Kënga 15
Krijimi zbulon lavdinë e Jehovait
1. O Jehova, kupton mir’ shpirti im,
se yjet lart të sjellin ty lëvdim.
Ata pareshtur dit’ e nat’ dëshmojn’,
dhe pse pa fjal’, të butin e mësojn’.
Ata pareshtur dit’ e nat’ dëshmojn’,
dhe pse pa fjal’, të butin e mësojn’.
2. Ke bër’ ti yje, diell edhe hën’.
Kufijt’ e oqeanit i ke vën’.
Sa më mahnit çfar’ shoh kur kokën ngre!
Mbetem pa fjal’, që ne na ke vën’ re.
Sa më mahnit çfar’ shoh kur kokën ngre!
Mbetem pa fjal’, që ne na ke vën’ re.
3. I pastër ësht’ çdo ligj që vjen nga ti.
Shum’ përkujtues jep me dashuri.
Na bëjn’ të mençur, sa të çmuar jan’!
Mos t’i harrojm’, i mbajtshim përher’ pran’!
Na bëjn’ të mençur, sa të çmuar jan’!
Mos t’i harrojm’, i mbajtshim përher’ pran’!
(Shih edhe Psal. 12:6; 89:7; 144:3; Rom. 1:20.)