Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 73

Kini dashuri të zjarrtë nga zemra

Kini dashuri të zjarrtë nga zemra

(1 Pjetrit 1:22)

1. Dashuri nga zemra buron,

dhe ngrohtësin’ ajo e shton.

Me empati, inkurajon,

çdo motër dhe vëlla.

Do ta gjejm’ se si të tregojm’,

gjith’ dashurin’ që zotërojm’.

E bujarin’ ta praktikojm’.

Po imitojm’ vet’ Jah.

Të veprojm’ me dashuri,

hapur dorën mbajm’ për çdo njeri.

Le të shfaqim mirësi

e çdo rast të shfrytëzojm’.

Me respekt të japim nderim

dhe të tregojm’ interesim,

duke harruar çdo gabim.

Kur përher’ besnik qëndrojm’,

unitet do të gëzojm’.

2. Dashurin’ kush e shfaq me zell,

kurr’ nuk lejon të fyhet thell’.

Shum’ siguri ajo i sjell.

Vëllazërin’ beson.

Miqësi të ngusht’ kultivoj,

se cilësit’ i vlerësoj,

dhe shoqëri me ta gëzoj.

Kjo shum’ forc’ tek un’ shton.

Edhe pse çdo dit’ gaboj’,

e me fjal’ të tjerët ofendoj’,

dashuri do të tregoj’

për ata që Jah i do.

Mbetesh ti përher’ shok i mir’

kur lidhjet i ke përtërir’.

Qoft’ dashuria e dëlir’!

Pra, tregoje me këdo.

Jehovain imito!