Kënga 114
Libri i Perëndisë: Një thesar
1. Një libër kemi që përmes shum’ faqesh,
sjell lumturi e shpres’ për çdo njeri.
Hap «syt’ e verbër», zgjon kë ësht’ «i vdekur».
E çdo mendim i tij ka shum’ fuqi.
Ky libër kaq i çmuar ësht’ vet’ Bibla,
e shkruan burra, por nën frymëzim.
Ata vërtet e donin Jehovain,
dhe fryma e shenjt’ qart’ u dha drejtim.
2. Ata përshkruan saktësisht krijimin,
si erdhi universi madhështor.
Treguan për njeriun e përsosur,
dhe si e humbi kopshtin parajsor.
Më tej treguan edhe për një engjëll.
Ai sfidoi Perëndin’ Sovran.
Mbi botën solli kjo mëkat e dhembje,
por, ngadhënjimi i Jah ësht’ shum’ pran’!
3. Jetojm’ së bashku në një koh’ gëzimi,
me Krishtin Mbret në Mbretërin’ e Jah.
Sot Jehovai u premton shpëtimin
të gjith’ atyre që i ka përkrah.
Në librin e tij ësht’ ky lajm i lumtur,
gosti e shenjt’ ësht’, oh, ç’gëzim provojm’!
Ofron shum’ paqe përtej çdo mendimi.
Thesar i gjall’ ësht’! Na fton ta lexojm’.
(Shih edhe 2 Tim. 3:16; 2 Pjet. 1:21.)