)

Tregimi 12

Njerëzit ndërtojnë një kullë të madhe

  1. Kush ishte Nimrodi? Çfarë mendonte Perëndia për të?

  2. Pse po bënin tulla njerëzit që shikon në figurë?

  3. Pse Jehovait nuk i pëlqeu kjo gjë që po ndërtonin ata?

  4. Si e ndaloi Perëndia ndërtimin e kullës?

  5. Si u quajt qyteti dhe çfarë kuptimi kishte ky emër?

  6. Çfarë ndodhi me njerëzit pasi Perëndia u ngatërroi gjuhët?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 10:1, 8-10.

    Çfarë tiparesh shfaqi Nimrodi dhe çfarë paralajmërimi është ky për ne? (Prov. 3:31)

  2. Lexo Zanafillën 11:1-9.

    Pse njerëzit donin të ndërtonin këtë kullë e pse ky plan do të prishej me siguri? (Zan. 11:4; Prov. 16:18; Gjoni 5:44)

Tregimi 13

Abrahami, një mik i Perëndisë

  1. Çfarë njerëzish jetonin në qytetin e Urit?

  2. Kush është burri në figurë, kur lindi dhe ku jetonte?

  3. Çfarë i tha të bënte Perëndia Abrahamit?

  4. Pse Abrahami u quajt mik i Perëndisë?

  5. Kush iku bashkë me Abrahamin kur u largua nga Uri?

  6. Çfarë i tha Perëndia Abrahamit kur ai arriti në vendin e Kanaanit?

  7. Çfarë premtimi i bëri Perëndia Abrahamit që ishte 99 vjeç?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 11:27-32.

    1. Ç’lidhje familjare kishte Abrahami me Lotin? (Zan. 11:27)

    2.  Edhe pse iu dha Terahut merita për shpërnguljen e familjes drejt Kanaanit, si e dimë që në të vërtetë ishte Abrahami që e filloi këtë shpërngulje? Pse e bëri këtë? (Zan. 11:31; Vep. 7:2-4)

  2. Lexo Zanafillën 12:1-7.

    Si e zgjeroi Jehovai besëlidhjen abrahamike pasi Abrahami arriti në vendin e Kanaanit? (Zan. 12:7)

  3. Lexo Zanafillën 17:1-8, 15-17.

    1. Si iu ndryshua emri Abramit kur ishte 99 vjeç dhe përse? (Zan. 17:5)

    2.  Çfarë bekimesh të ardhshme i premtoi Jehovai Sarës? (Zan. 17:15, 16)

  4. Lexo Zanafillën 18:9-19.

    1. Çfarë përgjegjësish kanë baballarët, siç e tregon Zanafilla 18:19? (Ligj. 6:6, 7; Efes. 6:4)

    2.  Cila ngjarje që i ndodhi Sarës tregon se Jehovait s’mund t’i fshehim gjë? (Zan. 18:12, 15; Psal. 44:21)

Tregimi 14

Perëndia sprovon besimin e Abrahamit

  1. Çfarë premtimi i bëri Perëndia Abrahamit dhe si e mbajti fjalën?

  2. Si e vuri në provë Perëndia besimin e Abrahamit, siç e shohim në figurë?

  3. Çfarë bëri Abrahami, ndonëse nuk e kuptonte pse Perëndia e dha këtë urdhër?

  4. Çfarë ndodhi kur Abrahami nxori thikën për të vrarë djalin e tij?

  5. Sa të fortë e kishte besimin Abrahami te Perëndia?

  6. Çfarë i dha Perëndia Abrahamit për ta dhuruar si flijim? Si e bëri këtë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 21:1-7.

    Pse Abrahami e rrethpreu të birin ditën e tetë? (Zan. 17:10-12; 21:4)

  2. Lexo Zanafillën 22:1-18.

    Si e tregoi Isaku nënshtrimin ndaj babait të tij, Abrahamit? Cilën ngjarje të ardhshme që do të kishte edhe më shumë rëndësi, paraqiste kjo? (Zan. 22:7-9; 1 Kor. 5:7; Filip. 2:8, 9)

Tregimi 15

Gruaja e Lotit shikon prapa

  1. Pse u ndanë Loti me Abrahamin?

  2. Pse Loti zgjodhi Sodomën për të banuar?

  3. Si ishin njerëzit në Sodomë?

  4. Cilin paralajmërim i dhanë Lotit dy engjëjt?

  5. Pse u bë shtyllë kripe gruaja e Lotit?

  6. Çfarë mësimi nxjerrim nga tregimi për gruan e Lotit?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 13:5-13.

    Çfarë mësimi nxjerrim nga Abrahami, për zgjidhjen e problemeve midis dy vetave? (Zan. 13:8, 9; Rom. 12:10; Filip. 2:3, 4)

  2. Lexo Zanafillën 18:20-33.

    Pse mënyra si veproi Jehovai me Abrahamin na jep sigurinë se Jehovai dhe Jezui do të gjykojnë me drejtësi? (Zan. 18:25, 26; Mat. 25:31-33)

  3. Lexo Zanafillën 19:1-29.

    1. Çfarë bën të qartë ky tregim biblik për pikëpamjen që ka Perëndia për homoseksualizmin? (Zan. 19:5, 13; Lev. 20:13)

    2.  Si ndryshon mënyra se si reagoi Loti nga mënyra si reagoi Abrahami ndaj drejtimit të Perëndisë? Çfarë mund të mësojmë nga kjo? (Zan. 19:15, 16, 19, 20; 22:3)

  4. Lexo Lukën 17:28-32.

    Çfarë mendonte në zemrën e vet gruaja e Lotit për gjërat materiale dhe si mund të jetë një paralajmërim për ne kjo? (Luka 12:15; 17:31, 32; Mat. 6:19-21, 25)

  5. Lexo 2 Pjetrit 2:6-8.

    Çfarë qëndrimi duhet të kemi ndaj botës së paperëndishme që na rrethon, duke imituar Lotin? (Ezek. 9:4; 1 Gjon. 2:15-17)

Tregimi 16

Isaku merr një grua të mirë

  1. Cilët janë burri dhe gruaja në figurë?

  2. Çfarë bëri Abrahami për t’i gjetur nuse djalit të tij dhe pse?

  3. Si mori përgjigje lutja që bëri shërbëtori i Abrahamit?

  4. Ç’përgjigje dha Rebeka kur e pyetën nëse donte të martohej me Isakun?

  5. Pse ishte përsëri i lumtur Isaku?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 24:1-67.

    1. Cilat cilësi të mira shfaqi Rebeka kur takoi shërbëtorin e Abrahamit te pusi? (Zan. 24:17-20; Prov. 31:17, 31)

    2.  Cilin shembull të mirë la Abrahami për të krishterët sot, me masat që mori për Isakun? (Zan. 24:37, 38; 1 Kor. 7:39; 2 Kor. 6:14)

    3.  Pse duhet të gjejmë kohë për të medituar, ashtu siç bënte Isaku? (Zan. 24:63; Psal. 77:12; Filip. 4:8)

Tregimi 17

Binjakë që ishin të ndryshëm

  1. Cilët ishin Esau dhe Jakobi? Pse ishin të ndryshëm?

  2. Sa vjeç ishin Esau dhe Jakobi kur vdiq gjyshi i tyre, Abrahami?

  3. Çfarë bëri Esau, duke e trishtuar shumë nënën dhe babanë e tij?

  4. Pse Esau u zemërua shumë me vëllanë e tij, Jakobin?

  5. Çfarë udhëzimesh i dha Isaku Jakobit, birit të tij?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 25:5-11, 20-34.

    1. Çfarë profetizoi Jehovai për dy djemtë e Rebekës? (Zan. 25:23)

    2.  Si ndryshonte qëndrimi i Jakobit nga ai i Esaut për sa i përket së drejtës së të parëlindurit? (Zan. 25:31-34)

  2. Lexo Zanafillën 26:34, 35; 27:1-46 dhe 28:1-5.

    1. Si u bë e qartë se Esau nuk i vlerësonte gjërat frymore? (Zan. 26:34, 35; 27:46)

    2.  Çfarë duhej të bënte Jakobi që të kishte bekimin e Perëndisë, sipas asaj që i tha Isaku? (Zan. 28:1-4)

  3. Lexo Hebrenjve 12:16, 17.

    Çfarë tregon shembulli i Esaut për përfundimin e atyre që i përbuzin gjërat e shenjta?

Tregimi 18

Jakobi shkon në Haran

  1. Kush është vajza e re në figurë? Çfarë bëri Jakobi për të?

  2. Çfarë ishte gati të bënte Jakobi për t’u martuar me Rakelën?

  3. Çfarë bëri Labani kur erdhi koha që Jakobi të martohej me Rakelën?

  4. Çfarë pranoi të bënte Jakobi që të merrte për grua Rakelën?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 29:1-30.

    1. Si tregoi Jakobi se ishte njeri i ndershëm, edhe atëherë kur Labani e mashtroi? Çfarë mund të mësojmë nga kjo? (Zan. 25:27; 29:26-28; Mat. 5:37)

    2.  Si tregon shembulli i Jakobit dallimin ndërmjet dashurisë së vërtetë dhe dashuriçkave? (Zan. 29:18, 20, 30; Këng. 8:6)

    3.  Cilat ishin katër gratë që u bënë familja e Jakobit e që më vonë i lindën djem? (Zan. 29:23, 24, 28, 29)

Tregimi 19

Jakobi bëhet me familje të madhe

  1. Si quheshin gjashtë djemtë që pati Jakobi me Lean, gruan e tij të parë?

  2. Cilët ishin dy djemtë që i lindi Jakobit Zilpa, shërbëtorja e Leas?

  3. Si quheshin dy djemtë që i lindi Jakobit Bilhaja, shërbëtorja e Rakelës?

  4. Cilët ishin dy djemtë që lindi Rakela, por çfarë ndodhi kur lindi djalin e dytë?

  5. Sipas figurës, sa djem pati Jakobi? Çfarë rrodhi prej tyre?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 29:32-35; 30:1-26 dhe 35:16-19.

    Siç e tregon rasti i 12 djemve të Jakobit, si u viheshin shpesh emrat djemve hebrenj në kohët e lashta?

  2. Lexo Zanafillën 37:35.

    Edhe pse në Bibël përmendet me emër vetëm Dina, si e dimë se Jakobi nuk pati vetëm një vajzë? (Zan. 37:34, 35)

Tregimi 20

Dina hyn në telashe

  1. Pse Abrahami dhe Isaku nuk donin që fëmijët e tyre të martoheshin me njerëz nga vendi i Kanaanit?

  2. A do të kënaqej Jakobi që e bija të kishte si shoqe vajza kananite?

  3. Kush është ai burri në figurë që po shikon Dinën dhe çfarë gjëje të keqe bëri ai?

  4. Çfarë bënë Simoni dhe Levi, vëllezërit e Dinës, kur morën vesh se ç’kishte ndodhur?

  5. A i pëlqeu Jakobit ajo që kishin bërë Simeoni dhe Levi?

  6. Si filloi gjithë ky telash që kaloi familja?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 34:1-31.

    1. A ishte një rast i vetëm ky shoqërim i Dinës me vajzat e vendit të Kanaanit? Shpjego. (Zan. 34:1)

    2.  Pse edhe Dina mbante njëfarë përgjegjësie që humbi virgjërinë? (Gal. 6:7)

    3.  Si mund ta tregojnë të rinjtë e sotëm që e kanë marrë seriozisht shembullin paralajmërues të Dinës? (Prov. 13:20; 1 Kor. 15:33; 1 Gjon. 5:19)

Tregimi 21

Vëllezërit e urrejnë Jozefin

  1. Pse vëllezërit e Jozefit ishin xhelozë për të? Çfarë bënë ata?

  2. Çfarë donin të bënin me Jozefin vëllezërit e tij, por çfarë tha Rubeni?

  3. Çfarë ndodh kur kalojnë tregtarët ismaelitë?

  4. Çfarë bëjnë vëllezërit e Jozefit, që babai i tyre të mendojë se Jozefi ka vdekur?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 37:1-35.

    1. Si mund ta imitojnë të krishterët shembullin e Jozefit duke i raportuar keqbërjet në kongregacion? (Zan. 37:2; Lev. 5:1; 1 Kor. 1:11)

    2.  Pse vëllezërit e Jozefit u sollën pabesisht me të? (Zan. 37:11, 18; Prov. 27:4; Jak. 3:14-16)

    3.  Cili veprim i Jakobit ishte një shprehje normale e hidhërimit? (Zan. 37:35)

Tregimi 22

Jozefin e futin në burg

  1. Sa vjeç është Jozefi kur e çojnë në Egjipt dhe çfarë ndodh kur mbërrin atje?

  2. Si përfundon në burg Jozefi?

  3. Çfarë përgjegjësie i japin Jozefit në burg?

  4. Çfarë bën Jozefi në burg për kupëmbajtësin dhe bukëpjekësin e faraonit?

  5. Çfarë ndodh pasi kupëmbajtësi del nga burgu?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 39:1-23.

    Çfarë e shtyu Jozefin të ikte nga gruaja e Potifarit, duke qenë se në kohën e tij s’kishte ndonjë ligj të shkruar nga Perëndia që të ndalonte tradhtinë bashkëshortore? (Zan. 2:24; 20:3; 39:9)

  2. Lexo Zanafillën 40:1-23.

    1. Përshkruaj shkurtimisht ëndrrën e kupëmbajtësit dhe interpretimin që i dha Jehovai Jozefit. (Zan. 40:9-13)

    2.  Çfarë ëndrre pa bukëpjekësi dhe çfarë kuptimi kishte kjo ëndërr? (Zan. 40:16-19)

    3.  Si e ka imituar sot klasa e skllavit të besueshëm e të matur qëndrimin e Jozefit? (Zan. 40:8; Psal. 36:9; Gjoni 17:17; Vep. 17:2, 3)

    4.  Si na ndihmon Zanafilla 40:20 që të kuptojmë pikëpamjen e Biblës për festimin e ditëlindjeve? (Ekl. 7:1; Mar. 6:21-28)

Tregimi 23

Ëndrrat e faraonit

  1. Çfarë i ndodh një natë faraonit?

  2. Pse më në fund kupëmbajtësi kujtohet për Jozefin?

  3. Siç e shohim në figurë, cilat ishin dy ëndrrat që pa faraoni?

  4. Çfarë kuptimi kanë ëndrrat, sipas asaj që thotë Jozefi?

  5. Si bëhet Jozefi njeriu më i rëndësishëm në Egjipt, pas faraonit?

  6. Pse vijnë në Egjipt vëllezërit e Jozefit dhe pse nuk e njohin Jozefin?

  7. Cila ëndërr i kujtohet Jozefit dhe çfarë kupton ai nga kjo?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 41:1-57.

    1. Si e drejtoi vëmendjen Jozefi te Jehovai dhe si mund ta imitojnë sot të krishterët shembullin e tij? (Zan. 41:16, 25, 28; Mat. 5:16; 1 Pjet. 2:12)

    2.  Në ç’mënyrë vitet e bollëkut dhe vitet e zisë në Egjipt e përshkruajnë mirë ndryshimin ndërmjet gjendjes frymore të popullit të Jehovait sot dhe gjendjes së të ashtuquajturit krishterim? (Zan. 41:29, 30; Amo. 8:11, 12)

  2. Lexo Zanafillën 42:1-8 dhe 50:20.

    A është e gabuar që adhuruesit e Jehovait të përkulen para një njeriu në shenjë nderimi e respekti ndaj pozitës së tij, nëse ky është zakoni i vendit? (Zan. 42:6)

Tregimi 24

Jozefi vë në provë vëllezërit e tij

  1. Pse Jozefi i akuzon vëllezërit e tij se janë spiunë?

  2. Pse Jakobi e lë djalin e tij të vogël, Beniaminin, të shkojë në Egjipt?

  3. Si ndodh që kupa prej argjendi e Jozefit gjendet në çantën e Beniaminit?

  4. Çfarë propozon Juda për të çliruar Beniaminin?

  5. Si kanë ndryshuar vëllezërit e Jozefit?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 42:9-38.

    Pse fjalët e Jozefit te Zanafilla 42:18 përbëjnë një përkujtues shumë të mirë për ata që kanë përgjegjësi në organizatën e Jehovait sot? (Neh. 5:15; 2 Kor. 7:1, 2)

  2. Lexo Zanafillën 43:1-34.

    1. Edhe pse i parëlinduri ishte Rubeni, si e kuptojmë se Juda u bë përfaqësues i vëllezërve të tij? (Zan. 43:3, 8, 9; 44:14, 18; 1 Kron. 5:2)

    2.  Si i vuri në provë Jozefi vëllezërit e tij dhe përse? (Zan. 43:33, 34)

  3. Lexo Zanafillën 44:1-34.

    1. Si e paraqiti Jozefi veten, si pjesë e planit për t’ua mbajtur të fshehur identitetin vëllezërve? (Zan. 44:5, 15; Lev. 19:26)

    2.  Si e treguan vëllezërit e Jozefit se nuk e kishin më frymën ziliqare që kishin pasur më parë ndaj vëllait të tyre? (Zan. 44:13, 33, 34)

Tregimi 25

Familja shkon në Egjipt

  1. Çfarë ndodh kur Jozefi u tregon vëllezërve të tij kush është?

  2. Çfarë u shpjegon me dashamirësi Jozefi vëllezërve?

  3. Çfarë thotë faraoni kur merr vesh për vëllezërit e Jozefit?

  4. Sa e madhe ishte familja e Jakobit kur u shpërngul në Egjipt?

  5. Si u quajt familja e Jakobit dhe përse?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zanafillën 45:1-28.

    Si e bën të qartë tregimi biblik për Jozefin se Jehovai mund ta kthejë në diçka të mirë një gjë që bëhet me synimin për t’i dëmtuar shërbëtorët e tij? (Zan. 45:5-8; Isa. 8:10; Filip. 1:12-14)

  2. Lexo Zanafillën 46:1-27.

    Çfarë sigurie i dha Jehovai Jakobit rrugës për në Egjipt? (Zan. 46:1-4)

Tregimi 26

Jobi i qëndron besnik Perëndisë

  1. Kush ishte Jobi?

  2. Çfarë u përpoq të bënte Satanai, por a ia doli mbanë?

  3. Për çfarë i dha leje Jehovai Satanait? Përse?

  4. Pse gruaja e Jobit i tha atij: «Mallko Perëndinë e vdis.» (Shiko figurën.)

  5. Siç e shikojmë te figura e dytë, si e bekoi Jehovai Jobin dhe përse?

  6. Çfarë bekimesh do të kemi në qoftë se i qëndrojmë besnikë Jehovait, ashtu si bëri Jobi?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Jobin 1:1-22.

    Si mund ta imitojnë Jobin të krishterët e sotëm? (Jobi 1:1; Filip. 2:15; 2 Pjet. 3:14)

  2. Lexo Jobin 2:1-13.

    Cilat ishin dy mënyra të ndryshme se si iu përgjigjën Jobi dhe gruaja e tij përndjekjes së Satanait? (Jobi 2:9, 10; Prov. 19:3; Mik. 7:7; Mal. 3:14)

  3. Lexo Jobin 42:10-17.

    1. Çfarë ngjashmërish kanë shpërblimi që mori Jobi dhe ai që mori Jezui sepse qëndroi besnik gjithë jetën? (Jobi 42:12; Filip. 2:9-11)

    2.  Si na inkurajojnë bekimet që pati Jobi ngaqë i qëndroi besnik Perëndisë? (Jobi 42:10, 12; Hebr. 6:10; Jak. 1:2-4, 12; 5:11)

Tregimi 27

Një mbret i lig qeveris Egjiptin

  1. Cili është ai burri me kamxhik në figurë dhe kë po rreh?

  2. Çfarë ndodhi me izraelitët pasi vdiq Jozefi?

  3. Pse egjiptianët patën frikë nga izraelitët?

  4. Çfarë urdhri u dha faraoni grave që ndihmonin gratë izraelite për të lindur?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Daljen 1:6-22.

    1. Si filloi ta përmbushte Jehovai premtimin që i kishte bërë Abrahamit? (Dal. 1:7; Zan. 12:2; Vep. 7:17)

    2.  Si treguan respekt për shenjtërinë e jetës mamitë hebreje? (Dal. 1:17; Zan. 9:6)

    3.  Si u shpërblyen mamitë ngaqë i qëndruan besnike Jehovait? (Dal. 1:20, 21; Prov. 19:17)

    4.  Si u përpoq ta prishte Satanai qëllimin e Jehovait për Farën e premtuar të Abrahamit? (Dal. 1:22; Mat. 2:16)

Tregimi 28

Si shpëtoi vogëlushi Moisi?

  1. Kush është vogëlushi që shohim në figurë dhe kujt po i shtrëngon gishtin?

  2. Çfarë bëri mamaja e Moisiut që ta shpëtonte e të mos i vritej i biri?

  3. Kush është vajza e vogël që shohim në figurë dhe çfarë bëri ajo?

  4. Kur e bija e faraonit e gjeti vogëlushin, çfarë i propozoi Miriami?

  5. Çfarë i tha princesha mamasë së Moisiut?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Daljen 2:1-10.

    Çfarë mundësie pati mamaja e Moisiut për ta stërvitur e për ta mësuar Moisiun kur ky ishte fëmijë? Çfarë shembulli është për prindërit sot? (Dal. 2:9, 10; Ligj. 6:6-9; Prov. 22:6; Efes. 6:4; 2 Tim. 3:15)

Tregimi 29

Pse u arratis Moisiu?

  1. Ku u rrit Moisiu, por çfarë dinte ai për prindërit e tij?

  2. Çfarë bëri Moisiu kur ishte 40 vjeç?

  3. Çfarë i tha Moisiu izraelitit që po rrihte një tjetër, por si u përgjigj ai?

  4. Pse u arratis Moisiu nga Egjipti?

  5. Ku shkoi Moisiu kur u arratis dhe kë takoi atje?

  6. Çfarë bëri për 40 vjet Moisiu pasi u arratis nga Egjipti?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Daljen 2:11-25.

    Edhe pse për vite me radhë u arsimua me mençurinë e egjiptianëve, si e tregoi Moisiu besnikërinë ndaj Jehovait dhe ndaj popullit të tij? (Dal. 2:11, 12; Hebr. 11:24)

  2. Lexo Veprat 7:22-29.

    Çfarë mund të mësojmë nga ajo që ndodhi kur Moisiu u përpoq ta çlironte vetë Izraelin nga skllavëria egjiptiane? (Vep. 7:23-25; 1 Pjet. 5:6, 10)

Tregimi 30

Kaçuba që digjej

  1. Si quhet mali që duket në figurë?

  2. Më trego çfarë gjëje të çuditshme pa Moisiu kur shkoi në mal me delet e tij.

  3. Çfarë i tha një zë që dilte nga kaçuba që po digjej? Zëri i kujt ishte?

  4. Si u përgjigj Moisiu kur Perëndia i tha se ai do të udhëhiqte popullin e Tij për ta çliruar nga Egjipti?

  5. Çfarë i tha Perëndia Moisiut se duhej t’u thoshte njerëzve që do ta pyesnin kush e dërgoi?

  6. Si do ta tregonte me prova Moisiu se e kishte dërguar Perëndia?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Daljen 3:1-22.

    Si na jep siguri rasti i Moisiut se edhe po të mos ndihemi të kualifikuar për të përmbushur një caktim teokratik, Jehovai do të na mbështetë? (Dal. 3:11, 13; 2 Kor. 3:5, 6)

  2. Lexo Daljen 4:1-20.

    1. Si ndryshoi qëndrimi i Moisiut gjatë 40 viteve që kaloi në Midian? Çfarë mund t’u mësojë kjo atyre që synojnë të kenë privilegje në kongregacion? (Dal. 2:11, 12; 4:10, 13; Mik. 6:8; 1 Tim. 3:1, 6, 10)

    2.  Edhe në qoftë se Jehovai na disiplinon me anë të organizatës së tij, çfarë sigurie na jep shembulli i Moisiut? (Dal. 4:12-14; Psal. 103:14; Hebr. 12:4-11)

Tregimi 31

Moisiu dhe Aaroni shkojnë te faraoni

  1. Si ndikuan tek izraelitët mrekullitë që bënë Moisiu dhe Aaroni?

  2. Çfarë i thanë faraonit Moisiu dhe Aaroni, por si u përgjigj ai?

  3. Siç tregohet në figurë, çfarë ndodhi kur Aaroni hodhi përtokë shkopin?

  4. Çfarë mësimi i dha Jehovai faraonit, por si u përgjigj ky?

  5. Çfarë ndodhi pas plagës së dhjetë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Daljen 4:27-31 dhe 5:1-23.

    Çfarë donte të thoshte faraoni me fjalët «unë s’e njoh fare Jehovain»? (Dal. 5:2; 1 Sam. 2:12; Rom. 1:21)

  2. Lexo Daljen 6:1-13, 26-30.

    1. Në cilin kuptim Jehovai nuk u ishte bërë i njohur Abrahamit, Isakut dhe Jakobit? (Dal. 3:13, 14; 6:3; Zan. 12:8)

    2.  Si ndihemi kur mendojmë që Jehovai e përdori Moisiun, edhe pse ky nuk ndihej i aftë për detyrën që iu caktua? (Dal. 6:12, 30; Luka 21:13-15)

  3. Lexo Daljen 7:1-13.

    1. Çfarë modeli lanë Moisiu dhe Aaroni për shërbëtorët e sotëm të Perëndisë, kur i shpallën me guxim faraonit gjykimet e Jehovait? (Dal. 7:2, 3, 6; Vep. 4:29-31)

    2.  Si e tregoi Jehovai se ishte më i lartë e më i fuqishëm se perënditë e Egjiptit? (Dal. 7:12; 1 Kron. 29:12)

Tregimi 32

Dhjetë plagët

  1. Me anë të figurave që janë këtu, përshkruaj tri plagët e para që dërgoi Jehovai mbi Egjiptin.

  2. Çfarë ndryshimi kishte midis tri plagëve të para dhe pjesës tjetër të plagëve?

  3. Cila ishte plaga e katërt, e pestë dhe e gjashtë?

  4. Përshkruaj plagën e shtatë, të tetë dhe të nëntë.

  5. Cilin urdhër u dha Jehovai izraelitëve para se të sillte plagën e dhjetë?

  6. Cila ishte plaga e dhjetë dhe çfarë ndodhi pas saj?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Daljen 7:19–8:23.

    1. Çfarë u detyruan të pranonin priftërinjtë që merreshin me magji në Egjipt, pas plagës së tretë, edhe pse dy plagët e para që dërgoi Jehovai kishin arritur t’i imitonin? (Dal. 8:18, 19; Mat. 12:24-28)

    2.  Si e tregoi plaga e katërt aftësinë e Jehovait për të mbrojtur popullin e tij? Duke ditur këtë, si ndihet populli i Perëndisë, ndërsa gjendet përballë ‘shtrëngimit të madh’ që ishte parathënë? (Dal. 8:22, 23; Zbul. 7:13, 14; 2 Kron. 16:9)

  2. Lexo Daljen 8:24; 9:3, 6, 10, 11, 14, 16, 23-25 dhe 10:13-15, 21-23.

    1. Cilat ishin dy grupet që përfaqësonin faraoni dhe priftërinjtë që merreshin me magji dhe çfarë nuk arrijnë të bëjnë as sot këto grupe? (Dal. 8:10, 18, 19; 9:14)

    2. Si na ndihmon Dalja 9:16 të kuptojmë pse Jehovai e ka lejuar Satanain të mbetet deri tani? (Rom. 9:21, 22)

  3. Lexo Daljen 12:21-32.

    Si u arrit shpëtimi i shumë njerëzve me anë të Pashkës dhe çfarë përfaqësonte Pashka? (Dal. 12:21-23; Gjoni 1:29; Rom. 5:18, 19, 21; 1 Kor. 5:7)

Tregimi 33

Kalimi i Detit të Kuq

  1. Sa burra izraelitë, bashkë me gratë dhe fëmijët, u larguan nga Egjipti? Kush iku tjetër bashkë me ta?

  2. Si u ndie faraoni pasi i kishte lënë izraelitët të iknin dhe çfarë bëri më pas?

  3. Çfarë bëri Jehovai për t’i penguar egjiptianët që të sulmonin popullin e tij?

  4. Çfarë ndodhi kur Moisiu shtriu shkopin e tij mbi Detin e Kuq e çfarë bënë izraelitët?

  5. Çfarë ndodhi kur egjiptianët u turrën pas izraelitëve brenda në det?

  6. Si treguan izraelitët se ishin të lumtur dhe i ishin mirënjohës Jehovait që i kishte shpëtuar?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Daljen 12:33-36.

    Si u kujdes Jehovai që populli i tij të dëmshpërblehej për tërë ato vite që kishin vuajtur si skllevër në Egjipt? (Dal. 3:21, 22; 12:35, 36)

  2. Lexo Daljen 14:1-31.

    Si ndikojnë fjalët e Moisiut që i gjejmë te Dalja 14:13, 14, te shërbëtorët e sotëm të Jehovait, të cilët janë afër luftës së Harmagedonit? (2 Kron. 20:17; Psal. 91:8)

  3. Lexo Daljen 15:1-8, 20, 21.

    1. Pse shërbëtorët e Jehovait duhet t’i këndojnë atij lavdi? (Dal. 15:1, 2; Psal. 105:2, 3; Zbul. 15:3, 4)

    2. Çfarë shembulli la Miriami dhe gratë e tjera në Detin e Kuq për gratë e krishtere sot, për sa i përket lëvdimit të Jehovait? (Dal. 15:20, 21; Psal. 68:11)

Tregimi 34

Një lloj i ri ushqimi

  1. Çfarë po mbledhin njerëzit nga toka, siç e shohim në figurë, dhe si quhet ajo?

  2. Cilin udhëzim u jep Moisiu njerëzve për mbledhjen e manës?

  3. Çfarë u thotë Jehovai njerëzve që të bëjnë në ditën e gjashtë dhe përse?

  4. Çfarë mrekullie bën Jehovai kur njerëzit e ruajnë manën për ditën e shtatë?

  5. Për sa kohë i ushqen Jehovai njerëzit me manë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Daljen 16:1-36 dhe Numrat 11:7-9.

    1. Çfarë tregon Dalja 16:8 lidhur me nevojën që të respektojmë emërimet teokratike në kongregacionin e krishterë? (Hebr. 13:17)

    2. Si u bëhej e qartë çdo ditë izraelitëve në shkretëtirë se jeta e tyre varej nga Jehovai? (Dal. 16:14-16, 35; Ligj. 8:2, 3)

    3. Cilin kuptim të figurshëm i dha Jezui manës e si na sjell dobi neve kjo «bukë nga qielli»? (Gjoni 6:31-35, 40)

  2. Lexo Josiun 5:10-12.

    Për sa vjet hëngrën manë izraelitët, si i vuri në provë kjo dhe çfarë mund të mësojmë nga ky tregim? (Dal. 16:35; Num. 11:4-6; 1 Kor. 10:10, 11)

Tregimi 35

Jehovai jep ligjet e tij

  1. Ku fushojnë izraelitët, rreth dy muaj pasi kanë ikur nga Egjipti?

  2. Çfarë thotë Jehovai se dëshiron që të bëjnë njerëzit dhe si përgjigjen ata?

  3. Pse Jehovai i jep Moisiut dy pllaka guri?

  4. Çfarë ligjesh të tjera u dha Jehovai izraelitëve, përveç Dhjetë Urdhërimeve?

  5. Cilat ishin dy ligjet për të cilat Jezu Krishti tha që janë më të mëdhatë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Daljen 19:1-25; 20:1-21; 24:12-18 dhe 31:18.

    Si na ndihmojnë fjalët që gjejmë te Dalja 19:8, për të kuptuar se çfarë përfshin kushtimi i krishterë? (Mat. 16:24; 1 Pjet. 4:1-3)

  2. Lexo Ligjin e përtërirë 6:4-6; Levitikun 19:18 dhe Mateun 22:36-40.

    Si e tregojnë të krishterët dashurinë për Perëndinë dhe për të afërmin? (Mar. 6:34; Vep. 4:20; Rom. 15:2)

Tregimi 36

Viçi i artë

  1. Çfarë po bëjnë njerëzit që shohim në figurë dhe përse?

  2. Pse zemërohet Jehovai dhe çfarë bën Moisiu, kur sheh atë që po bëjnë njerëzit?

  3. Çfarë u thotë Moisiu disa burrave që të bëjnë?

  4. Çfarë mësimi duhet të nxjerrim nga ky tregim?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Daljen 32:1-35.

    1. Si e bën të qartë ky tregim se çfarë mendon Jehovai për përzierjen e adhurimit të vërtetë me fenë e rreme? (Dal. 32:4-6, 10; 1 Kor. 10:7, 11)

    2. Për çfarë duhet të kenë kujdes të krishterët kur zgjedhin zbavitje, si për shembull këngët e vallëzimet? (Dal. 32:18, 19; Efes. 5:15, 16; 1 Gjon. 2:15-17)

    3. Si la një shembull të mirë fisi i Levit në përkrahjen e drejtësisë? (Dal. 32:25-28; Psal. 18:25)

Tregimi 37

Një tendë për adhurim

  1. Si quhet ndërtesa që shohim në figurë dhe për çfarë përdoret?

  2. Pse Jehovai i tha Moisiut që ta bënte tendën në mënyrë të tillë që të zbërthehej lehtë?

  3. Çfarë është kutia që ndodhet në dhomën e vogël në fund të tendës dhe çfarë ka brenda?

  4. Kë zgjedh Jehovai që të jetë kryeprifti dhe çfarë detyre i cakton?

  5. Cilat janë tri gjërat që sheh në dhomën e madhe të tendës?

  6. Cilat janë dy gjërat që ndodhen në oborrin e tendës dhe për çfarë përdoren?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Daljen 25:8-40; 26:1-37; 27:1-8 dhe 28:1.

    Çfarë paraqitnin kerubinët që qëndronin «mbi arkën e dëshmisë»? (Dal. 25:20, 22; Num. 7:89; 2 Mbret. 19:15)

  2. Lexo Daljen 30:1-10, 17-21; 34:1, 2 dhe Hebrenjve 9:1-5.

    1. Pse Jehovai u theksoi priftërinjve që shërbenin në tabernakull, rëndësinë që të ishin të pastër fizikisht, e si duhet të ndikojë kjo te ne sot? (Dal. 30:18-21; 40:30, 31; Hebr. 10:22)

    2. Si tregon apostulli Pavël se tabernakulli dhe besëlidhja e Ligjit ishin vjetruar në kohën kur u shkroi letrën të krishterëve hebrenj? (Hebr. 9:1, 9; 10:1)

Tregimi 38

Dymbëdhjetë zbuluesit

  1. Çfarë të bën përshtypje nga vilet e rrushit që sheh në figurë, e nga erdhi ky rrush?

  2. Pse i dërgoi Moisiu në vendin e Kanaanit 12 zbuluesit?

  3. Çfarë thonë dhjetë nga zbuluesit, kur kthehen për t’i raportuar Moisiut?

  4. Si tregojnë besim te Jehovai dy nga zbuluesit dhe si e kanë emrin këta?

  5. Pse zemërohet Jehovai dhe çfarë i thotë Moisiut?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Numrat 13:1-33.

    1. Cilët u zgjodhën që të shkonin të vëzhgonin vendin dhe çfarë perspektive të mrekullueshme kishin përpara? (Num. 13:2, 3, 18-20)

    2. Pse Josiu dhe Kalebi mendonin ndryshe nga vëzhguesit e tjerë dhe çfarë na mëson kjo? (Num. 13:28-30; Mat. 17:20; 2 Kor. 5:7)

  2. Lexo Numrat 14:1-38.

    1. Cilin paralajmërim duhet të mbajmë në mend lidhur me murmuritjen kundër përfaqësuesve të Jehovait këtu në tokë? (Num. 14:2, 3, 27; Mat. 25:40, 45; 1 Kor. 10:10)

    2. Si tregon Numrat 14:24 se Jehovai interesohet për secilin nga shërbëtorët e tij? (1 Mbret. 19:18; Prov. 15:3)

Tregimi 39

Shkopi i Aaronit çel lule

  1. Cilët rebelohen kundër autoritetit të Moisiut dhe Aaronit e çfarë i thonë ata Moisiut?

  2. Çfarë thotë Moisiu se duhet të bëjnë Korahu dhe 250 burrat që e ndjekin?

  3. Çfarë i thotë Moisiu popullit dhe çfarë ndodh sapo ai mbaron së foluri?

  4. Çfarë ndodh me Korahun dhe me 250 burrat që e ndiqnin?

  5. Çfarë bën Eleazari, djali i Aaronit, me mbajtëset e zjarrit të atyre burrave që vdiqën dhe përse vepron kështu?

  6. Pse Jehovai bën që shkopi i Aaronit të çelë lule? (Shiko figurën.)

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Numrat 16:1-49.

    1. Çfarë bënë Korahu dhe burrat që e ndiqnin, dhe përse ky veprim ishte një rebelim kundër Jehovait? (Num. 16:9, 10, 18; Lev. 10:1, 2; Prov. 11:2)

    2. Cilën pikëpamje të gabuar kishin Korahu dhe 250 ‘krerët e asamblesë’? (Num. 16:1-3; Prov. 15:33; Isa. 49:7)

  2. Lexo Numrat 17:1-11 dhe 26:10.

    1. Çfarë tregoi fakti që shkopi i Aaronit çeli lule, dhe pse Jehovai dha udhëzimin që ky shkop të mbahej në arkë? (Num. 17:5, 8, 10)

    2. Çfarë mësimi thelbësor nxjerrim nga dëshmia që u dha me shkopin e Aaronit? (Num. 17:10; Vep. 20:28; Filip. 2:14; Hebr. 13:17)

Tregimi 40

Moisiu godet shkëmbin

  1. Si kujdeset Jehovai për izraelitët kur janë në shkretëtirë?

  2. Për çfarë ankohen izraelitët kur ngrenë kampin në Kadesh?

  3. Si siguron ujë Jehovai për njerëzit dhe për kafshët?

  4. Cili është ky burrë që po tregon me gisht nga vetja në këtë figurë dhe pse po vepron kështu?

  5. Pse Jehovai zemërohet me Moisiun dhe me Aaronin dhe si ndëshkohen ata?

  6. Çfarë ndodh në malin Hor dhe kush bëhet kryeprift i Izraelit?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Numrat 20:1-13, 22-29 dhe Ligjin e përtërirë 29:5.

    1. Çfarë mësojmë nga mënyra se si u kujdes Jehovai për izraelitët në shkretëtirë? (Ligj. 29:5; Mat. 6:31; Hebr. 13:5; Jak. 1:17)

    2. Si e konsideroi Jehovai veprimin e Moisiut dhe të Aaronit, që nuk e shenjtëruan para Izraelit? (Num. 20:12; 1 Kor. 10:12; Zbul. 4:11)

    3. Çfarë mund të mësojmë nga mënyra se si reagoi Moisiu ndaj disiplinës që mori prej Jehovait? (Num. 12:3; 20:12, 27, 28; Ligj. 32:4; Hebr. 12:7-11)

Tregimi 41

Gjarpri prej bakri

  1. Siç e shohim në figurë, çfarë është mbështjellë përqark shtyllës dhe përse i tha Jehovai Moisiut që ta vendoste aty?

  2. Si tregohen mosmirënjohës njerëzit për gjithë ato gjëra që ka bërë Perëndia për ta?

  3. Çfarë i kërkon populli Moisiut, pasi Jehovai dërgon gjarpërinj helmues për t’i ndëshkuar?

  4. Pse Jehovai i thotë Moisiut të bëjë një gjarpër prej bakri?

  5. Çfarë mësimi mund të nxjerrim nga ky tregim?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Numrat 21:4-9.

    1. Çfarë paralajmërimi na japin ankesat e Izraelit për gjërat që kishte siguruar Jehovai? (Num. 21:5, 6; Rom. 2:4)

    2.  Si e përdorën izraelitët gjarprin prej bakri, në shekujt e mëvonshëm, dhe çfarë bëri mbreti Hezekia? (Num. 21:9; 2 Mbret. 18:1-4)

  2. Lexo Gjonin 3:14, 15.

    Në ç’mënyrë, vendosja e gjarprit prej bakri në një shtyllë e paraqiti tamam varjen në shtyllë të Jezu Krishtit? (Gal. 3:13; 1 Pjet. 2:24)

Tregimi 42

Një gomar flet

  1. Kush është Balaku dhe pse dërgon të thërrasin Balaamin?

  2. Pse shtrihet në rrugë gomari i Balaamit?

  3. Çfarë thotë gomari, ndërsa Balaami dëgjon?

  4. Çfarë i thotë engjëlli Balaamit?

  5. Çfarë ndodh kur Balaami përpiqet të mallkojë Izraelin?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Numrat 21:21-35.

    Pse Izraeli e mundi Sihonin, mbretin e amoritëve dhe Ogun, mbretin e Bashanit? (Num. 21:21, 23, 33, 34)

  2. Lexo Numrat 22:1-40.

    Për cilën arsye Balaami donte të mallkonte Izraelin dhe çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga kjo? (Num. 22:16, 17; Prov. 6:16, 18; 2 Pjet. 2:15; Juda 11)

  3. Lexo Numrat 23:1-30.

    Ndonëse Balaami fliste sikur të ishte adhurues i Jehovait, si treguan veprimet e tij se nuk ishte i tillë? (Num. 23:3, 11-14; 1 Sam. 15:22)

  4. Lexo Numrat 24:1-25.

    Si na e forcon ky tregim biblik besimin te plotësimi i qëllimit të Jehovait? (Num. 24:10; Isa. 54:17)

Tregimi 43

Josiu bëhet udhëheqës

  1. Cilët janë ata dy burra në figurë që po rrinë me Moisiun?

  2. Çfarë i thotë Jehovai Josiut?

  3. Pse Moisiu ngjitet në majë të malit Nebo dhe çfarë i thotë Jehovai?

  4. Sa vjeç është Moisiu kur vdes?

  5. Pse trishtohen njerëzit, por çfarë arsyeje kanë për të qenë të lumtur?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Numrat 27:12-23.

    Cilin caktim të vështirë merr Josiu nga Jehovai dhe si tregon sot kujdes Jehovai për popullin e Tij? (Num. 27:15-19; Vep. 20:28; Hebr. 13:7)

  2. Lexo Ligjin e përtërirë 3:23-29.

    Pse Jehovai nuk i lejoi Moisiun dhe Aaronin të kalonin në tokën e premtuar dhe çfarë mësimi mund të nxjerrim nga kjo? (Ligj. 3:25-27; Num. 20:12, 13)

  3. Lexo Ligjin e përtërirë 31:1-8, 14-23.

    Si e tregojnë fjalët e fundit që i tha Moisiu Izraelit se e kishte pranuar me përulësi disiplinën e Jehovait? (Ligj. 31:6-8, 23)

  4. Lexo Ligjin e përtërirë 32:45-52.

    Si duhet të ndikojë në jetën tonë Fjala e Perëndisë? (Ligj. 32:47; Lev. 18:5; Hebr. 4:12)

  5. Lexo Ligjin e përtërirë 34:1-12.

    Edhe pse vetë Moisiu nuk e pa kurrë në kuptim të mirëfilltë Jehovain, çfarë tregon Ligji i përtërirë 34:10 për marrëdhënien që kishte ai me Jehovain? (Dal. 33:11, 20; Num. 12:8)

Tregimi 44

Rahaba fsheh zbuluesit

  1. Ku jeton Rahaba?

  2. Cilët janë dy burrat në figurë dhe pse kanë ardhur në Jeriko?

  3. Çfarë urdhri i jep mbreti i Jerikosë Rahabës, por si përgjigjet ajo?

  4. Si i ndihmon Rahaba dy burrat dhe çfarë favori u kërkon?

  5. Çfarë i premtojnë Rahabës dy zbuluesit?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Josiun 2:1-24.

    Si u përmbush premtimi i Jehovait që gjejmë te Dalja 23:28, kur izraelitët dolën të luftonin kundër Jerikosë? (Jos. 2:9-11)

  2. Lexo Hebrenjve 11:31.

    Si e thekson shembulli i Rahabës se sa i rëndësishëm është besimi? (Rom. 1:17; Hebr. 10:39; Jak. 2:25)

Tregimi 45

Kalimi i lumit Jordan

  1. Çfarë mrekullie bën Jehovai që izraelitët të kalojnë lumin Jordan?

  2. Cilin veprim që tregon besim duhet të bëjnë izraelitët, me qëllim që të kalojnë lumin Jordan?

  3. Pse Jehovai i thotë Josiut të mbledhë 12 gurë të mëdhenj nga shtrati i lumit?

  4. Çfarë ndodh sapo priftërinjtë dalin nga lumi?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Josiun 3:1-17.

    1. Siç e ilustron ky tregim, çfarë duhet të bëjmë që të marrim ndihmën dhe bekimin e Jehovait? (Jos. 3:13, 15; Prov. 3:5; Jak. 2:22, 26)

    2.  Në ç’gjendje ishte lumi Jordan, kur e kaluan izraelitët për të shkuar në Tokën e Premtuar, dhe si e madhështon kjo emrin e Jehovait? (Jos. 3:15; 4:18, 23, 24; Psal. 66:5-7)

  2. Lexo Josiun 4:1-18.

    Për çfarë qëllimi shërbenin 12 gurët që u morën nga Jordani dhe u vendosën në Gilgal? (Jos. 4:4-7)

Tregimi 46

Muret e Jerikosë

  1. Çfarë thotë Jehovai se duhet të bëjnë luftëtarët dhe priftërinjtë për gjashtë ditë me radhë?

  2. Çfarë duhet të bëjnë ata burra ditën e shtatë?

  3. Siç e shikon në figurë, çfarë po ndodh me muret e Jerikosë?

  4. Pse është ai litari i kuq te një dritare?

  5. Çfarë u thotë të bëjnë Josiu luftëtarëve me njerëzit dhe me qytetin, e çfarë duhet të bëjnë me sendet prej argjendi, ari, bakri dhe prej hekuri që gjejnë aty?

  6. Çfarë u thuhet të bëjnë dy vëzhguesve?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Josiun 6:1-25.

    1. Në ç’kuptim marshimi i izraelitëve përreth Jerikosë ditën e shtatë është si aktiviteti i predikimit të Dëshmitarëve të Jehovait në këto ditë të fundit? (Jos. 6:15, 16; Isa. 60:22; Mat. 24:14; 1 Kor. 9:16)

    2.  Si u përmbush rreth 500 vjet më vonë profecia që gjendet te Josiu 6:26 dhe çfarë na mëson kjo për fjalën e Jehovait? (1 Mbret. 16:34; Isa. 55:11)

Tregimi 47

Një hajdut në Izrael

  1. Kush është burri në figurë që po gropos gjërat me vlerë që ka marrë nga Jerikoja dhe cilët po e ndihmojnë?

  2. Pse është kaq i rëndë veprimi që bëjnë Akani dhe familja e tij?

  3. Çfarë thotë Jehovai, kur Josiu e pyet pse u mundën izraelitët në betejën e Ait?

  4. Çfarë ndodh me Akanin dhe me familjen e tij kur i sjellin para Josiut?

  5. Cilin mësim të rëndësishëm nxjerrim nga dënimi që iu dha Akanit?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Josiun 7:1-26.

    1. Çfarë zbuluan lutjet e Josiut për lidhjen e tij me Krijuesin? (Jos. 7:7-9; Psal. 119:145; 1 Gjon. 5:14)

    2.  Çfarë tregon shembulli i Akanit dhe si shërben si paralajmërim kjo për ne? (Jos. 7:11, 14, 15; Prov. 15:3; 1 Tim. 5:24; Hebr. 4:13)

  2. Lexo Josiun 8:1-29.

    Çfarë përgjegjësie ka secili prej nesh ndaj kongregacionit të krishterë sot? (Jos. 7:13; Lev. 5:1; Prov. 28:13)

Tregimi 48

Gibeonitët e mençur

  1. Si ndryshojnë banorët e Gibeonit nga kananitët që ndodhen në qytetet aty afër?

  2. Siç tregohet në figurë, çfarë bëjnë gibeonitët dhe përse?

  3. Çfarë premtimi u bën gibeonitëve Josiu dhe udhëheqësit izraelitë, por çfarë zbulojnë tri ditë më vonë?

  4. Çfarë ndodh kur mbretërit e qyteteve aty afër marrin vesh se gibeonitët kanë bërë paqe me Izraelin?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Josiun 9:1-27.

    1. Duke qenë se Jehovai e kishte udhëzuar kombin e Izraelit ‘të shfaroste të gjithë banorët e vendit’, çfarë cilësish të tij theksoi fakti që nuk i vrau gibeonitët? (Jos. 9:22, 24; Mat. 9:13; Vep. 10:34, 35; 2 Pjet. 3:9)

    2.  Si la Josiu shembull të mirë për të krishterët sot, duke mbajtur besëlidhjen që kishte bërë me gibeonitët? (Jos. 9:18, 19; Mat. 5:37; Efes. 4:25)

  2. Lexo Josiun 10:1-5.

    Si i imiton shumica e madhe sot gibeonitët, e ndërkohë, për çfarë bëhen shënjestër? (Jos. 10:4; Zak. 8:23; Mat. 25:35-40; Zbul. 12:17)

Tregimi 49

Dielli ndalon

  1. Çfarë po thotë Josiu, siç e shohim në figurë, dhe përse?

  2. Si i ndihmon Jehovai Josiun dhe luftëtarët e tjerë?

  3. Sa mbretër armiq mund Josiu dhe sa kohë i duhet për këtë?

  4. Pse Josiu e ndan vendin e Kanaanit?

  5. Sa vjeç vdes Josiu dhe çfarë ndodh me popullin pas kësaj?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Josiun 10:6-15.

    Çfarë sigurie kemi sot, duke ditur se Jehovai bëri që dielli dhe hëna të ndalonin për hir të Izraelit? (Jos. 10:8, 10, 12, 13; Psal. 18:3; Prov. 18:10)

  2. Lexo Josiun 12:7-24.

    Kush e kishte në të vërtetë meritën për mundjen e 31 mbretërve të Kanaanit dhe pse është e rëndësishme kjo për ne sot? (Jos. 12:7; 24:11-13; Ligj. 31:8; Luka 21:9, 25-28)

  3. Lexo Josiun 14:1-5.

    Si u nda vendi ndërmjet fiseve të Izraelit dhe çfarë tregon kjo për trashëgiminë në Parajsë? (Jos. 14:2; Isa. 65:21; Ezek. 47:21-23; 1 Kor. 14:33)

  4. Lexo Gjykatësit 2:8-13.

    Cilët veprojnë sot për të ndalur apostazinë, siç veproi Josiu në Izrael? (Gjyk. 2:8, 10, 11; Mat. 24:45-47; 2 Sel. 2:3-6; Titit 1:7-9; Zbul. 1:1; 2:1, 2)

Tregimi 50

Dy gra trime

  1. Çfarë janë gjykatësit dhe si e kanë emrin disa prej tyre?

  2. Çfarë privilegji të veçantë ka Debora dhe çfarë përfshin ky privilegj?

  3. Kur mbreti Jabin dhe kreu i ushtrisë së tij, Sisera, kërcënojnë Izraelin, cilin mesazh nga Jehovai i jep Debora gjykatësit Barak, por, siç thotë ajo, kush do ta marrë meritën?

  4. Si tregon Jaela se është një grua trime?

  5. Çfarë ndodh pas vdekjes së mbretit Jabin?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Gjykatësit 2:14-22.

    Si e shkaktuan vetë izraelitët zemërimin e Jehovait mbi ta dhe çfarë mund të mësojmë nga kjo? (Gjyk. 2:20; Prov. 3:1, 2; Ezek. 18:21-23)

  2. Lexo Gjykatësit 4:1-24.

    Çfarë mund të mësojnë gratë e krishtere sot për besimin dhe trimërinë nga shembulli i Deborës dhe i Jaelës? (Gjyk. 4:4, 8, 9, 14, 21, 22; Prov. 31:30; 1 Kor. 16:13)

  3. Lexo Gjykatësit 5:1-31.

    Në ç’mënyrë kënga e fitores që kënduan Baraku dhe Debora, mund të konsiderohet edhe si një lutje në lidhje me luftën e ardhshme të Harmagedonit? (Gjyk. 5:3, 31; 1 Kron. 16:8-10; Zbul. 7:9, 10; 16:16; 19:19-21)

Tregimi 51

Rutha dhe Naomi

  1. Pse Naomi është në vendin e Moabit?

  2. Cilat janë Rutha dhe Orpa?

  3. Si reagojnë Rutha dhe Orpa, kur Naomi u thotë të kthehen te populli i tyre?

  4. Kush është Boazi dhe si e ndihmon ai Ruthën dhe Naomin?

  5. Si quhet djali që i lind Boazit dhe Ruthës e pse duhet ta mbajmë mend atë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Ruthën 1:1-17.

    1. Cilën shprehje të bukur të dashurisë besnike thotë Rutha? (Rutha 1:16, 17)

    2.  Si e shpreh prirja mendore e Ruthës qëndrimin që kanë ‘delet e tjera’ ndaj të mirosurve që janë në tokë sot? (Gjoni 10:16; Zak. 8:23)

  2. Lexo Ruthën 2:1-23.

    Si është Rutha një shembull i shkëlqyer për gratë e reja sot? (Rutha 2:17, 18; Prov. 23:22; 31:15)

  3. Lexo Ruthën 3:5-13.

    1. Si e konsideroi Boazi gatishmërinë e Ruthës për t’u martuar me të e jo me ndonjë djalë të ri?

    2.  Çfarë na mëson për dashurinë besnike qëndrimi i Ruthës? (Rutha 3:10; 1 Kor. 13:4, 5)

  4. Lexo Ruthën 4:7-17.

    Si mund ta imitojnë Boazin burrat e krishterë sot? (Rutha 4:9, 10; 1 Tim. 3:1, 12, 13; 5:8)

Tregimi 52

Gideoni dhe 300 burrat

  1. Si gjenden prapë në telashe izraelitët dhe pse?

  2. Pse Jehovai i thotë Gideonit se ka tepër burra në ushtrinë e tij?

  3. Sa burra mbeten pasi Gideoni thotë se ata që kanë frikë mund të kthehen në shtëpi?

  4. Shpjego sipas figurës se si Jehovai e zvogëlon deri në 300 veta numrin e burrave në ushtrinë e Gideonit.

  5. Si i organizon Gideoni 300 burrat dhe si e fiton betejën Izraeli?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Gjykatësit 6:36-40.

    1. Si u sigurua Gideoni për vullnetin e Jehovait?

    2.  Si e kuptojmë sot cili është vullneti i Jehovait? (Prov. 2:3-6; Mat. 7:7-11; 2 Tim. 3:16, 17)

  2. Lexo Gjykatësit 7:1-25.

    1. Çfarë mund të mësojmë nga 300 burrat që qëndruan vigjilentë, në dallim nga ata që u treguan të shkujdesur? (Gjyk. 7:3, 6; Rom. 13:11, 12; Efes. 5:15-17)

    2.  Ashtu si ata 300 burra që mësuan duke parë Gideonin, si mësojmë ne duke parë Gideonin më të Madh, Jezu Krishtin? (Gjyk. 7:17; Mat. 11:29, 30; 28:19, 20; 1 Pjet. 2:21)

    3.  Si na ndihmon Gjykatësit 7:21 të jemi të kënaqur të shërbejmë kudo që të caktohemi në organizatën e Jehovait? (1 Kor. 4:2; 12:14-18; Jak. 4:10)

  3. Lexo Gjykatësit 8:1-3.

    Kur bëhet fjalë për të zgjidhur një mosmarrëveshje me një vëlla ose motër, çfarë mund të mësojmë nga mënyra se si e zgjidhi Gideoni mosmarrëveshjen me njerëzit e fisit të Efraimit? (Prov. 15:1; Mat. 5:23, 24; Luka 9:48)

Tregimi 53

Premtimi i Jefteut

  1. Kush është Jefteu dhe në cilën periudhë jetoi?

  2. Çfarë premtimi i bën Jefteu Jehovait?

  3. Pse trishtohet Jefteu, kur kthehet në shtëpi pasi ka fituar mbi amonitët?

  4. Çfarë thotë e bija e Jefteut kur merr vesh premtimin që ka bërë i ati?

  5. Pse populli e do vajzën e Jefteut?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Gjykatësit 10:6-18.

    Cilin paralajmërim marrim nga mosbindja e vazhdueshme e Izraelit ndaj Jehovait? (Gjyk. 10:6, 15, 16; Rom. 15:4; Zbul. 2:10)

  2. Lexo Gjykatësit 11:1-11, 29-40.

    1. Si e dimë se, kur Jefteu e dha vajzën e tij si «blatim të djegur», nuk do të thoshte që e dogji në zjarr si flijim njerëzor? (Gjyk. 11:31; Lev. 16:24; Ligj. 18:10, 12)

    2.  Në ç’kuptim e dha Jefteu vajzën e tij si flijim?

    3.  Çfarë mund të mësojmë nga qëndrimi i Jefteut ndaj betimit që i kishte bërë Jehovait? (Gjyk. 11:35, 39; Ekl. 5:4, 5; Mat. 16:24)

    4.  Çfarë shembulli të shkëlqyer lë vajza e Jefteut për të krishterët e rinj, që të ndjekin një karrierë në shërbimin e plotkohor? (Gjyk. 11:36; Mat. 6:33; Filip. 3:8)

Tregimi 54

Burri më i fortë

  1. Si quhet burri më i fortë që ka jetuar ndonjëherë, por kush ia dha forcën?

  2. Çfarë bën në një rast Samsoni me një luan të madh, siç e shohim në figurë?

  3. Çfarë sekreti po i tregon Samsoni Delilës në këtë figurë, e si arrijnë ta kapin pastaj filistinët?

  4. Si arrin të vrasë Samsoni 3.000 armiq filistinë ditën që vdes edhe vetë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Gjykatësit 13:1-14.

    Si lënë Manoahu dhe gruaja e tij një shembull të mirë për prindërit, lidhur me rritjen e fëmijëve? (Gjyk. 13:8; Psal. 127:3; Efes. 6:4)

  2. Lexo Gjykatësit 14:5-9 dhe 15:9-16.

    1. Çfarë zbulojnë për veprimin e frymës së shenjtë të Jehovait tregimet për Samsonin që vrau një luan, që këputi litarët e rinj me të cilët e kishin lidhur dhe që përdori nofullën e një gomari për të vrarë 1.000 veta?

    2.  Si na ndihmon sot fryma e shenjtë? (Gjyk. 14:6; 15:14; Zak. 4:6; Vep. 4:31)

  3. Lexo Gjykatësit 16:18-31.

    Si u ndikua Samsoni nga shoqëritë e këqija e çfarë mund të mësojmë nga kjo? (Gjyk. 16:18, 19; 1 Kor. 15:33)

Tregimi 55

Një djalë i vogël i shërben Perëndisë

  1. Si e quajnë djalin e vogël që sheh në figurë dhe cilët janë të tjerët aty?

  2. Ç’lutje bën Hana një ditë kur është në tabernakullin e Jehovait dhe si i përgjigjet Jehovai?

  3. Sa vjeç është Samueli kur e çojnë të shërbejë në tendën e Jehovait dhe çfarë i bën dhe i sjell e ëma vit për vit?

  4. Si quhen djemtë e Eliut dhe ç’lloj njerëzish janë ata?

  5. Si e thërret Jehovai Samuelin dhe çfarë mesazhi i jep?

  6. Çfarë bëhet Samueli kur rritet dhe çfarë ndodh kur ai plaket?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 1 Samuelit 1:1-28.

    1. Cilin shembull të shkëlqyer lë për kryefamiljarët Elkanai, i cili merrte drejtimin në adhurimin e vërtetë? (1 Sam. 1:3, 21; Mat. 6:33; Filip. 1:10)

    2.  Çfarë mësimi mund të nxjerrim nga shembulli i Hanës se si e zgjidhi një problem shumë shqetësues? (1 Sam. 1:10, 11; Psal. 55:22; Rom. 12:12)

  2. Lexo 1 Samuelit 2:11-36.

    Si i nderonte Eliu bijtë e tij më shumë se Jehovain dhe çfarë paralajmërimi është për ne kjo gjë? (1 Sam. 2:22-24, 27, 29; Ligj. 21:18-21; Mat. 10:36, 37)

  3. Lexo 1 Samuelit 4:16-18.

    Çfarë lajmi, që përmban katër mjerime, vjen nga fusha e betejës dhe çfarë ndikimi ka tek Eliu?

  4. Lexo 1 Samuelit 8:4-9.

    Si e fyeu rëndë Izraeli Jehovain, por si mund ta mbështetim ne sot me besnikëri Mbretërinë e tij? (1 Sam. 8:5, 7; Gjoni 17:16; Jak. 4:4)

Tregimi 56

Sauli, mbreti i parë i Izraelit

  1. Çfarë po bën Samueli në këtë figurë dhe përse?

  2. Pse Jehovai e pëlqen Saulin, dhe çfarë njeriu është ai?

  3. Si quhet djali i Saulit dhe çfarë bën ky djalë?

  4. Pse Sauli e paraqet vetë blatimin dhe nuk pret që të vijë Samueli për ta paraqitur?

  5. Çfarë mund të mësojmë nga tregimi për Saulin?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 1 Samuelit 9:15-21 dhe 10:17-27.

    Si e ndihmoi qëndrimi modest Saulin që të mos vepronte me nxitim kur disa burra folën pa respekt për të? (1 Sam. 9:21; 10:21, 22, 27; Prov. 17:27)

  2. Lexo 1 Samuelit 13:5-14.

    Çfarë mëkati bëri Sauli në Gilgal? (1 Sam. 10:8; 13:8, 9, 13)

  3. Lexo 1 Samuelit 15:1-35.

    1. Çfarë mëkati të rëndë bëri Sauli në lidhje me Agagun, mbretin e Amalekut? (1 Sam. 15:2, 3, 8, 9, 22)

    2.  Si u përpoq t’i justifikonte Sauli veprimet e tij dhe ta hiqte fajin nga vetja? (1 Sam. 15:24)

    3.  Cilin paralajmërim duhet të mbajmë parasysh sot, kur na jepen këshilla? (1 Sam. 15:19-21; Psal. 141:5; Prov. 9:8, 9; 11:2)

Tregimi 57

Perëndia zgjedh Davidin

  1. Si e quajnë djalin që shohim në figurë dhe si e dimë që është një djalë trim?

  2. Ku jeton Davidi dhe si ia quajnë babanë dhe gjyshin?

  3. Pse Jehovai i thotë Samuelit të shkojë te shtëpia e Jeseut në Betlehem?

  4. Çfarë ndodh kur Jeseu i sjell shtatë djemtë e tij para Samuelit?

  5. Çfarë i thotë Jehovai Samuelit, kur vjen Davidi?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 1 Samuelit 17:34, 35.

    Si e theksojnë këto ngjarje trimërinë e Davidit dhe mbështetjen te Jehovai? (1 Sam. 17:37)

  2. Lexo 1 Samuelit 16:1-14.

    1. Si na ndihmojnë fjalët e Jehovait te 1 Samuelit 16:7, që të jemi të paanshëm e të mos kemi paragjykime për shkak të pamjes së jashtme? (Vep. 10:34, 35; 1 Tim. 2:4)

    2.  Si tregon shembulli i Saulit se, kur Jehovai ia heq dikujt frymën e shenjtë, këtë boshllëk mund ta mbushë një frymë e keqe ose një nxitje e brendshme për të vepruar keq? (1 Sam. 16:14; Mat. 12:43-45; Gal. 5:16)

Tregimi 58

Davidi dhe Goliadi

  1. Çfarë sfide i bën Goliadi ushtrisë së Izraelit?

  2. Sa i madh është Goliadi dhe çfarë shpërblimi premton t’i japë mbreti Saul atij që vret Goliadin?

  3. Çfarë thotë Davidi kur Sauli i thotë se nuk mund të luftojë kundër Goliadit ngaqë është i vogël?

  4. Si tregon Davidi besim te Jehovai me përgjigjen që i jep Goliadit?

  5. Siç e sheh në figurë, çfarë përdor Davidi për të vrarë Goliadin dhe çfarë ndodh me filistinët më pas?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 1 Samuelit 17:1-54.

    1. Cili ishte sekreti i kësaj trimërie të Davidit dhe si mund ta imitojmë guximin e tij? (1 Sam. 17:37, 45; Efes. 6:10, 11)

    2.  Pse të krishterët duhet ta shmangin frymën e konkurrencës si ajo që kishte Goliadi, kur merren me sporte a me zbavitje të tjera? (1 Sam. 17:8; Gal. 5:26; 1 Tim. 4:8)

    3.  Si tregojnë fjalët e Davidit se ai kishte besim se Perëndia do ta mbështeste? (1 Sam. 17:45-47; 2 Kron. 20:15)

    4.  Në vend që të përshkruajë thjesht një betejë mes dy ushtrive kundërshtare, si tregon kjo pjesë se, në të vërtetë, beteja ishte ndërmjet perëndive të rreme dhe Perëndisë së vërtetë, Jehovait? (1 Sam. 17:43, 46, 47)

    5. Si e imiton mbetja e të mirosurve shembullin e Davidit që besonte te Jehovai? (1 Sam. 17:37; Jer. 1:17-19; Zbul. 12:17)

Tregimi 59

Pse Davidi duhet të arratiset?

  1. Pse është xheloz Sauli për Davidin, por si ndryshon Jonatani nga babai i tij, Sauli?

  2. Çfarë ndodh një ditë kur Davidi po i bie harpës për Saulin?

  3. Çfarë thotë Sauli se duhet të bëjë Davidi para se të marrë për grua vajzën e tij, Mikalën, por pse e thotë Sauli këtë?

  4. Kur Davidi po i bie harpës për Saulin, çfarë ndodh për herë të tretë, siç tregohet në figurë?

  5. Si e ndihmon Mikala Davidin që të shpëtojë dhe çfarë detyrohet të bëjë më pas Davidi për shtatë vjet?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 1 Samuelit 18:1-30.

    1. Në ç’mënyrë dashuria e pathyeshme e Jonatanit për Davidin simbolizoi dashurinë reciproke që ekziston ndërmjet ‘deleve të tjera’ dhe ‘kopesë së vogël’? (1 Sam. 18:1; Gjoni 10:16; Luka 12:32; Zak. 8:23)

    2.  Meqë normalisht fronin e Saulit do ta kishte trashëguar Jonatani, si tregon 1 Samuelit 18:4 nënshtrimin e jashtëzakonshëm të Jonatanit ndaj atij që ishte zgjedhur si mbret?

    3.  Si tregon shembulli i Saulit se xhelozia mund të çojë në mëkat të rëndë dhe çfarë paralajmërimi përbën kjo për ne? (1 Sam. 18:7-9, 25; Jak. 3:14-16)

  2. Lexo 1 Samuelit 19:1-17.

    Si e vuri Jonatani jetën e vet në rrezik, kur doli kundër Saulit? (1 Sam. 19:1, 4-6; Prov. 16:14)

Tregimi 60

Abigaila dhe Davidi

  1. Si e quajnë gruan që po vjen për të takuar Davidin dhe çfarë njeriu është ajo?

  2. Kush është Nabali?

  3. Pse Davidi dërgon disa nga njerëzit e tij që t’i kërkojnë një favor Nabalit?

  4. Çfarë u thotë Nabali njerëzve të Davidit dhe si reagon ky i fundit?

  5. Si e tregon Abigaila se është grua e mençur?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 1 Samuelit 22:1-4.

    Në ç’mënyrë shembulli i shkëlqyer i familjes së Davidit na tregon si duhet ta mbështetim njëri-tjetrin në vëllazërinë e krishterë? (Prov. 17:17; 1 Sel. 5:14)

  2. Lexo 1 Samuelit 25:1-43.

    1. Pse Nabali përshkruhet me fjalë kaq përçmuese? (1 Sam. 25:2-5, 10, 14, 21, 25)

    2.  Çfarë mund të mësojnë gratë e krishtere sot nga shembulli i Abigailës? (1 Sam. 25:32, 33; Prov. 31:26; Efes. 5:24)

    3.  Cilat ishin dy gjërat e këqija që shmangu Davidi, falë ndihmës së Abigailës? (1 Sam. 25:31, 33; Rom. 12:19; Efes. 4:26)

    4.  Si i ndihmon burrat sot reagimi i Davidit ndaj fjalëve të Abigailës, që të kenë pikëpamjen e Jehovait për gratë? (Vep. 21:8, 9; Rom. 2:11; 1 Pjet. 3:7)

Tregimi 61

Davidi bëhet mbret

  1. Çfarë bënë Davidi dhe Abishai, kur Sauli ishte duke fjetur në kampin e tij?

  2. Çfarë pyetjesh i bën Davidi Saulit?

  3. Pasi largohet nga Sauli, ku shkon Davidi?

  4. Çfarë e trishton kaq shumë Davidin, sa shkruan një këngë prekëse?

  5. Sa vjeç është Davidi kur bëhet mbret në Hebron dhe si quhen disa nga djemtë e tij?

  6. Ku sundon më vonë si mbret Davidi?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 1 Samuelit 26:1-25.

    1. Çfarë qëndrimi kishte Davidi ndaj rregullit teokratik, siç e tregojnë fjalët e tij te 1 Samuelit 26:11? (Psal. 37:7; Rom. 13:2)

    2.  Si na ndihmojnë fjalët e Davidit te 1 Samuelit 26:23 që të mbajmë pikëpamjen e duhur, kur bëjmë shumë përpjekje për të shprehur dashamirësi, por nuk na përgjigjen me mirënjohje? (1 Mbret. 8:32; Psal. 18:20)

  2. Lexo 2 Samuelit 1:26.

    Si mund të zhvillojnë të krishterët sot të njëjtën «dashuri të zjarrtë për njëri-tjetrin» që kishin Davidi me Jonatanin? (1 Pjet. 4:8; Kolos. 3:14; 1 Gjon. 4:12)

  3. Lexo 2 Samuelit 5:1-10.

    1. Sa vjet mbretëroi Davidi dhe si ishte ndarë kjo periudhë? (2 Sam. 5:4, 5)

    2.  Si e arriti Davidi madhështinë e tij dhe si shërben kjo për ne sot si një përkujtues? (2 Sam. 5:10; 1 Sam. 16:13; 1 Kor. 1:31; Filip. 4:13)

Tregimi 62

Probleme në shtëpinë e Davidit

  1. Çfarë ndodh më në fund me tokën e Kanaanit, me ndihmën e Jehovait?

  2. Çfarë ndodh një mbrëmje, ndërsa Davidi po rri në tarracën e pallatit të tij?

  3. Pse Jehovai zemërohet shumë me Davidin?

  4. Kë dërgon Jehovai që t’i flasë Davidit për mëkatet e tij, siç e shohim në figurë, dhe çfarë thotë ai se do t’i ndodhë Davidit?

  5. Çfarë problemesh i ndodhin Davidit?

  6. Kush bëhet mbret i Izraelit pas Davidit?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 2 Samuelit 11:1-27.

    1. Si jemi të mbrojtur duke qenë të zënë në shërbim të Jehovait?

    2.  Çfarë e tërhoqi Davidin drejt mëkatit dhe ç’paralajmërim përbën kjo për shërbëtorët e Jehovait sot? (2 Sam. 11:2; Mat. 5:27-29; 1 Kor. 10:12; Jak. 1:14, 15)

  2. Lexo 2 Samuelit 12:1-18.

    1. Çfarë mund të mësojnë pleqtë dhe prindërit nga mënyra se si i foli Natani Davidit dhe si ia dha këshillat? (2 Sam. 12:1-4; Prov. 12:18; Mat. 13:34)

    2.  Pse Jehovai i tregoi mëshirë Davidit? (2 Sam. 12:13; Psal. 32:5; 2 Kor. 7:9, 10)

Tregimi 63

Mbreti i mençur Solomon

  1. Çfarë i thotë Jehovai Solomonit dhe si përgjigjet ky?

  2. Çfarë premton t’i japë Jehovai Solomonit, ngaqë kënaqet me përgjigjen e tij?

  3. Cilin problem të vështirë ngrenë para Solomonit dy gra?

  4. Si e zgjidh Solomoni problemin, siç mund ta shohësh në figurë?

  5. Si është mbretërimi i Solomonit dhe përse?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 1 Mbretërve 3:3-28.

    1. Çfarë mund të mësojnë nga fjalët e sinqerta të Solomonit te 1 Mbretërve 3:7, burrat që kanë përgjegjësi në organizatën e Perëndisë sot? (Psal. 119:105; Prov. 3:5, 6)

    2.  Pse kërkesa e Solomonit është një shembull shumë i mirë se për cilat gjëra është e përshtatshme të lutemi? (1 Mbret. 3:9, 11; Prov. 30:8, 9; 1 Gjon. 5:14)

    3.  Çfarë sigurie na jep mënyra si e zgjidhi Solomoni grindjen mes dy grave, për mbretërimin e ardhshëm të Solomonit të Madh, Jezu Krishtit? (1 Mbret. 3:28; Isa. 9:6, 7; 11:2-4)

  2. Lexo 1 Mbretërve 4:29-34.

    1. Si iu përgjigj Jehovai kërkesës së Solomonit për një zemër të bindur? (1 Mbret. 4:29)

    2.  Çfarë qëndrimi duhet të kemi ne ndaj studimit të Fjalës së Perëndisë, duke parë përpjekjet që bënin njerëzit për të dëgjuar fjalët e mençura të Solomonit? (1 Mbret. 4:29, 34; Gjoni 17:3; 2 Tim. 3:16)

Tregimi 64

Solomoni ndërton tempullin

  1. Sa kohë i duhet Solomonit që të mbarojë së ndërtuari tempullin e Jehovait dhe pse kushton kaq shumë para ky ndërtim?

  2. Sa dhoma kryesore ka tempulli dhe çfarë vendoset në dhomën e brendshme?

  3. Çfarë thotë Solomoni në lutje, kur mbaron tempulli?

  4. Si e tregon Jehovai se është i kënaqur me lutjen e Solomonit?

  5. Për çfarë e shtyjnë Solomonin gratë e tij, dhe çfarë ndodh me të?

  6. Pse zemërohet Jehovai me Solomonin dhe çfarë i thotë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 1 Kronikave 28:9, 10.

    Çfarë duhet të përpiqemi të bëjmë çdo ditë në jetë, duke pasur parasysh fjalët e Davidit te 1 Kronikave 28:9, 10? (Psal. 19:14; Filip. 4:8, 9)

  2. Lexo 2 Kronikave 6:12-21, 32-42.

    1. Si e tregoi Solomoni se asnjë ndërtesë e bërë nga njerëzit nuk mund të mbajë Perëndinë Më të Lartë? (2 Kron. 6:18; Vep. 17:24, 25)

    2.  Çfarë tregojnë për Jehovain fjalët e Solomonit te 2 Kronikave 6:32, 33? (Vep. 10:34, 35; Gal. 2:6)

  3. Lexo 2 Kronikave 7:1-5.

    Ashtu si bijtë e Izraelit, që u ndien të shtyrë t’i thurnin lavde Jehovait kur panë lavdinë e tij, si duhet të reagojmë ne, kur mendojmë për bekimin e Jehovait mbi popullin e tij? (2 Kron. 7:3; Psal. 22:22; 34:1; 96:2)

  4. Lexo 1 Mbretërve 11:9-13.

    Si e tregon jeta e Solomonit se sa e rëndësishme është të qëndrojmë besnikë deri në fund? (1 Mbret. 11:4, 9; Mat. 10:22; Zbul. 2:10)

Tregimi 65

Mbretëria ndahet

  1. Si quhen dy burrat që shohim në figurë dhe cilët janë?

  2. Çfarë bën Akijahu me rrobën që ka në dorë dhe çfarë do të thotë ky veprim?

  3. Çfarë përpiqet të bëjë Solomoni me Jeroboamin?

  4. Pse njerëzit e bëjnë Jeroboamin mbret mbi dhjetë fise?

  5. Pse Jeroboami bën dy viça të artë dhe çfarë ndodh shumë shpejt në vend?

  6. Çfarë ndodh me mbretërinë prej dy fisesh dhe me tempullin e Jehovait në Jerusalem?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 1 Mbretërve 11:26-43.

    Çfarë njeriu ishte Jeroboami dhe çfarë i premtoi Jehovai, në qoftë se ai do të zbatonte ligjet e Perëndisë? (1 Mbret. 11:28, 38)

  2. Lexo 1 Mbretërve 12:1-33.

    1. Çfarë mund të mësojnë prindërit dhe pleqtë nga shembulli i keq i Rehoboamit, lidhur me keqpërdorimin e autoritetit? (1 Mbret. 12:13; Ekl. 7:7; 1 Pjet. 5:2, 3)

    2.  Kujt duhet t’i drejtohen për udhëheqje të besueshme të rinjtë sot, kur kanë për të marrë vendime të rëndësishme në jetë? (1 Mbret. 12:6, 7; Prov. 1:8, 9; 2 Tim. 3:16, 17; Hebr. 13:7)

    3.  Çfarë e shtyu Jeroboamin të ngrinte dy qendra për adhurimin e viçit dhe si tregoi kjo një mungesë të madhe besimi te Jehovai? (1 Mbret. 11:37; 12:26-28)

    4.  Kush i çoi banorët e mbretërisë me dhjetë fise në rebelim kundër adhurimit të vërtetë? (1 Mbret. 12:32, 33)

Tregimi 66

Jezebela, një mbretëreshë e ligë

  1. Kush është Jezebela?

  2. Pse një ditë mbreti Akab është i mërzitur?

  3. Çfarë bën Jezebela që t’ia marrë vreshtin Nabotit për t’ia dhënë burrit të vet, Akabit?

  4. Kë dërgon Jehovai për të ndëshkuar Jezebelën?

  5. Siç e sheh në figurë, çfarë ndodh kur Jehu mbërrin te pallati i Jezebelës?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 1 Mbretërve 16:29-33 dhe 18:3, 4.

    Sa të këqija ishin kushtet në Izrael në kohën kur mbretëroi Akabi? (1 Mbret. 16:33)

  2. Lexo 1 Mbretërve 21:1-16.

    1. Si tregoi Naboti guxim dhe besnikëri ndaj Jehovait? (1 Mbret. 21:1-3; Lev. 25:23-28)

    2.  Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i Akabit, për mënyrën si duhen përballuar zhgënjimet? (1 Mbret. 21:4; Rom. 5:3-5)

  3. Lexo 2 Mbretërve 9:30-37.

    Çfarë mund të mësojmë nga zelli i Jehut për të bërë vullnetin e Jehovait? (2 Mbret. 9:4-10; 2 Kor. 9:1, 2; 2 Tim. 4:2)

Tregimi 67

Jehozafati ka besim te Jehovai

  1. Kush është Jehozafati dhe në ç’kohë jeton?

  2. Pse kanë frikë izraelitët dhe çfarë bëjnë shumë prej tyre?

  3. Ç’përgjigje i jep Jehovai lutjes së Jehozafatit?

  4. Çfarë shkakton Jehovai para betejës?

  5. Çfarë mund të mësojmë nga Jehozafati?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 2 Kronikave 20:1-30.

    1. Si e tregoi qartë Jehozafati se çfarë duhet të bëjnë shërbëtorët besnikë të Perëndisë kur hasin rrethana kërcënuese? (2 Kron. 20:12; Psal. 25:15; 62:1)

    2.  Meqë Jehovai gjithnjë ka komunikuar me popullin e tij me anë të një kanali, cilin kanal përdor sot? (2 Kron. 20:14, 15; Mat. 24:45-47; Gjoni 15:15)

    3.  Kur Perëndia i Plotfuqishëm të fillojë «luftën e ditës së [tij të] madhe», në ç’mënyrë gjendja jonë do të jetë e ngjashme me atë të Jehozafatit? (2 Kron. 20:15, 17; 32:8; Zbul. 16:14, 16)

    4.  Duke imituar levitët, ç’lloj ndihmese japin pionierët dhe misionarët ndaj veprës mbarëbotërore të predikimit sot? (2 Kron. 20:19, 21; Rom. 10:13-15; 2 Tim. 4:2)

Tregimi 68

Dy djem kthehen prapë në jetë

  1. Cilët janë tre njerëzit që sheh në figurë dhe çfarë ndodh me djalin e vogël?

  2. Si lutet Elija për djalin dhe çfarë ndodh më pas?

  3. Si e quajnë ndihmësin e Elijas?

  4. Pse e thërrasin Eliseun në shtëpinë e një gruaje në Shunem?

  5. Çfarë bën Eliseu dhe çfarë ndodh me fëmijën e vdekur?

  6. Çfarë fuqie ka Jehovai, siç tregohet nëpërmjet Elijas dhe Eliseut?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 1 Mbretërve 17:8-24.

    1. Si u vu në provë bindja dhe besimi i Elijas? (1 Mbret. 17:9; 19:1-4, 10)

    2.  Pse ishte i jashtëzakonshëm besimi i vejushës nga Zarefati? (1 Mbret. 17:12-16; Luka 4:25, 26)

    3.  Si e nxjerr në pah përvoja e vejushës nga Zarefati vërtetësinë e fjalëve të Jezuit te Mateu 10:41, 42? (1 Mbret. 17:10-12, 17, 23, 24)

  2. Lexo 2 Mbretërve 4:8-37.

    1. Çfarë na mëson gruaja nga Shunemi për sa i përket mikpritjes? (2 Mbret. 4:8; Luka 6:38; Rom. 12:13; 1 Gjon. 3:17)

    2.  Në cilat mënyra mund të tregohemi mirëdashës ndaj shërbëtorëve të Perëndisë sot? (Vep. 20:35; 28:1, 2; Gal. 6:9, 10; Hebr. 6:10)

Tregimi 69

Një vajzë ndihmon një burrë të fuqishëm

  1. Çfarë po i thotë në këtë figurë vajza e vogël kësaj zonje?

  2. Kush është zonja në figurë dhe çfarë pune bën vajza e vogël në shtëpinë e zonjës?

  3. Sipas udhëzimeve të profetit, çfarë duhet t’i thotë shërbëtori i Eliseut Naamanit, e përse zemërohet Naamani?

  4. Çfarë ndodh kur Naamani i dëgjon shërbëtorët e tij?

  5. Pse Eliseu nuk e pranon dhuratën e Naamanit, por çfarë bën Gehazi?

  6. Çfarë i ndodh Gehazit dhe ç’mund të mësojmë nga kjo?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 2 Mbretërve 5:1-27.

    1. Si mund t’i inkurajojë fëmijët sot shembulli që la vajza e vogël izraelite? (2 Mbret. 5:3; Psal. 8:2; 148:12, 13)

    2.  Pse është mirë ta mbajmë në mendje shembullin e Naamanit, kur marrim këshilla biblike? (2 Mbret. 5:15; Hebr. 12:5, 6; Jak. 4:6)

    3.  Çfarë mësimesh mund të nxjerrim, kur krahasojmë shembullin e Eliseut me atë të Gehazit? (2 Mbret. 5:9, 10, 14-16, 20; Mat. 10:8; Vep. 5:1-5; 2 Kor. 2:17)

Tregimi 70

Jonai dhe peshku i madh

  1. Kush është Jonai dhe çfarë urdhri merr nga Jehovai?

  2. Çfarë bën Jonai, ngaqë nuk dëshiron të shkojë atje ku i thotë Jehovai?

  3. Çfarë thotë Jonai se duhet të bëjnë marinarët, me qëllim që të pushojë stuhia?

  4. Siç e shikon në figurë, çfarë ndodh kur Jonai zhytet poshtë në ujë?

  5. Për sa kohë rri Jonai brenda barkut të peshkut të madh e çfarë bën atje?

  6. Ku shkon Jonai pasi del nga barku i peshkut të madh dhe çfarë na mëson kjo?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Jonain 1:1-17.

    Si ndihej, me sa duket, Jonai për caktimin që t’u predikonte ninevitëve? (Jon. 1:2, 3; Prov. 3:7; Ekl. 8:12)

  2. Lexo Jonain 2:1, 2, 10.

    Nga përvoja e Jonait, si fitojmë sigurinë se Jehovai do t’u përgjigjet lutjeve tona? (Psal. 22:24; 34:6; 1 Gjon. 5:14)

  3. Lexo Jonain 3:1-10.

    1. Çfarë inkurajimi marrim nga fakti që Jehovai vazhdoi ta përdorte Jonain, edhe pse ky në fillim nuk e përmbushi caktimin e tij? (Psal. 103:14; 1 Pjet. 5:10)

    2.  Çfarë na mëson përvoja e Jonait me ninevitët, në lidhje me paragjykimin që mund të kemi në territor ndaj njerëzve? (Jon. 3:6-9; Ekl. 11:6; Vep. 13:48)

Tregimi 71

Perëndia premton një Parajsë

  1. Kush ishte Isaia, kur jetoi dhe çfarë i tregoi Jehovai atij?

  2. Çfarë do të thotë fjala «parajsë» dhe çfarë të sjell ndër mend?

  3. Çfarë i tha Jehovai Isaisë të shkruante për Parajsën e re?

  4. Pse e humbën shtëpinë e tyre të bukur Adami dhe Eva?

  5. Çfarë premton Jehovai për ata që e duan?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Isainë 11:6-9.

    1. Si e përshkruan Fjala e Perëndisë paqen që do të ekzistojë midis kafshëve dhe njerëzve në botën e re? (Psal. 148:10, 13; Isa. 65:25; Ezek. 34:25)

    2.  Si po përmbushen në kuptimin frymor fjalët e Isaisë mes popullit të Jehovait sot? (Rom. 12:2; Efes. 4:23, 24)

    3.  Kush duhet ta marrë meritën për ndryshimet e personalitetit te njerëzit, qoftë tani, qoftë në botën e re? (Isa. 48:17, 18; Gal. 5:22, 23; Filip. 4:7)

  2. Lexo Zbulesën 21:3, 4.

    1. Si tregojnë Shkrimet se, kur thuhet që Perëndia banon me njerëzit, do të thotë se është i pranishëm në kuptim të figurshëm, jo që është fizikisht i pranishëm këtu në tokë? (Lev. 26:11, 12; 2 Kron. 6:18; Isa. 66:1; Zbul. 21:2, 3, 22-24)

    2.  Cilët lot e cilat dhembje nuk do të jenë më? (Luka 8:49-52; Rom. 8:21, 22; Zbul. 21:4)

Tregimi 72

Perëndia ndihmon mbretin Hezekia

  1. Kush është burri në figurë dhe pse është në hall të madh?

  2. Çfarë përmbajnë letrat që Hezekia ka vënë para Perëndisë dhe si lutet ai?

  3. Çfarë mbreti është Hezekia dhe çfarë mesazhi i dërgon atij Jehovai nëpërmjet profetit Isaia?

  4. Çfarë bën engjëlli i Jehovait me asirianët, siç tregohet në figurë?

  5. Edhe pse mbretëria me dy fise ka paqe për njëfarë kohe, çfarë ndodh pasi vdes Hezekia?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 2 Mbretërve 18:1-36.

    1. Si u përpoq Rabshakehu, përfaqësuesi i asirianëve, t’ua dobësonte besimin izraelitëve? (2 Mbret. 18:19, 21; Dal. 5:2; Psal. 64:3)

    2.  Si e ndjekin Dëshmitarët e Jehovait shembullin e Hezekisë, kur i sulmojnë kundërshtarët? (2 Mbret. 18:36; Psal. 39:1; Prov. 26:4; 2 Tim. 2:24)

  2. Lexo 2 Mbretërve 19:1-37.

    1. Si e imitojnë Hezekinë shërbëtorët e Jehovait sot, kur kanë vështirësi? (2 Mbret. 19:1, 2; Prov. 3:5, 6; Hebr. 10:24, 25; Jak. 5:14, 15)

    2.  Çfarë disfate të trefishtë pati mbreti Senakerib dhe kë paraqet ai në mënyrë profetike? (2 Mbret. 19:32, 35, 37; Zbul. 20:2, 3)

  3. Lexo 2 Mbretërve 21:1-6, 16.

    Pse mund të thuhet se Manaseu ishte një nga mbretërit më të ligj që kanë mbretëruar në Jerusalem? (2 Kron. 33:4-6, 9)

Tregimi 73

Mbreti i fundit i mirë i Izraelit

  1. Sa vjeç është Josia kur bëhet mbret dhe çfarë fillon të bëjë, pasi ka mbretëruar për shtatë vjet?

  2. Çfarë po bën Josia, siç e sheh në figurën e parë?

  3. Çfarë gjen kryeprifti, kur burrat po riparojnë tempullin?

  4. Pse i gris rrobat e tij Josia?

  5. Cilin mesazh nga Jehovai i jep profetesha Hulda Josisë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 2 Kronikave 34:1-28.

    1. Çfarë shembulli përbën Josia për ata që mund të kenë pasur një fëmijëri të vështirë? (2 Kron. 33:21-25; 34:1, 2; Psal. 27:10)

    2.  Çfarë hapash të rëndësishëm bëri Josia për të çuar përpara adhurimin e vërtetë në vitin e tetë, të 12-të dhe të 18-të të mbretërimit të tij? (2 Kron. 34:3, 8)

    3.  Çfarë mësimesh për sa i përket mirëmbajtjes së vendeve të adhurimit, mund të nxjerrim nga shembulli që la mbreti Josia dhe kryeprifti Hilkiah? (2 Kron. 34:9-13; Prov. 11:14; 1 Kor. 10:31)

Tregimi 74

Një burrë që s’ka frikë

  1. Kush është burri në figurë?

  2. Çfarë mendon Jeremia kur Jehovai i thotë se do të bëhet profet, por pastaj çfarë i thotë Jehovai?

  3. Cilin mesazh u jep vazhdimisht Jeremia njerëzve?

  4. Si përpiqen priftërinjtë ta ndalin Jereminë, por si tregon ai se nuk ka frikë?

  5. Çfarë ndodh kur izraelitët nuk e ndryshojnë sjelljen e tyre të keqe?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Jereminë 1:1-8.

    1. Si kualifikohet një njeri për t’i shërbyer Jehovait, siç e tregon shembulli i Jeremisë? (2 Kor. 3:5, 6)

    2.  Çfarë inkurajimi u jep shembulli i Jeremisë të rinjve të krishterë sot? (Ekl. 12:1; 1 Tim. 4:12)

  2. Lexo Jereminë 10:1-5.

    Cilin ilustrim të fuqishëm përdor Jeremia për të treguar sa e kotë është t’u besosh idhujve? (Jer. 10:5; Isa. 46:7; Hab. 2:19)

  3. Lexo Jereminë 26:1-16.

    1. Si e ka zbatuar sot mbetja e mirosur, ndërsa jep mesazhin paralajmërues, urdhrin që Jehovai i dha Jeremisë për ‘të mos hequr as edhe një fjalë’? (Jer. 26:2; Ligj. 4:2; Vep. 20:27)

    2.  Çfarë shembulli të mirë la Jeremia për Dëshmitarët e Jehovait sot, për sa i përket shpalljes së paralajmërimit të Jehovait te kombet? (Jer. 26:8, 12, 14, 15; 2 Tim. 4:1-5)

  4. Lexo 2 Mbretërve 24:1-17.

    Çfarë pasojash të trishtueshme erdhën kur Juda nuk i qëndroi besnike Jehovait? (2 Mbret. 24:2-4, 14)

Tregimi 75

Katër djem në Babiloni

  1. Cilët janë katër djemtë në figurë dhe pse janë në Babiloni?

  2. Çfarë planesh ka Nabukodonosori për këta katër djem dhe çfarë urdhrash u jep shërbëtorëve të tij?

  3. Çfarë kërkese bën Danieli për ushqimin dhe pijen, për vete e për tre shokët e tij?

  4. Pasi kanë ngrënë perime për dhjetë ditë, si duken Danieli dhe tre shokët e tij në krahasim me të rinjtë e tjerë?

  5. Si ndodh që Danieli dhe tre shokët e tij janë në pallatin e mbretit dhe në ç’kuptim janë më të mirë se priftërinjtë dhe se njerëzit e mençur?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Danielin 1:1-21.

    1. Çfarë përpjekjesh nevojiten, nëse duam t’u kundërvihemi tundimeve dhe të kapërcejmë dobësitë? (Dan. 1:8; Zan. 39:7, 10; Gal. 6:9)

    2.  Si mund të tundohen të rinjtë e sotëm ose si mund t’u bëhet presion për të rendur pas atyre gjërave që për disa janë si ato «ushqime të zgjedhura» në kohën e Danielit? (Dan. 1:8; Prov. 20:1; 2 Kor. 6:17–7:1)

    3.  Çfarë kuptojmë në lidhje me njohurinë që ofron bota, duke lexuar tregimin biblik për katër të rinjtë hebrenj? (Dan. 1:20; Isa. 54:13; 1 Kor. 3:18-20)

Tregimi 76

Jerusalemi shkatërrohet

  1. Çfarë po ndodh me Jerusalemin dhe me izraelitët që shohim në figurë?

  2. Kush është Ezekieli dhe çfarë gjërash tronditëse i tregon Jehovai atij?

  3. Çfarë premton Jehovai se do të bëjë, duke qenë se izraelitët nuk kanë respekt për të?

  4. Çfarë bën mbreti Nabukodonosor pasi izraelitët rebelohen kundër tij?

  5. Pse Jehovai lejon që izraelitëve t’u bjerë ky shkatërrim i tmerrshëm?

  6. Si ndodh që toka e Izraelit ngelet pa njerëz fare dhe sa vjet zgjat kjo?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 2 Mbretërve 25:1-26.

    1. Kush ishte Zedekia, çfarë i ndodhi dhe si përmbushi kjo profecinë biblike? (2 Mbret. 25:5-7; Ezek. 12:13-15)

    2.  Kë konsideroi përgjegjës Jehovai për jobesnikërinë që kishte treguar Izraeli? (2 Mbret. 25:9, 11, 12, 18, 19; 2 Kron. 36:14, 17)

  2. Lexo Ezekielin 8:1-18.

    Si i ka imituar i ashtuquajturi krishterim izraelitët apostatë që adhuronin diellin? (Ezek. 8:16; Isa. 5:20, 21; Gjoni 3:19-21; 2 Tim. 4:3)

Tregimi 77

Ata nuk u përkulën

  1. Çfarë urdhri i ka dhënë popullit Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë?

  2. Pse tre shokët e Danielit nuk përkulen para shëmbëlltyrës prej ari?

  3. Kur Nabukodonosori u jep tre hebrenjve një mundësi tjetër që të përkulen, si tregojnë ata se kanë besim te Jehovai?

  4. Çfarë urdhri u jep Nabukodonosori njerëzve të tij lidhur me Shadrakun, Meshakun dhe Abednegon?

  5. Çfarë sheh Nabukodonosori kur zgjat kokën te furra?

  6. Pse mbreti i jep lavdi Perëndisë së Shadrakut, Meshakut dhe Abednegos, e çfarë shembulli janë ata për ne?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Danielin 3:1-30.

    1. Cilin qëndrim që shfaqën tre të rinjtë hebrenj duhet të imitojnë gjithë shërbëtorët e Perëndisë, kur hasin sprova integriteti? (Dan. 3:17, 18; Mat. 10:28; Rom. 14:7, 8)

    2.  Çfarë mësimi të rëndësishëm i dha Perëndia Jehova Nabukodonosorit? (Dan. 3:28, 29; 4:34, 35)

Tregimi 78

Shkrimi në mur

  1. Çfarë ndodh kur mbreti i Babilonisë bën një festë të madhe dhe përdor kupat e vazot që kishte marrë nga tempulli i Jehovait në Jerusalem?

  2. Çfarë u thotë Belshazari njerëzve të tij të mençur, por çfarë nuk arrijnë të bëjnë ata?

  3. Çfarë i thotë e ëma mbretit që të bëjë?

  4. Sipas asaj që i thotë Danieli mbretit, pse e ka dërguar Perëndia dorën që të shkruajë në mur?

  5. Si e shpjegon Danieli kuptimin e fjalëve që janë shkruar në mur?

  6. Çfarë ndodh ndërsa Danieli është ende duke folur?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Danielin 5:1-31.

    1. Trego si ndryshon frika ndaj Perëndisë nga frika që ndjeu Belshazari kur pa dorën që shkruante në mur. (Dan. 5:6, 7; Psal. 19:9; Rom. 8:35-39)

    2.  Si tregoi guxim të madh Danieli kur ishte para Belshazarit dhe fisnikëve të tjerë? (Dan. 5:17, 18, 22, 26-28; Vep. 4:29)

    3.  Si e thekson kapitulli 5 i Danielit, sovranitetin universal të Jehovait? (Dan. 4:17, 25; 5:21)

Tregimi 79

Danieli në gropën e luanëve

  1. Kush është Dari dhe ç’mendim ka ai për Danielin?

  2. Për çfarë e bindin Darin disa burra xhelozë?

  3. Çfarë bën Danieli kur merr vesh për këtë ligj të ri?

  4. Pse Dari është shumë i shqetësuar, saqë nuk mund të flejë natën dhe çfarë bën mëngjesin tjetër?

  5. Si i përgjigjet Danieli Darit?

  6. Çfarë ndodh me burrat e këqij që u përpoqën të vritnin Danielin dhe çfarë u shkruan Dari gjithë banorëve në mbretërinë e tij?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Danielin 6:1-28.

    1. Në ç’mënyrë komploti që u bë kundër Danielit na kujton përpjekjet e kundërshtarëve për të ndalur veprën e Dëshmitarëve të Jehovait në ditët e sotme? (Dan. 6:7; Psal. 94:20; Isa. 10:1; Rom. 8:31)

    2.  Si mund ta imitojnë sot Danielin shërbëtorët e Perëndisë, duke iu nënshtruar ‘autoriteteve më të larta’? (Dan. 6:5, 10; Rom. 13:1; Vep. 5:29)

    3.  Si mund ta imitojmë shembullin e Danielit, që i shërbeu Jehovait «pareshtur»? (Dan. 6:16, 20; Filip. 3:16; Zbul. 7:15)

Tregimi 80

Populli i Perëndisë largohet nga Babilonia

  1. Çfarë po bëjnë izraelitët, siç tregohet në figurë?

  2. Si e përmbushi Kiri profecinë që kishte bërë Jehovai nëpërmjet Isaisë?

  3. Çfarë u thotë Kiri izraelitëve që nuk mund të kthehen në Jerusalem?

  4. Çfarë u jep Kiri njerëzve, që të marrin me vete për në Jerusalem?

  5. Sa kohë u duhet izraelitëve për t’u kthyer në Jerusalem?

  6. Sa vjet kanë kaluar që kur toka është lënë krejt e shkretë, pa njerëz?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Isainë 44:28 dhe 45:1-4.

    1. Si e theksoi Jehovai se profecia për Kirin do të përmbushej me siguri? (Isa. 55:10, 11; Rom. 4:17)

    2.  Çfarë tregon profecia e Isaisë për Kirin, lidhur me aftësinë e Perëndisë Jehova për të parathënë të ardhmen? (Isa. 42:9; 45:21; 46:10, 11; 2 Pjet. 1:20)

  2. Lexo Ezdrën 1:1-11.

    Duke ndjekur shembullin e atyre që nuk mund të kthehen në Jerusalem, si mundemi ne sot ‘t’i forcojmë duart’ e atyre që kanë mundësi të hyjnë në shërbimin e plotkohor? (Ezd. 1:4, 6, shënimi; Rom. 12:13; Kolos. 4:12)

Tregimi 81

Besimi në ndihmën e Perëndisë

  1. Sa njerëz bëjnë udhëtimin e gjatë nga Babilonia për në Jerusalem, por çfarë gjejnë kur arrijnë atje?

  2. Çfarë fillojnë të ndërtojnë izraelitët sapo mbërrijnë, por çfarë bëjnë armiqtë e tyre?

  3. Cilët janë Hageu dhe Zakaria, e çfarë u thonë njerëzve?

  4. Pse Tatenai dërgon një letër në Babiloni dhe çfarë përgjigjeje merr?

  5. Çfarë bën Ezdra kur merr vesh se ka nevojë të meremetohet tempulli i Perëndisë?

  6. Për çfarë po lutet Ezdra në figurë, si merr përgjigje lutja e tij dhe çfarë na mëson kjo?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Ezdrën 3:1-13.

    Nëse do të na ndodhë që të jemi në një zonë ku nuk ka kongregacion, çfarë duhet të vazhdojmë të bëjmë? (Ezd. 3:3, 6; Vep. 17:16, 17; Hebr. 13:15)

  2. Lexo Ezdrën 4:1-7.

    Çfarë shembulli la Zorobabeli për shërbëtorët e Jehovait, për sa i përket përzierjes së besimeve? (Dal. 34:12; 1 Kor. 15:33; 2 Kor. 6:14-17)

  3. Lexo Ezdrën 5:1-5, 17 dhe 6:1-22.

    1. Pse kundërshtarët nuk ishin në gjendje ta ndalnin punën për ndërtimin e tempullit? (Ezd. 5:5; Isa. 54:17)

    2.  Në ç’mënyrë veprimi që bënë pleqtë e popullit jude i inkurajon pleqtë e krishterë që të kërkojnë udhëheqjen e Jehovait kur kanë të bëjnë me kundërshtarët? (Ezd. 6:14; Psal. 32:8; Rom. 8:31; Jak. 1:5)

  4. Lexo Ezdrën 8:21-23, 28-36.

    Para se të fillojmë të bëjmë ndonjë veprim, cilin shembull të Ezdrës do të bënim mirë të ndiqnim? (Ezd. 8:23; Psal. 127:1; Prov. 10:22; Jak. 4:13-15)

Tregimi 82

Mordekai dhe Estera

  1. Cilët janë Mordekai dhe Estera?

  2. Pse mbreti Asuer dëshiron një grua tjetër dhe kë zgjedh?

  3. Kush është Hamani dhe çfarë e zemëron shumë?

  4. Cilin ligj bën mbreti dhe çfarë bën Estera, pasi merr një mesazh nga Mordekai?

  5. Çfarë ndodh me Hamanin dhe me Mordekain?

  6. Si shpëtojnë izraelitët nga armiqtë e tyre?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Esterën 2:12-18.

    Si tregoi Estera me veprimet e saj, se sa vlerë ka të zhvillosh ‘një frymë të qetë e të butë’? (Est. 2:15; 1 Pjet. 3:1-5)

  2. Lexo Esterën 4:1-17.

    Siç iu dha mundësia Esterës të vepronte për të mbrojtur adhurimin e vërtetë, çfarë mundësie na jepet sot për të shprehur përkushtimin dhe besnikërinë tonë ndaj Jehovait? (Est. 4:13, 14; Mat. 5:14-16; 24:14)

  3. Lexo Esterën 7:1-6.

    Si kanë rrezikuar përndjekjen shumë shërbëtorë të Perëndisë sot, siç ndodhi edhe me Esterën? (Est. 7:4; Mat. 10:16-22; 1 Pjet. 2:12)

Tregimi 83

Muret e Jerusalemit

  1. Si ndiheshin izraelitët, ngaqë nuk kishin mure përreth qytetit të tyre, Jerusalemit?

  2. Kush është Nehemia?

  3. Çfarë pune ka Nehemia dhe pse kjo është një punë e rëndësishme?

  4. Cili lajm e trishton Neheminë dhe çfarë bën ai?

  5. Si i tregon dashamirësi mbreti Artakserks Nehemisë?

  6. Si e rregullon Nehemia punën e ndërtimit, që armiqtë e izraelitëve të mos e ndalin dot?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Neheminë 1:4-6 dhe 2:1-20.

    Si e kërkoi Nehemia udhëheqjen e Jehovait? (Neh. 2:4, 5; Rom. 12:12; 1 Pjet. 4:7)

  2. Lexo Neheminë 3:3-5.

    Çfarë mund të mësojnë pleqtë dhe shërbëtorët ndihmës nga ndryshimi ndërmjet tekoitëve dhe ‘parisë së tyre’? (Neh. 3:5, 27; 2 Sel. 3:7-10; 1 Pjet. 5:5)

  3. Lexo Neheminë 4:1-23.

    1. Çfarë i motivoi izraelitët që të vazhdonin të ndërtonin, pavarësisht nga kundërshtimi i ashpër? (Neh. 4:6, 8, 9; Psal. 50:15; Isa. 65:13, 14)

    2.  Si na inkurajon sot shembulli i izraelitëve?

  4. Lexo Neheminë 6:15.

    Çfarë tregon për fuqinë që ka besimi, fakti që muret e Jerusalemit u përfunduan brenda dy muajsh? (Psal. 56:3, 4; Mat. 17:20; 19:26)

Tregimi 84

Një engjëll viziton Marinë

  1. Kush është gruaja në figurë?

  2. Çfarë i thotë Gabrieli Marisë?

  3. Si i shpjegon Gabrieli Marisë se ajo do të ketë një fëmijë, edhe pse nuk ka jetuar me një burrë?

  4. Çfarë ndodh kur Maria viziton kushërirën e saj, Elizabetën?

  5. Çfarë mendon Jozefi kur merr vesh se Maria do të ketë një fëmijë, por pse ndryshon mendje pastaj?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Lukën 1:26-56.

    1. Çfarë tregon Luka 1:35 lidhur me ndonjë papërsosmëri për faj të mëkatit adamik në vezën që u mor prej Marisë, kur jeta e Birit të Perëndisë u transferua nga sfera frymore? (Hag. 2:11-13; Gjoni 6:69; Hebr. 7:26; 10:5)

    2.  Si u nderua Jezuin edhe para se të lindte? (Luka 1:41-43)

    3.  Çfarë shembulli të mirë la Maria për ata të krishterë sot që marrin privilegje të veçanta shërbimi? (Luka 1:38, 46-49; 17:10; Prov. 11:2)

  2. Lexo Mateun 1:18-25.

    Edhe pse Jezuit nuk i vunë emrin Emanuel, si e përmbushi kuptimin e këtij emri roli i tij si njeri? (Mat. 1:22, 23; Gjoni 14:8-10; Hebr. 1:1-3)

Tregimi 85

Jezui lind në një stallë

  1. Kush është foshnja në figurë dhe ku po e vendos Maria?

  2. Pse Jezui lindi në një stallë ku mbaheshin kafshët?

  3. Cilët janë këta burra në figurë që po hyjnë në stallë dhe çfarë u ka thënë një engjëll atyre?

  4. Pse është i veçantë Jezui?

  5. Pse Jezui mund të quhet Biri i Perëndisë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Lukën 2:1-20.

    1. Çfarë roli luajti Cezar Augusti në përmbushjen e profecisë për lindjen e Jezuit? (Luka 2:1-4; Mik. 5:2)

    2.  Si mund të përfshihemi ndër ata që quhen «njerëz që kanë miratimin» e Perëndisë? (Luka 2:14; Mat. 16:24; Gjoni 17:3; Vep. 3:19; Hebr. 11:6)

    3.  Në qoftë se ata barinj të thjeshtë judenj kishin arsye të gëzonin për lindjen e një Shpëtimtari, po shërbëtorët e Perëndisë sot, cilën arsye më të fortë kanë për të gëzuar? (Luka 2:10, 11; Efes. 3:8, 9; Zbul. 11:15; 14:6)

Tregimi 86

Burra të udhëhequr nga një yll

  1. Cilët janë burrat në figurë dhe pse njëri prej tyre po tregon me gisht një yll të ndritshëm?

  2. Pse shqetësohet mbreti Herod dhe çfarë bën?

  3. Ku i çon ylli i ndritshëm burrat, por pse ata kthehen në vendin e tyre duke marrë një rrugë tjetër?

  4. Çfarë urdhri jep Herodi dhe pse?

  5. Çfarë i thotë Jehovai Jozefit se duhet të bëjë?

  6. Kush e bëri këtë yll të ri të ndriçojë dhe përse?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Mateun 2:1-23.

    Sa vjeç ishte Jezui dhe ku jetonte, kur e vizituan astrologët? (Mat. 2:1, 11, 16)

Tregimi 87

Jezui i vogël në tempull

  1. Sa vjeç është Jezui në këtë figurë dhe ku është?

  2. Çfarë bën çdo vit Jozefi bashkë me familjen e tij?

  3. Pasi kanë udhëtuar një ditë për në shtëpi, pse kthehen prapë në Jerusalem Jozefi dhe Maria?

  4. Ku e gjejnë Jezuin Jozefi dhe Maria dhe pse njerëzit atje janë të çuditur?

  5. Çfarë i thotë Jezui mamasë së tij, Marisë?

  6. Si mund ta imitojmë Jezuin, për sa i përket marrjes së njohurisë për Perëndinë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Lukën 2:41-52.

    1. Edhe pse Ligji kërkonte që vetëm burrat të shkonin në festat vjetore, çfarë shembulli të shkëlqyer lanë Jozefi dhe Maria për prindërit sot? (Luka 2:41; Ligj. 16:16; 31:12; Prov. 22:6)

    2.  Si la një shembull të mirë Jezui për fëmijët sot, që të jenë të nënshtruar ndaj prindërve të tyre? (Luka 2:51; Ligj. 5:16; Prov. 23:22; Kolos. 3:20)

  2. Lexo Mateun 13:53-56.

    Cilët janë katër vëllezër të një gjaku me Jezuin, që përmenden me emër në Bibël, dhe si u përdorën më vonë në kongregacionin e krishterë dy prej tyre? (Mat. 13:55; Vep. 12:17; 15:6, 13; 21:18; Gal. 1:19; Jak. 1:1; Juda 1)

Tregimi 88

Gjoni pagëzon Jezuin

  1. Cilët janë dy burrat në figurë?

  2. Si bëhet pagëzimi?

  3. Kë pagëzon normalisht Gjoni?

  4. Për cilën arsye të veçantë i kërkon Jezui Gjonit që ta pagëzojë?

  5. Si e tregon Perëndia se është i kënaqur që Jezui u pagëzua?

  6. Çfarë ndodh kur Jezui shkon në një vend të vetmuar për 40 ditë?

  7. Cilët janë disa nga ithtarët e parë ose dishepujt e Jezuit dhe cila është mrekullia e tij e parë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Mateun 3:13-17.

    Çfarë modeli la Jezui për pagëzimin e dishepujve të tij? (Psal. 40:7, 8; Mat. 28:19, 20; Luka 3:21, 22)

  2. Lexo Mateun 4:1-11.

    Si na nxit për të studiuar rregullisht Biblën, fakti që Jezui i përdorte me mjeshtëri Shkrimet? (Mat. 4:5-7; 2 Pjet. 3:17, 18; 1 Gjon. 4:1)

  3. Lexo Gjonin 1:29-51.

    Te kush i drejtoi Gjon Pagëzori dishepujt e tij dhe si mund ta imitojmë ne sot? (Gjoni 1:29, 35, 36; 3:30; Mat. 23:10)

  4. Lexo Gjonin 2:1-12.

    Si tregoi mrekullia e parë e Jezuit se Jehovai nuk u kursen asnjë të mirë shërbëtorëve të Tij? (Gjoni 2:9, 10; Psal. 84:11; Jak. 1:17)

Tregimi 89

Jezui pastron tempullin

  1. Pse këta njerëz po shesin kafshë në tempull?

  2. Pse zemërohet Jezui?

  3. Siç e sheh në figurë, çfarë bën Jezui dhe çfarë urdhri u jep atyre që po shesin pëllumba?

  4. Çfarë u vjen ndër mend dishepujve të Jezuit kur e shohin çfarë po bën?

  5. Në cilën krahinë kalon Jezui, rrugës për t’u kthyer në Galile?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Gjonin 2:13-25.

    Duke parë sa u zemërua Jezui me këmbyesit e parave në tempull, cila është pikëpamja e duhur lidhur me aktivitetet tregtare të zhvilluara në Sallën e Mbretërisë? (Gjoni 2:15, 16; 1 Kor. 10:24, 31-33)

Tregimi 90

Me gruan te pusi

  1. Pse ka ndaluar Jezui te një pus në Samari dhe çfarë po i thotë gruas që është aty?

  2. Pse habitet gruaja, çfarë i thotë Jezui dhe përse i thotë kështu?

  3. Për çfarë lloj uji mendon gruaja se po flet Jezui, po për cilin ujë e ka fjalën ai në të vërtetë?

  4. Pse gruaja mahnitet nga gjërat që di Jezui për të, e nga e di ai këtë informacion?

  5. Çfarë mësimesh nxjerrim nga tregimi për gruan te pusi?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Gjonin 4:5-43.

    1. Duke ndjekur shembullin e Jezuit, cilin qëndrim duhet të kemi ndaj njerëzve që janë të një race a shtrese tjetër shoqërore? (Gjoni 4:9; 1 Kor. 9:22; 1 Tim. 2:3, 4; Titit 2:11)

    2.  Çfarë bekimesh frymore merr një njeri që bëhet dishepull i Jezuit? (Gjoni 4:14; Isa. 58:11; 2 Kor. 4:16)

    3.  Si mund të tregojmë mirënjohje si gruaja samaritane, e cila mezi priste t’u thoshte të tjerëve atë që kishte mësuar? (Gjoni 4:7, 28; Mat. 6:33; Luka 10:40-42)

Tregimi 91

Jezui mëson njerëzit në një mal

  1. Siç e shikon në figurë, ku po i mëson njerëzit Jezui dhe cilët janë ata që janë ulur më afër tij?

  2. Si e kanë emrin 12 apostujt?

  3. Çfarë është Mbretëria për të cilën po predikon Jezui?

  4. Për çfarë i mëson Jezui njerëzit që të luten?

  5. Çfarë thotë Jezui për mënyrën se si duhet ta trajtojnë njerëzit njëri-tjetrin?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Mateun 5:1-12.

    Në cilat mënyra e tregojmë se jemi të vetëdijshëm që kemi nevojë të mësojmë për Perëndinë? (Mat. 5:3; Rom. 10:13-15; 1 Tim. 4:13, 15, 16)

  2. Lexo Mateun 5:21-26.

    Si e thekson Mateu 5:23, 24 se marrëdhënia që kemi me vëllezërit ndikon në marrëdhënien që kemi me Jehovain? (Mat. 6:14, 15; Psal. 133:1; Kolos. 3:13; 1 Gjon. 4:20)

  3. Lexo Mateun 6:1-8.

    Si mund të tregohet një i krishterë tepër i drejtë dhe pse duhet shmangur kjo? (Luka 18:11, 12; 1 Kor. 4:6, 7; 2 Kor. 9:7)

  4. Lexo Mateun 6:25-34.

    Çfarë u mësoi Jezui njerëzve rreth nevojës për të pasur besim te Jehovai në lidhje me nevojat tona materiale? (Dal. 16:4; Psal. 37:25; Filip. 4:6)

  5. Lexo Mateun 7:1-11.

    Çfarë na mëson ilustrimi i gjallë i përdorur te Mateu 7:5? (Prov. 26:12; Rom. 2:1; 14:10; Jak. 4:11, 12)

Tregimi 92

Jezui ringjall të vdekurit

  1. Kush është babai i vajzës në figurë dhe pse kanë qenë të shqetësuar ai dhe gruaja e tij?

  2. Çfarë bën Jairi sapo gjen Jezuin?

  3. Çfarë ndodh ndërsa Jezui po shkon te shtëpia e Jairit dhe çfarë mesazhi merr Jairi gjatë rrugës?

  4. Pse njerëzit në shtëpinë e Jairit e qeshin me qesëndi Jezuin?

  5. Çfarë bën Jezui pasi merr me vete në dhomën e vajzës tre apostuj dhe nënën e babanë e vajzës?

  6. Kë tjetër ka ringjallur Jezui dhe çfarë tregon kjo?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Lukën 8:40-56.

    Si tregoi dhembshuri e arsyetueshmëri Jezui me gruan që vuante nga rrjedhja e gjakut, e çfarë mund të mësojnë nga kjo pleqtë e krishterë? (Luka 8:43, 44, 47, 48; Lev. 15:25-27; Mat. 9:12, 13; Kolos. 3:12-14)

  2. Lexo Lukën 7:11-17.

    Pse njerëzit të cilëve u ka vdekur një njeri i afërt, mund të ngushëllohen shumë nga përgjigjja që i dha Jezui vejushës nga Naini? (Luka 7:13; 2 Kor. 1:3, 4; Hebr. 4:15)

  3. Lexo Gjonin 11:17-44.

    Si tregoi Jezui se është normale të vajtosh kur të vdes një njeri i afërt? (Gjoni 11:33-36, 38; 2 Sam. 18:33; 19:1-4)

Tregimi 93

Jezui ushqen shumë njerëz

  1. Cila gjë e tmerrshme ka ndodhur me Gjon Pagëzorin dhe si ndihet Jezui nga kjo?

  2. Si i ushqen Jezui turmat që e kanë ndjekur pas dhe sa ushqim mbetet?

  3. Pse dishepujt frikësohen gjatë natës dhe çfarë i ndodh Pjetrit?

  4. Si ushqen Jezui mijëra njerëz për herë të dytë?

  5. Pse do të jetë e mrekullueshme kur Jezui të sundojë mbi tokën, si Mbreti i caktuar nga Perëndia?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Mateun 14:1-32.

    1. Çfarë na tregon për personalitetin e Pjetrit tregimi te Mateu 14:23-32?

    2.  Si tregon Bibla se Pjetri u bë një individ i pjekur dhe e mposhti sjelljen e tij të rrëmbyer? (Mat. 14:27-30; Gjoni 18:10; 21:7; Vep. 2:14, 37-40; 1 Pjet. 5:6, 10)

  2. Lexo Mateun 15:29-38.

    Si tregoi respekt Jezui për gjërat materiale që vinin nga Ati i tij? (Mat. 15:37; Gjoni 6:12; Kolos. 3:15)

  3. Lexo Gjonin 6:1-21.

    Si mund ta ndjekin të krishterët shembullin e Jezuit për sa i përket qeverive? (Gjoni 6:15; Mat. 22:21; Rom. 12:2; 13:1-4)

Tregimi 94

Ai i do fëmijët e vegjël

  1. Për çfarë po debatojnë apostujt ndërsa kthehen nga një udhëtim i gjatë?

  2. Pse Jezui thërret një fëmijë të vogël dhe e vendos mes apostujve?

  3. Në ç’kuptim apostujt duhet të mësojnë të jenë si fëmijët?

  4. Si e tregon disa muaj më vonë Jezui se i do fëmijët?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Mateun 18:1-4.

    Pse Jezui përdorte ilustrime për të mësuar njerëzit? (Mat. 13:34, 36; Mar. 4:33, 34)

  2. Lexo Mateun 19:13-15.

    Cilat cilësi të fëmijëve të vegjël duhet të imitojmë, nëse duam të marrim bekimet e Mbretërisë? (Psal. 25:9; 138:6; 1 Kor. 14:20)

  3. Lexo Markun 9:33-37.

    Çfarë u mësoi Jezui dishepujve të tij lidhur me dëshirën për të pasur pozita të shquara? (Mar. 9:35; Mat. 20:25, 26; Gal. 6:3; Filip. 2:5-8)

  4. Lexo Markun 10:13-16.

    Sa i afrueshëm ishte Jezui dhe çfarë mund të mësojnë pleqtë e krishterë nga shembulli i tij? (Mar. 6:30-34; Filip. 2:1-4; 1 Tim. 4:12)

Tregimi 95

Si i mëson Jezui njerëzit?

  1. Çfarë pyetjeje i bën një njeri Jezuit dhe përse i bën këtë pyetje?

  2. Çfarë përdor nganjëherë Jezui për të mësuar dhe çfarë dimë tashmë për judenjtë e për samaritanët?

  3. Në historinë që tregon Jezui, çfarë ndodh me një jude që po udhëton për në Jeriko?

  4. Çfarë ndodh kur një prift e një levit kalojnë gjatë asaj rruge?

  5. Kush po e ndihmon judeun e plagosur, siç e sheh në figurë?

  6. Pasi mbaron historinë, ç’pyetje i bën Jezui atij që e ka pyetur dhe si i përgjigjet ky?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Lukën 10:25-37.

    1. Si e ndihmoi Jezui një njeri që e njihte Ligjin të arsyetonte për një çështje, në vend që t’i jepte përgjigje të drejtpërdrejtë? (Luka 10:26; Mat. 16:13-16)

    2.  Si i përdori Jezui ilustrimet për të kapërcyer paragjykimet nga ana e dëgjuesve të tij? (Luka 10:36, 37; 18:9-14; Titit 1:9)

Tregimi 96

Jezui shëron të sëmurët

  1. Çfarë bën Jezui ndërsa udhëton në gjithë vendin?

  2. Çfarë u thotë Jezui apostujve të tij, rreth tre vjet pasi është pagëzuar?

  3. Cilët janë njerëzit në figurë dhe çfarë bën Jezui për këtë grua?

  4. Pse përgjigjja që u jep Jezui kundërshtimeve të udhëheqësve fetarë i turpëron këta?

  5. Çfarë bën Jezui për dy lypës të verbër, kur ai dhe apostujt e tij i afrohen Jerikosë?

  6. Pse kryen mrekulli Jezui?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Mateun 15:30, 31.

    Si u shfaq në mënyrë të mrekullueshme fuqia e Jehovait nëpërmjet Jezuit dhe si duhet të ndikojë kjo në kuptueshmërinë tonë për atë që ka premtuar Jehovai për botën e re? (Psal. 37:29; Isa. 33:24)

  2. Lexo Lukën 13:10-17.

    Si e tregon fakti që Jezui i bëri në sabat disa mrekulli të jashtëzakonshme, se ç’lloj lehtësimi do t’i sjellë ai njerëzimit gjatë Mbretërimit Mijëvjeçar? (Luka 13:10-13; Psal. 46:9; Mat. 12:8; Kolos. 2:16, 17; Zbul. 21:1-4)

  3. Lexo Mateun 20:29-34.

    Si tregon ky rast se Jezui nuk ishte asnjëherë kaq i zënë me punë, sa të mos i ndihmonte njerëzit dhe çfarë mund të mësojmë nga kjo? (Ligj. 15:7; Jak. 2:15, 16; 1 Gjon. 3:17)

Tregimi 97

Jezui vjen si Mbret

  1. Çfarë thotë Jezui se duhet të bëjnë dishepujt e tij, kur mbërrin në një fshat të vogël pranë Jerusalemit?

  2. Siç e sheh në figurë, çfarë ndodh kur Jezui i afrohet qytetit të Jerusalemit?

  3. Çfarë bëjnë fëmijët e vegjël kur shohin që Jezui shëron njerëzit e verbër dhe të çalë?

  4. Çfarë u thotë Jezui priftërinjve që janë të zemëruar?

  5. Si mund të jemi si ata fëmijë që lavdëruan Jezuin?

  6. Çfarë duan të dinë dishepujt e Jezuit?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Mateun 21:1-17.

    1. Si ndryshonte hyrja e Jezuit si Mbret në Jerusalem me hyrjen e gjeneralëve fitimtarë në kohët e romakëve? (Mat. 21:4, 5; Zak. 9:9; Filip. 2:5-8; Kolos. 2:15)

    2.  Çfarë mund të mësojnë fëmijët nga djemtë izraelitë që cituan Psalmin 118, kur Jezui hyri në tempull? (Mat. 21:9, 15; Psal. 118:25, 26; 2 Tim. 3:15; 2 Pjet. 3:18)

  2. Lexo Gjonin 12:12-16.

    Çfarë simbolizojnë degët e palmave që përdorën njerëzit për të përshëndetur Jezuin? (Gjoni 12:13; Filip. 2:10; Zbul. 7:9, 10)

Tregimi 98

Në Malin e Ullinjve

  1. Cili nga burrat në figurë është Jezui dhe cilët janë bashkë me të?

  2. Çfarë u përpoqën të bënin priftërinjtë, kur Jezui hyri në tempull, dhe çfarë u tha ai atyre?

  3. Për çfarë e pyesin apostujt Jezuin?

  4. Pse Jezui u tregon apostujve disa nga gjërat që do të ndodhin në tokë kur ai të sundojë si Mbret në qiell?

  5. Çfarë thotë Jezui se do të ndodhë para se ai t’i japë fund gjithë ligësisë në tokë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Mateun 23:1-39.

    1. Edhe pse Shkrimet tregojnë se në botë mund të përdoren titujt nderues, çfarë thonë fjalët e Jezuit te Mateu 23:8-11 lidhur me përdorimin e titujve të tillë në kongregacionin e krishterë? (Vep. 26:25; Rom. 13:7; 1 Pjet. 2:13, 14)

    2.  Çfarë përdorën farisenjtë për t’i penguar njerëzit që të bëheshin të krishterë dhe si kanë përdorur edhe sot taktika të ngjashme udhëheqësit fetarë? (Mat. 23:13; Luka 11:52; Gjoni 9:22; 12:42; 1 Sel. 2:16)

  2. Lexo Mateun 24:1-14.

    1. Si theksohet te Mateu 24:13 rëndësia e qëndrueshmërisë?

    2.  Çfarë nënkupton shprehja «fund» te Mateu 24:13? (Mat. 16:27; Rom. 14:10-12; 2 Kor. 5:10)

  3. Lexo Markun 13:3-10.

    Cila shprehje te Marku 13:10 tregon urgjencën e predikimit të lajmit të mirë dhe si duhet të ndikojnë te ne fjalët e Jezuit? (Rom. 13:11, 12; 1 Kor. 7:29-31; 2 Tim. 4:2)

Tregimi 99

Në një dhomë të sipërme

  1. Siç tregohet në figurë, pse Jezui dhe 12 apostujt e tij janë në një dhomë të madhe të sipërme?

  2. Kush është burri që po ikën dhe çfarë do të bëjë?

  3. Cilën darkë të veçantë fillon Jezui pasi mbaron darka e Pashkës?

  4. Cilën ngjarje u kujtonte izraelitëve Pashka dhe cilën ngjarje u kujton kjo darkë e veçantë ithtarëve të Jezuit?

  5. Pasi mbaron Darka e Zotërisë, çfarë u thotë Jezui dishepujve të tij dhe çfarë bëjnë ata?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Mateun 26:14-30.

    1. Si tregon Mateu 26:15 se tradhtia e Judës ndaj Jezuit ishte një veprim i bërë me dashje?

    2.  Për cilin qëllim të dyfishtë shërbeu gjaku që derdhi Jezui? (Mat. 26:27, 28; Jer. 31:31-33; Efes. 1:7; Hebr. 9:19, 20)

  2. Lexo Lukën 22:1-39.

    Në cilin kuptim hyri Satanai te Juda? (Luka 22:3; Gjoni 13:2; Vep. 1:24, 25)

  3. Lexo Gjonin 13:1-20.

    1. Duke pasur parasysh tregimin te Gjoni 13:2, a mund t’i vihet faji Judës për atë që bëri dhe ç’mund të mësojnë shërbëtorët e Perëndisë nga kjo? (Zan. 4:7; 2 Kor. 2:11; Gal. 6:1; Jak. 1:13, 14)

    2.  Cilin mësim të fuqishëm dha Jezui me shembullin e vet? (Gjoni 13:15; Mat. 23:11; 1 Pjet. 2:21)

  4. Lexo Gjonin 17:1-26.

    Në cilin kuptim ithtarët e Jezuit duhet «të jenë një», sipas lutjes që bëri ai? (Gjoni 17:11, 21-23; Rom. 13:8; 14:19; Kolos. 3:14)

Tregimi 100

Jezui në kopsht

  1. Ku shkojnë Jezui dhe apostujt e tij pasi ikin nga dhoma e sipërme dhe çfarë u thotë ai të bëjnë?

  2. Çfarë sheh Jezui kur kthehet aty ku janë apostujt dhe sa herë ndodh kjo?

  3. Kush hyn në kopsht dhe çfarë bën Judë Iskarioti, siç tregohet në figurë?

  4. Pse e puth Juda Jezuin dhe çfarë bën Pjetri?

  5. Çfarë i thotë Jezui Pjetrit, dhe përse Jezui nuk kërkon që Perëndia të dërgojë engjëjt për ta mbrojtur?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Mateun 26:36-56.

    1. Pse mënyra si i këshilloi Jezui dishepujt e tij është një shembull i shkëlqyer për pleqtë e krishterë sot? (Mat. 20:25-28; 26:40, 41; Gal. 5:17; Efes. 4:29, 31, 32)

    2.  Çfarë mendonte Jezui për përdorimin e armëve kundër njëri-tjetrit? (Mat. 26:52; Luka 6:27, 28; Gjoni 18:36)

  2. Lexo Lukën 22:39-53.

    A është tregues se Jezui po lëkundej në besimin e tij, fakti që iu shfaq një engjëll në kopshtin e Getsemanisë për ta forcuar? Shpjego. (Luka 22:41-43; Isa. 49:8; Mat. 4:10, 11; Hebr. 5:7)

  3. Lexo Gjonin 18:1-12.

    Si i mbrojti Jezui dishepujt e tij nga kundërshtarët dhe çfarë mund të mësojmë nga shembulli i tij? (Gjoni 10:11, 12; 18:1, 6-9; Hebr. 13:6; Jak. 2:25)

Tregimi 101

Jezuin e vrasin

  1. Kush është kryesisht përgjegjës për vdekjen e Jezuit?

  2. Çfarë bëjnë apostujt kur Jezuin e marrin udhëheqësit fetarë?

  3. Çfarë ndodh në shtëpinë e kryepriftit Kajafa?

  4. Pse Pjetri largohet dhe qan?

  5. Pasi Jezuin e rikthejnë te Pilati, çfarë thonë duke bërtitur krerët e priftërinjve?

  6. Çfarë i ndodh Jezuit të premten pasdite, dhe çfarë i premton ai kriminelit që është varur në shtyllë anash tij?

  7. Ku do të jetë Parajsa për të cilën foli Jezui?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Mateun 26:57-75.

    Si treguan anëtarët e gjykatës së lartë judaike se e kishin zemrën të ligë? (Mat. 26:59, 67, 68)

  2. Lexo Mateun 27:1-50.

    Pse mund të themi se keqardhja që ndjeu Juda nuk ishte e sinqertë? (Mat. 27:3, 4; Mar. 3:29; 14:21; 2 Kor. 7:10, 11)

  3. Lexo Lukën 22:54-71.

    Ç’mund të mësojmë nga fakti që Pjetri e mohoi Jezuin natën që e tradhtuan dhe e arrestuan? (Luka 22:60-62; Mat. 26:31-35; 1 Kor. 10:12)

  4. Lexo Lukën 23:1-49.

    Si reagoi Jezui ndaj padrejtësisë që iu bë dhe ç’mund të mësojmë nga kjo? (Luka 23:33, 34; Rom. 12:17-19; 1 Pjet. 2:23)

  5. Lexo Gjonin 18:12-40.

    Çfarë tregon fakti që, ndonëse për një çast Pjetri u paralizua nga frika e njeriut, e mori veten prapë dhe u bë një apostull shumë i mirë? (Gjoni 18:25-27; 1 Kor. 4:2; 1 Pjet. 3:14, 15; 5:8, 9)

  6. Lexo Gjonin 19:1-30.

    1. Cilën pikëpamje të ekuilibruar kishte Jezui për gjërat materiale? (Gjoni 2:1, 2, 9, 10; 19:23, 24; Mat. 6:31, 32; 8:20)

    2.  Në ç’mënyrë fjalët e fundit të Jezuit ishin një shpallje fitimtare se ai kishte përkrahur sovranitetin e Jehovait? (Gjoni 16:33; 19:30; 2 Pjet. 3:14; 1 Gjon. 5:4)

Tregimi 102

Jezui është gjallë

  1. Kush është gruaja në figurë, cilët janë dy burrat dhe ku janë ata?

  2. Pse Pilati u thotë priftërinjve që të dërgojnë ushtarë për të ruajtur varrin e Jezuit?

  3. Çfarë bën një engjëll herët në mëngjes ditën e tretë pasi kishte vdekur Jezui, por çfarë bëjnë priftërinjtë?

  4. Pse habiten disa gra kur shkojnë te varri i Jezuit?

  5. Pse Pjetri dhe Gjoni vrapojnë për te varri i Jezuit dhe çfarë gjejnë?

  6. Çfarë ka ndodhur me trupin e Jezuit, por çfarë bën ai për t’u treguar dishepujve se është gjallë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Mateun 27:62-66 dhe 28:1-15.

    Si mëkatojnë kundër frymës së shenjtë krerët e priftërinjve, farisenjtë dhe pleqtë, në kohën kur ringjallet Jezui? (Mat. 12:24, 31, 32; 28:11-15)

  2. Lexo Lukën 24:1-12.

    Si e bën të qartë tregimi i ringjalljes së Jezuit se Jehovai i konsideron gratë të besueshme si dëshmitare? (Luka 24:4, 9, 10; Mat. 28:1-7)

  3. Lexo Gjonin 20:1-12.

    Si na ndihmon Gjoni 20:8, 9 që të kuptojmë nevojën për të qenë të duruar, në qoftë se nuk e kuptojmë plotësisht përmbushjen e një profecie biblike? (Prov. 4:18; Mat. 17:22, 23; Luka 24:5-8; Gjoni 16:12)

Tregimi 103

Në një dhomë të kyçur

  1. Çfarë i thotë Maria një burri që e mendon si kopshtar, por nga e kupton ajo se në të vërtetë ky burrë është Jezui?

  2. Çfarë ndodh me dy dishepujt që po shkojnë në fshatin Emaus?

  3. Çfarë gjëje e çuditshme ndodh kur dy dishepujt u tregojnë apostujve se kanë parë Jezuin?

  4. Sa herë u është shfaqur Jezui dishepujve të tij?

  5. Çfarë thotë Thomai kur merr vesh se dishepujt kanë parë Zotërinë, por çfarë ndodh tetë ditë më vonë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Gjonin 20:11-29.

    A po thoshte Jezui te Gjoni 20:23 se njerëzit janë të autorizuar të falin mëkatet? Shpjego. (Psal. 49:2, 7; Isa. 55:7; 1 Tim. 2:5, 6; 1 Gjon. 2:1, 2)

  2. Lexo Lukën 24:13-43.

    Si mund ta përgatitim zemrën që t’i pranojmë me gatishmëri të vërtetat biblike? (Luka 24:32, 33; Ezd. 7:10; Mat. 5:3; Vep. 16:14; Hebr. 5:11-14)

Tregimi 104

Jezui kthehet në qiell

  1. Sa dishepuj e shohin Jezuin në një rast dhe për çfarë u flet ai?

  2. Çfarë është Mbretëria e Perëndisë dhe si do të jetë jeta në tokë kur Jezui të sundojë si Mbret për një mijë vjet?

  3. Sa ditë u bënë që Jezui po u shfaqet dishepujve të tij, por tani për çfarë ka ardhur koha?

  4. Çfarë u thotë Jezui dishepujve të tij që të bëjnë, pak para se të largohet prej tyre?

  5. Çfarë po ndodh në figurë dhe çfarë e fsheh Jezuin, që dishepujt të mos e shohin më?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo 1 Korintasve 15:3-8.

    Pse apostulli Pavël mund të fliste me kaq siguri për ringjalljen e Jezuit e për cilat gjëra mund të flasin me siguri të krishterët sot? (1 Kor. 15:4, 7, 8; Isa. 2:2, 3; Mat. 24:14; 2 Tim. 3:1-5)

  2. Lexo Veprat 1:1-11.

    Deri ku u përhap vepra e predikimit, siç ishte parathënë te Veprat 1:8? (Vep. 6:7; 9:31; 11:19-21; Kolos. 1:23)

Tregimi 105

Në pritje në Jerusalem

  1. Siç tregohet në figurë, çfarë ndodh me dishepujt e Jezuit që kanë qenë duke pritur në Jerusalem?

  2. Çfarë surprize u bëhet atyre që kanë ardhur për vizitë në Jerusalem?

  3. Çfarë u shpjegon Pjetri njerëzve?

  4. Si ndihen njerëzit kur dëgjojnë Pjetrin dhe çfarë u thotë ai që të bëjnë?

  5. Sa njerëz pagëzohen në Festën e Ditës së Pesëdhjetë, në vitin 33 të e.s.?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Veprat 2:1-47.

    1. Si tregojnë fjalët e Pjetrit te Veprat 2:23, 36, se i gjithë kombi judaik mbante përgjegjësi për vdekjen e Jezuit? (1 Sel. 2:14, 15)

    2.  Si la një shembull të mirë Pjetri duke arsyetuar nga Shkrimet? (Vep. 2:16, 17, 29, 31, 36, 39; Kolos. 4:6)

    3.  Si e përdori Pjetri të parin nga «çelësat e mbretërisë së qiejve», të cilat Jezui premtoi se do t’ia jepte? (Vep. 2:14, 22-24, 37, 38; Mat. 16:19)

Tregimi 106

Çlirimi nga burgu

  1. Çfarë i ndodh Pjetrit dhe Gjonit një pasdite ndërsa po hyjnë në tempull?

  2. Çfarë i thotë Pjetri një njeriu të çalë dhe çfarë i jep që ka shumë më tepër vlerë se paratë?

  3. Pse zemërohen udhëheqësit fetarë dhe çfarë bëjnë ata me Pjetrin dhe Gjonin?

  4. Çfarë u thotë Pjetri udhëheqësve fetarë dhe cilin paralajmërim marrin apostujt?

  5. Pse janë xhelozë udhëheqësit fetarë, por çfarë ndodh kur apostujt i futin në burg për herë të dytë?

  6. Si përgjigjen apostujt kur i çojnë në sallën e Sinedrit?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Veprat 3:1-10.

    Ndonëse sot nuk kemi fuqi për të kryer mrekulli, si na ndihmojnë fjalët e Pjetrit te Veprat 3:6 që të kuptojmë vlerën e mesazhit të Mbretërisë? (Gjoni 17:3; 2 Kor. 5:18-20; Filip. 3:8)

  2. Lexo Veprat 4:1-31.

    Si duhet t’i imitojmë vëllezërit tanë të krishterë të shekullit të parë, kur hasim kundërshtime në shërbim? (Vep. 4:29, 31; Efes. 6:18-20; 1 Sel. 2:2)

  3. Lexo Veprat 5:17-42.

    Si janë treguar të arsyeshëm në lidhje me veprën e predikimit, në të kaluarën dhe tani, disa njerëz që nuk janë Dëshmitarë? (Vep. 5:34-39)

Tregimi 107

Stefanin e vrasin me gurë

  1. Kush është Stefani dhe çfarë po bënte, me ndihmën e Perëndisë?

  2. Çfarë thotë Stefani që i zemëron shumë udhëheqësit fetarë?

  3. Çfarë bëjnë burrat me Stefanin kur e tërheqin zvarrë jashtë qytetit?

  4. Kush është i riu në figurë që po qëndron te rrobat?

  5. Për çfarë i lutet Jehovait Stefani para se të vdesë?

  6. Duke imituar Stefanin, çfarë duhet të bëjmë kur dikush na bën një gjë të keqe?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Veprat 6:8-15.

    Çfarë praktikash mashtruese kanë përdorur udhëheqësit fetarë për të ndaluar veprën e predikimit të Dëshmitarëve të Jehovait? (Vep. 6:9, 11, 13)

  2. Lexo Veprat 7:1-60.

    1. Çfarë e ndihmoi Stefanin të ishte i efektshëm për ta mbrojtur lajmin e mirë para Sinedrit dhe çfarë mund të mësojmë nga shembulli i tij? (Vep. 7:51-53; Rom. 15:4; 2 Tim. 3:14-17; 1 Pjet. 3:15)

    2.  Çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ndaj atyre që kundërshtojnë veprën tonë? (Vep. 7:58-60; Mat. 5:44; Luka 23:33, 34)

Tregimi 108

Rrugës për në Damask

  1. Çfarë bën Sauli pasi vritet Stefani?

  2. Ç’gjë e çuditshme ndodh kur Sauli është rrugës për në Damask?

  3. Çfarë i thotë Jezui Saulit që të bëjë?

  4. Çfarë udhëzimesh i jep Jezui Ananisë dhe si ndodh që Sauli sheh përsëri?

  5. Me cilin emër fillon të njihet Sauli dhe si e përdor Jezui atë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Veprat 8:1-4.

    Si ndihmoi për të përhapur besimin e krishterë vala e përndjekjes që ra mbi kongregacionin e krishterë të sapoformuar, dhe cila gjë e ngjashme ka ndodhur në kohët tona? (Vep. 8:4; Isa. 54:17)

  2. Lexo Veprat 9:1-20.

    Cilin mision të trefishtë zbuloi Jezui se kishte ndër mend për Saulin? (Vep. 9:15; 13:5; 26:1; 27:24; Rom. 11:13)

  3. Lexo Veprat 22:6-16.

    Si mund të jemi ngjashëm Ananisë dhe pse është e rëndësishme kjo? (Vep. 22:12; 1 Tim. 3:7; 1 Pjet. 1:14-16; 2:12)

  4. Lexo Veprat 26:8-20.

    Pse kthimi i Saulit në besim duhet t’u japë zemër atyre njerëzve sot që kanë bashkëshortë jobesimtarë? (Vep. 26:11; 1 Tim. 1:14-16; 2 Tim. 4:2; 1 Pjet. 3:1-3)

Tregimi 109

Pjetri shkon te Korneli

  1. Kush është burri në figurë që po përkulet?

  2. Çfarë i thotë një engjëll Kornelit?

  3. Çfarë i tregon Perëndia Pjetrit në vegim, ndërsa është në tarracën e shtëpisë së Simonit në Jopë?

  4. Pse Pjetri i thotë Kornelit që nuk duhet të përkulet dhe ta adhurojë atë?

  5. Pse çuditen dishepujt judenj që janë me Pjetrin?

  6. Çfarë mësimi të rëndësishëm duhet të nxjerrim nga vizita që i bëri Pjetri Kornelit?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Veprat 10:1-48.

    Çfarë tregojnë fjalët e Pjetrit te Veprat 10:42 për veprën e predikimit të lajmit të mirë të Mbretërisë? (Mat. 28:19; Mar. 13:10; Vep. 1:8)

  2. Lexo Veprat 11:1-18.

    Cilin qëndrim shfaqi Pjetri kur u bë i qartë drejtimi i Jehovait për johebrenjtë dhe si mund ta imitojmë shembullin e tij? (Vep. 11:17, 18; 2 Kor. 10:5; Efes. 5:17)

Tregimi 110

Timoteu, ndihmësi i ri i Pavlit

  1. Kush është djali i ri në figurë, ku jeton dhe si quhen nëna dhe gjyshja e tij?

  2. Çfarë thotë Timoteu, kur Pavli e pyet nëse dëshiron të shkojë bashkë me të dhe me Silën për t’u predikuar popujve që janë larg?

  3. Në cilin vend dishepujt e Jezuit quhen për herë të parë të krishterë?

  4. Cilat janë disa nga qytetet që vizitojnë Pavli, Sila dhe Timoteu, pasi largohen nga Listra?

  5. Si e ndihmon Timoteu Pavlin dhe ç’pyetje duhet t’i bëjnë vetes të rinjtë sot?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Veprat 9:19-30.

    Si tregoi maturi apostulli Pavël kur hasi kundërshtim ndaj lajmit të mirë? (Vep. 9:22-25, 29, 30; Mat. 10:16)

  2. Lexo Veprat 11:19-26.

    Si bën të qartë tregimi te Veprat 11:19-21, 26 se fryma e Jehovait udhëheq e drejton veprën e predikimit?

  3. Lexo Veprat 13:13-16, 42-52.

    Si tregon Veprat 13:51, 52 se dishepujt nuk lanë që kundërshtimi t’i shkurajonte? (Mat. 10:14; Vep. 18:6; 1 Pjet. 4:14)

  4. Lexo Veprat 14:1-6, 19-28.

    Si na ndihmon shprehja «ia besuan Jehovait» që të lirohemi nga ankthi i panevojshëm ndërsa ndihmojmë të interesuarit dhe të rinjtë në të vërtetën? (Vep. 14:21-23; 20:32; Gjoni 6:44)

  5. Lexo Veprat 16:1-5.

    Si thekson fakti që Timoteu pranoi të rrethpritej, rëndësinë për të bërë ‘çdo gjë për hir të lajmit të mirë’? (Vep. 16:3; 1 Kor. 9:23; 1 Sel. 2:8)

  6. Lexo Veprat 18:1-11, 18-22.

    Çfarë tregon Veprat 18:9, 10 lidhur me rolin e vetë Jezuit në drejtimin e veprës së predikimit dhe çfarë sigurie na jep kjo sot? (Mat. 28:20)

Tregimi 111

Një djalë që e zuri gjumi

  1. Kush është djali në figurë, i shtrirë në tokë, dhe çfarë i ka ndodhur?

  2. Çfarë bën Pavli kur shikon që djali ka vdekur?

  3. Ku shkojnë Pavli, Timoteu dhe ata që udhëtojnë bashkë me ta, dhe çfarë ndodh ndërsa ndalojnë në Milet?

  4. Çfarë paralajmërimi i jep profeti Agab Pavlit dhe si ndodh tamam ashtu si kishte thënë profeti?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Veprat 20:7-38.

    1. Si mund të mbetemi ‘të pastër nga gjaku i të gjithë njerëzve’, sipas fjalëve të Pavlit te Veprat 20:26, 27? (Ezek. 33:8; Vep. 18:6, 7)

    2.  Pse pleqtë duhet ‘t’i përmbahen fort fjalës së besueshme’ kur mësojnë të tjerët? (Vep. 20:17, 29, 30; Titit 1:7-9; 2 Tim. 1:13)

  2. Lexo Veprat 26:24-32.

    Si e përdori Pavli qytetarinë e tij romake, për të përmbushur detyrën e predikimit që kishte marrë nga Jezui? (Vep. 9:15; 16:37, 38; 25:11, 12; 26:32; Luka 21:12, 13)

Tregimi 112

Në një ishull, pasi fundoset anija

  1. Çfarë ndodh me anijen ku është Pavli, ndërsa ajo kalon afër ishullit të Kretës?

  2. Çfarë u thotë Pavli atyre që janë në anije?

  3. Si ndodh që anija bëhet copë-copë?

  4. Çfarë urdhrash jep oficeri ushtarak që komandon dhe si arrijnë njerëzit shëndoshë e mirë në breg?

  5. Si quhet ishulli ku ata dalin në breg dhe çfarë ndodh me Pavlin kur qetësohet moti?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Veprat 27:1-44.

    Si na forcohet besimi te saktësia e Biblës kur lexojmë tregimin për udhëtimin e Pavlit për në Romë? (Vep. 27:16-19, 27-32; Luka 1:3; 2 Tim. 3:16, 17)

  2. Lexo Veprat 28:1-14.

    Nëse banorët paganë të Maltës u shtynë të tregoheshin «tejet të njerëzishëm» me apostullin Pavël dhe me të tjerët kur u fundos anija, për çfarë duhet të ndihen të shtyrë të krishterët dhe sidomos në cilën mënyrë? (Vep. 28:1, 2; Hebr. 13:1, 2; 1 Pjet. 4:9)

Tregimi 113

Pavli në Romë

  1. Kujt i predikon Pavli ndërsa është i burgosur në Romë?

  2. Kush është vizitori në figurë që është ulur në tavolinë dhe si po e ndihmon Pavlin?

  3. Kush është Epafroditi dhe çfarë merr me vete kur kthehet në Filipi?

  4. Pse Pavli i shkruan një letër mikut të tij të ngushtë, Filemonit?

  5. Çfarë bën Pavli kur e lirojnë dhe çfarë ndodh më vonë me të?

  6. Kë përdor Jehovai për të shkruar librat e fundit të Biblës dhe për çfarë flet libri i Zbulesës?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Veprat 28:16-31 dhe Filipianëve 1:13.

    Si e përdori Pavli kohën kur ishte i burgosur në Romë dhe çfarë ndikimi pati te kongregacioni i krishterë besimi i tij i patundur? (Vep. 28:23, 30; Filip. 1:14)

  2. Lexo Filipianëve 2:19-30.

    Cilat fjalë çmueshmërie tha Pavli për Timoteun e për Epafroditin dhe si mund ta imitojmë shembullin e Pavlit? (Filip. 2:20, 22, 25, 29, 30; 1 Kor. 16:18; 1 Sel. 5:12, 13)

  3. Lexo Filemonin 1-25.

    1. Mbi ç’bazë e nxiti Pavli Filemonin që të bënte atë që ishte e drejtë dhe si shërben kjo si udhëheqje për pleqtë sot? (Fil. 9; 2 Kor. 8:8; Gal. 5:13)

    2.  Si tregojnë fjalët e Pavlit te Filemoni 13, 14 se ai e respektonte ndërgjegjen e të tjerëve në kongregacion? (1 Kor. 8:7, 13; 10:31-33)

  4. Lexo 2 Timoteut 4:7-9.

    Ashtu si apostulli Pavël, si mund të kemi sigurinë se Jehovai do të na shpërblejë, nëse qëndrojmë besnikë deri në fund? (Mat. 24:13; Hebr. 6:10)

Tregimi 114

Fundi i të gjitha ligësive

  1. Pse Bibla flet për kuaj që janë në qiell?

  2. Si quhet lufta që do të bëjë Perëndia kundër njerëzve të këqij në tokë dhe përse bëhet kjo luftë?

  3. Siç e sheh nga figura, kush është Ai që do të udhëheqë këtë luftë, pse mban një kurorë në kokë dhe çfarë kuptimi ka shpata e tij?

  4. Duke parë edhe një herë tregimin 10, 15 dhe 33, pse nuk duhet të habitemi që Perëndia do t’i shkatërrojë njerëzit e këqij?

  5. Si na bëjnë të qartë tregimi 36 dhe 76 se Perëndia do t’i shkatërrojë njerëzit e këqij edhe sikur këta të thonë se e adhurojnë atë?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zbulesën 19:11-16.

    1. Si e bëjnë të qartë Shkrimet se kalorësi mbi kalin e bardhë është Jezu Krishti? (Zbul. 1:5; 3:14; 19:11; Isa. 11:4)

    2.  Si e vërteton gjaku i spërkatur mbi rrobën e Jezuit se fitorja e tij është vendimtare dhe e plotë? (Zbul. 14:18-20; 19:13)

    3.  Cilët mund të jenë të përfshirë në ushtritë që ndjekin Jezuin hipur mbi kalin e tij të bardhë? (Zbul. 2:26, 27; 12:7; 19:14; Mat. 25:31, 32)

Tregimi 115

Një Parajsë e re në tokë

  1. Siç tregon Bibla, çfarë kushtesh do të kemi në Parajsën tokësore?

  2. Çfarë premton Bibla për ata që do të jetojnë në Parajsë?

  3. Kur do t’i bëjë Jezui gjithë këto ndryshime të mrekullueshme?

  4. Kur ishte në tokë, çfarë bëri Jezui për të treguar se çfarë do të bënte kur të ishte Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë?

  5. Për çfarë do të sigurohen Jezui dhe bashkësundimtarët e tjerë qiellorë, kur të sundojnë tokën që nga qielli?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Zbulesën 5:9, 10.

    Pse mund të jemi të sigurt se ata që do të sundojnë mbi tokën gjatë Mbretërimit Mijëvjeçar do të jenë mbretër dhe priftërinj të mëshirshëm e të dhembshur? (Efes. 4:20-24; 1 Pjet. 1:7; 3:8; 5:6-10)

  2. Lexo Zbulesën 14:1-3.

    Çfarë tregon fakti që emri i Atit dhe emri i Qengjit janë shkruar në ballin e 144.000 vetave? (1 Kor. 3:23; 2 Tim. 2:19; Zbul. 3:12)

Tregimi 116

Si mund të jetojmë përgjithmonë?

  1. Çfarë duhet të dimë, nëse duam të jetojmë përgjithmonë?

  2. Si mund të mësojmë për Perëndinë Jehova dhe për Jezuin, siç tregohet në figurë nga vajza e vogël dhe miqtë e saj?

  3. Cilin libër tjetër shikon në figurë dhe pse duhet ta lexojmë shpesh atë?

  4. Përveçse të mësojmë për Jehovain e për Jezuin, çfarë duhet të bëjmë tjetër që të fitojmë jetën e përhershme?

  5. Çfarë mësojmë nga tregimi 69?

  6. Çfarë tregon shembulli i mirë i Samuelit të vogël në tregimin 55?

  7. Si mund të ndjekim shembullin e Jezu Krishtit dhe, nëse veprojmë kështu, çfarë do të mund të bëjmë në të ardhmen?

Pyetje shtesë:

  1. Lexo Gjonin 17:3.

    Si e tregojnë Shkrimet se të marrësh njohuri për Perëndinë Jehova dhe për Jezu Krishtin nuk do të thotë vetëm të mësosh përmendësh disa gjëra? (Mat. 7:21; Jak. 2:18-20; 1 Gjon. 2:17)

  2. Lexo Psalmin 145:1-21.

    1. Cilat janë disa arsye kryesore pse duhet ta lavdërojmë Jehovain? (Psal. 145:8-11; Zbul. 4:11)

    2.  Si është Jehovai «i mirë ndaj të gjithëve» dhe pse kjo gjë duhet të na afrojë gjithnjë e më shumë me të? (Psal. 145:9; Mat. 5:43-45)

    3.  Çfarë do të nxitemi të bëjmë, në qoftë se e duam shumë Jehovain me gjithë zemër? (Psal. 119:171, 172, 175; 145:11, 12, 21)