Kënga 86
Gra besnike, motra të krishtere
1. Estera, Sara, Rutha dhe Maria.
Ishin besnike, të zonja këto gra.
Bën’ jet’ me përkushtim hyjnor siç tha Jah.
Ishin gra besnike, emrat ua dim’.
Dhe të tjera Jah ka miratuar.
Emrat s’jan’ të shkruar, por kishin shum’ besim.
2. Besnikëria, dashamirësia,
jan’ shum’ të vyera tër’ këto veti.
Në mendje i mbajm’ grat’ me shum’ cilësi.
Jan’ një shembull shum’ i mir’ për imitim.
Këto hapa ndiqini ju motra.
Ka shum’ vler’ shërbimi, ju sjell dhe shum’ gëzim.
3. Nëna dhe bija, gra, vejusha, motra.
Ju që ndihmoni me kaq dëshir’, ju lumt’!
Nënshtroheni ju me modesti të shumt’.
Frik’ mos kini, sepse Jah ju miraton.
Qofshi të patundura për krah’ Jah,
me vendosmëri ju, se çmimi po afron!
(Shih edhe Filip. 4:3; 1 Tim. 2:9, 10; 1 Pjet. 3:4, 5.)