Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 2

Të falënderojmë, o Jehova!

Të falënderojmë, o Jehova!

(1 Selanikasve 5:18)

1. Me falënderime, o Jah, zërin ngre,

se drita e vyer shkëlqen mbi ne.

Të falënderoj, sepse lutjet dëgjon!

Për çdo ankth që kam, ti mir’ më kupton.

2. Për Birin e shtrenjt’ shprehim falënderim.

Ai mundi botën me shum’ besim.

Të falënderojm’, o Jah, që na drejton!

Të mbajm’ çdo betim, ti vet’ na ndihmon.

3. Me shum’ mirënjohje shkojm’ në predikim.

Për emrin hyjnor flasim me guxim.

Të falënderojm’, se shtrëngimet largon!

Ndërsa mbretëria bekimet shton.