Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 7

Kushtimi i krishterë

Kushtimi i krishterë

(Hebrenjve 10:7, 9)

1. Përderisa universi

u bë nga dor’ e Jah,

çdo gjë në të, përfshir’ dhe tok’,

po, i përket gjithçka.

Na dha ne frymën e jetës.

Kështu ndaj nesh tregon,

që për adhurim e për lëvdim,

i denj’ ësht’, i meriton.

2. Me pagëzimin Jezui,

të drejtën plotëson.

«Po vij të bëj vullnetin tënd»,

në lutje i premton.

Jordanin lë pas Jezui,

si i Mirosuri.

I bindur, besnik, Jah i shërben.

Kushtohet me hir ai!

3. Vijm’ Jehova para teje,

dhe emrin ta lëvdojm’.

Përulim zemrat me dëshir’,

ty jetën ta kushtojm’.

Të vetmin Bir ti dhurove.

Pra, zemra na gufon!

Në vdekshim, jetofshim, e pranojm’:

s’jetojm’ më për veten ton’!