Kënga 111
‘Unë thërras!’
1. Shum’ shpejt si mjegull shfaqet jeta jon’,
pas pak ajo venitet.
Çdo gjë që kemi, bashk’ me ne mbaron.
Sa shum’ që dhembja rritet!
Po të vdes’ dikush, a vjen prap’ në jet’?
Çfar’ premton vet’ Jah dëgjo:
(REFRENI)
«Un’ thërras, ti më përgjigjesh.
Të jetosh, të urdhëroj!
Për ty më mori malli,
të mbaj mend, nuk të harroj!
Ndaj beso, s’ke pse habitesh.
Vdekjen un’ e shkatërroj.
Të bëri dora ime,
jet’ pa fund ty të dhuroj.»
2. Nuk i harron, ti miqt’ e tu,
o Jah, në vdekje nëse bien.
Po, në kujtes’ i ke të gjith’ ata,
nga ky gjum’ do të ngrihen.
Shpejt do të shijojm’ jetën e pafund.
Kjo sepse ti vet’ premton:
(REFRENI)
«Un’ thërras, ti më përgjigjesh.
Të jetosh, të urdhëroj!
Për ty më mori malli,
të mbaj mend, nuk të harroj!
Ndaj beso, s’ke pse habitesh.
Vdekjen un’ e shkatërroj.
Të bëri dora ime,
jet’ pa fund ty të dhuroj.»
(Shih edhe Gjoni 6:40; 11:11, 43; Jak. 4:14.)