Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ja një model—Pavli

Ja një model—Pavli

Ja një model​—Pavli

Apostulli Pavël është realist për ato që ndien. Ai pranon hapur: «Kur dua të bëj atë që është e drejtë, ajo që është e keqe, është brenda meje.» Pavli ka zemër të mirë. «Në të vërtetë, njeriu që jam përbrenda, kënaqet me ligjin e Perëndisë»,—shkruan ai. Atëherë, ku qëndron problemi? Pavli thotë: «Shoh një tjetër ligj, që lufton kundër ligjit të mendjes sime e më bën rob të ligjit të mëkatit, që është në gjymtyrët e mia.» Gabimet e mërzitin Pavlin. «Ç’njeri i mjerë që jam!»—thotë ai.​—Romakëve 7:21-24.

A të bëjnë gabimet të ndihesh «i mjerë»? Nëse po, kujtoji vetes se edhe Pavli u ndie ashtu në disa raste. Por, gjithashtu, s’harronte se Krishti vdiq për njerëz si ai, prandaj tha: «Faleminderit Perëndisë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotërisë tonë!» (Romakëve 7:25) Pavli e shihte shpërblesën si një dhuratë që Perëndia ia kishte bërë vetë atij. Ai shkroi: «Biri i Perëndisë . . . deshi dhe e dorëzoi veten për mua.» (Galatasve 2:20) Kur ndihesh përtokë, medito për shpërblesën. Dhe nëse gabimet të shkurajojnë, mos harro asnjëherë se Krishti vdiq për mëkatarët, jo për të përsosurit.