Kënga 14
Po bëj çdo gjë të re
1. Nga «shenjat e kohës» ësht’ bër’ kaq e qart’,
se Krishti si Mbret po sundon nga lart.
Atje bëri luft’, doli fitimtar.
Vullnetin e Jah bëft’ në tokën mbar’!
(REFRENI)
Gëzojm’ se me ne Jah qëndron,
dhe tenda e tij na mbulon.
S’ka më as lot, as pikëllime,
as vdekje e as hidhërime!
‘Ja, un’ po bëj çdo gjë të re!’,
thot’ Jah. Më shum’ siguri nuk ka!
2. Kushdo Jerusalemin e Ri vështron,
ësht’ nusja e Qengjit, që vezullon.
Ka vën’ gur’ të çmuar si zbukurim,
lavdia e Jah ësht’ për të ndriçim.
(REFRENI)
Gëzojm’ se me ne Jah qëndron,
dhe tenda e tij na mbulon.
S’ka më as lot, as pikëllime,
as vdekje e as hidhërime!
‘Ja, un’ po bëj çdo gjë të re!’,
thot’ Jah. Më shum’ siguri nuk ka!
3. Të gjith’ në qytetin e shenjt’ ëndje kan’.
Ai portat hapur përher’ i mban.
Me dritën e tij kombet i drejton,
dhe çdo shërbëtor po e pasqyron.
(REFRENI)
Gëzojm’ se me ne Jah qëndron,
dhe tenda e tij na mbulon.
S’ka më as lot, as pikëllime,
as vdekje e as hidhërime!
‘Ja, un’ po bëj çdo gjë të re!’,
thot’ Jah. Më shum’ siguri nuk ka!
(Shih edhe Mat. 16:3; Zbul. 12:7-9; 21:23-25.)