Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 116

Drita shkëlqen gjithnjë e më shumë

Drita shkëlqen gjithnjë e më shumë

(Proverbat 4:18)

1. Mësuan për Krishtin profetët e lasht’.

Për shpresën e të gjith’ krijesës.

‘Do të vij’ Mesia’​—tha fryma e shenjt’.

Kjo udhën i hapi shpërblesës.

Tashmë erdhi koha. Mesia ësht’ Mbret.

Prania e tij duket qart’.

Çfar’ nderi që ësht’ të mësosh për këto,

ndalen të shohin dhe engjëjt lart.

(REFRENI)

Gjithnjë e më shum’ na ndrin shtegu,

agimi sjell dritën e plot’.

Shih ç’po na zbulon Perëndia!

Po na i ndriçon hapat sot.

2. Ushqimin në koh’ na jep skllavi besnik,

e zgjodhi atë Zotëria.

Gjithnjë e më shum’ e vërteta ndriçon.

Në zemër na prek njohuria.

Në shtegun e qart’ hapat hedhim pa frik’

dhe ecim në ditën që ndrin.

Ësht’ vet’ Jah burim i vërtet’ për gjithçka.

Mirënjohje tregojm’ se na prin.

(REFRENI)

Gjithnjë e më shum’ na ndrin shtegu,

agimi sjell dritën e plot’.

Shih ç’po na zbulon Perëndia!

Po na i ndriçon hapat sot.