Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 50

Modeli hyjnor i dashurisë

Modeli hyjnor i dashurisë

(1 Gjonit 4:19)

1. Modelin dha Jah, për sjelljen e dashur,

për të gjith’.

Po, të gjith’.

Kështu na drejton, të jemi të mençur,

dhe nuk dështojm’.

Jo, nuk dështojm’.

Pra, udhën e Jah pranojm’ pa ngurruar.

Ësht’ plot dashuri, ndaj jemi bashkuar.

Kushdo që e ndjek, ësht’ inkurajuar.

Ësht’ dashuri

udh’ e Perëndis’.

2. Kur sillem si Jah, mendoj për të tjerët,

dhe veproj.

Po, veproj.

Syçel’ do të jem, të jap ndihmën time

kur ka nevoj’,

kur ka nevoj’.

Kur dikush gabon, e fal, s’e kujtoj më.

Se Jah imitoj, inatin pas e lë.

Po, Jah pasqyroj, përpiqem në çdo gjë

me dashuri.

Po, me dashuri.

3. Se i dashur ësht’, prandaj i shërbejm’

Jah përgjithmon’.

Po, gjithmon’.

Me kënaqësi dëgjojm’ ne nga zemra.

Për të këndojm’,

për të këndojm’.

Pra, të predikojm’ për emrin që mban Jah,

që qart’ ta kuptojn’: kjo ësht’ e vërteta.

Shërbimi ndaj tij, për ne ësht’ vet’ jeta.

Ësht’ dashuri.

Po, ësht’ dashuri.