Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 18

Dashuria besnike e Perëndisë

Dashuria besnike e Perëndisë

(Isaia 55:1-3)

1. Je, o Jah, dashuri!

Kjo na jep shum’ lumturi.

Nga kjo dashuri që ke,

si shpërbles’ Jezuin dhe.

Do të kemi drejtësin’,

bashk’ me të përjetësin’.

(REFRENI)

O i etur, eja pi,

ujin që jet’ të dhuron.

O i etur, falas pi,

Jah mirësi tregon.

2. Je, o Jah, dashuri!

E provon çfar’ ke bër’ ti.

Shfaqe dashuri vërtet,

Krishtin kur e vure Mbret.

Lindi lart një Mbretëri,

plotësove çfar’ the ti.

(REFRENI)

O i etur, eja pi,

ujin që jet’ të dhuron.

O i etur, falas pi,

Jah mirësi tregon.

3. Je, o Jah, dashuri!

Motivon kjo cilësi.

Me të butin jam besnik,

kur kërkon të të ket’ mik.

Predikoj me përkushtim,

se nga ty vjen ngushëllim.

(REFRENI)

O i etur, eja pi,

ujin që jet’ të dhuron.

O i etur, falas pi,

Jah mirësi tregon.