Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 68

Lutja e të përvuajturit

Lutja e të përvuajturit

(Psalmi 4:1)

1. O Jehova, po të thërras,

përgjigjmu Perëndi!

Kam plag’ të thella që s’shërohen,

barr’, vështirësi.

Më ligështojn’ të zezat brenga,

zemra më rënkon.

O At’ i ngushëllimit,

vetëm ti po më kupton.

(REFRENI)

Të lutem ngrem’, forc’ më dhuro!

Kur kam dyshim, më siguro!

Në dëshpërim ty të thërras.

O Jehova, ty të përkas!

2. Me Fjalën tënde më miklon,

ësht’ streh’ kur s’kam fuqi.

Ajo shpreh ndjenjat e pathëna,

di se ç’kam në gji.

Forcom’ besimin,

që nga Fjala jote më buron.

Je më i madh se zemra ime,

që po më dënon.

(REFRENI)

Të lutem ngrem’, forc’ më dhuro!

Kur kam dyshim, më siguro!

Në dëshpërim ty të thërras.

O Jehova, ty të përkas!