Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 24

T’i mbajmë sytë te ky çmim

T’i mbajmë sytë te ky çmim

(2 Korintasve 4:18)

1. Dritëshuarit do të shikojn’.

Veshët që s’dëgjojn’, do të gëzojn’.

Shkretëtira si një lule çel.

Të thatën tok’ uj’ përkëdhel.

Kur i çali të kërcej’ si dre,

asnjë vdekja kurr’ s’do të bëj’ pre.

Buzëqesh, se do të kesh bekim,

nëse i mban syt’ te ky çmim.

2. Kur të flas’ njeriu i pagoj’,

pleqëria shpejt do të kaloj’.

Kur të jap’ vet’ toka shum’ prodhim,

dhe të mos ket’ fund ky bekim.

Çdo fëmij’ këndon plot lumturi.

Po, kudo që shkon ka qetësi.

Dhe ringjallja ty të sjell gëzim,

nëse i mban syt’ te ky çmim.

3. Ujk e qengj së bashku ja po han’.

Viçat me arinjt’ nën diell rrin’ pran’.

Veç një vogëlush po i drejton.

Çdo kafsh’ atë po e dëgjon.

Dhe çdo lot së djeshmes i përket.

Frik’ e dhembje më nuk ka në jet’.

Do të marrim pjes’ te ky gëzim,

sepse i mbajm’ syt’ te ky çmim.