Kënga 120
Bindu! Dëgjo! Merr bekim!
1. A do t’i bindemi Krishtit me vepra?
Ndriçojn’ mir’ udhën mësimet e tij.
Na bëjn’ të lumtur, ndaj le t’i zbatojm’, pra.
Për bindjen ton’ një bekim do të vij’.
(REFRENI)
‘Bindu! Dëgjo! Merr bekim!
Kryeje vullnetin Tim.
Të jesh i lumtur, të hysh në pushim.
Bindu! Dëgjo! Merr bekim!’
2. Si një shtëpi, udha jon’ na jep mbrojtje,
kur ka themelin në shkëmb, jo në rër’.
Kur ndjekim udhën e Krishtit pa ndrojtje,
themelin ton’ Jah mbi shkëmb do ta vër’.
(REFRENI)
‘Bindu! Dëgjo! Merr bekim!
Kryeje vullnetin Tim.
Të jesh i lumtur, të hysh në pushim.
Bindu! Dëgjo! Merr bekim!’
3. Si pema që rrënjët buz’ ujit i ka,
jep frytin kur e ka stinën e saj.
Shum’ bindje, si një fëmij’ i tregoj Jah,
më pas bekimet e tij do t’i mbaj.
(REFRENI)
‘Bindu! Dëgjo! Merr bekim!
Kryeje vullnetin Tim.
Të jesh i lumtur, të hysh në pushim.
Bindu! Dëgjo! Merr bekim!’
(Shih edhe Ligj. 28:2; Psal. 1:3; Prov. 10:22; Mat. 7:24-27.)